Connect with Us

Komisioneri publik kërkoi shkarkimin/ KPA jep vendimin për Xhezair Zaganjorin

Kronika

Komisioneri publik kërkoi shkarkimin/ KPA jep vendimin për Xhezair Zaganjorin

Publikuar

-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Sipas KPA-së, Zaganjori ka kryer deklarimtë pasaktë të pasurisë dhe se nuk ka burime të ligjshme për justifikimin e të ardhurave.

“Referuar deklaratës fillestare të 2013 dhe të vitit 2017, subjekti Xhezair Zaganjori është i pasaktë në deklarimin e sipërfaqeve, vlerës dhe burimit të këtyre pasurive të paluajtshme. Ai nuk arrin të justifikojë pasuritë. Për rrjedhojë ka kryer deklarim të pasaktë”, tha relatorja e seancës Albana Shtylla.

Pasuria si shtëpia, një dyqan, garazhi dhe një bibliotekë ishin gjetur me probleme nga verifikimi i Komisionerit Publik.

Ndërsa vetë Zaganjori, që në këtë seancë të Kolegjit të Apelit nuk ishte i pranishëm, është mbrojtur më herët duke thënë se ajo ishte pronë e bashkëshortes, ndërtuar në 1997 kjo e dokumentuar edhe me foto gjatë ndërtimit e banimit ndër vite aty.

Në seancën e zhvilluar në KPA, Zaganjori nuk ishte i pranishëm.

Kujtojmë këtu se ishte Komisioneri Publik, që ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi në detyrë, duke kërkuar shkarkimin e Xhezair Zaganjorit. Komisioneri Florian Ballhysa është shprehur më herët se Zaganjori nuk justifikon pasurinë, ndërsa vetë Zaganjori edhe pse jo i pranishëm sot në seancë, më herët ka hedhur poshtë pretendimin duke kërkuar konfirmimin në detyrë./ CNA.al

“Supermeni” i Gjykatës së Lartë në luks/ Zbardhen milionat e Xhezair Zaganjorit

Tmerri i gjyqtarëve dhe prokurorëve/ Ish këshilltari i Xhafajt kërkon “kokën” e Xhezair Zaganjorit

KPA vihet në lëvizje për rastin e Zaganjorit/ Kush vendos për fatin e kreut të Gjykatës së Lartë

Skandali në Gjykatën e Lartë/ A është Xhezair Zaganjori në krye të drejtësisë së munguar

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sulmoi turistët/ Dëshmon Mihal Kokëdhima: E kam mik kryeministrin

Publikuar

-

Nga

Biznesmeni Mihal Kokëdhima ka dalë sot para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.

Në dëshminë e tij në Gjykatë ai ka thënë ndër të tjera se nuk ia ka dhunuar turistët si dhe ka  komentuar hedhjen në kroskot.

“Ata ikën pa paguar. Doja t’u merrja lekët e mia, por më tërhoqën zvarrë. Ata nisën makinën dhe për pak më shtypën… U hodha në kroskot se ata nisën të më shtypnim makinën… U mundova t’i ndaloja…Nuk i kam prekur turistët”. Kështu është shprehur Kokëdhima, sot në Gjykatë.

Pas dhënies së dëshmisë, Gjykata ka vendosur masëm “arrest me burg” për Kokëdhimën.

Paraprakisht, siç raporton Report tv, Kokëdhima ka pasur një bisedë me avokatët e tij para nisjes së seancës gjyqësore, ndërsa ishte ulur në vendin e të paditurit.

Avokatët Kujtim Cakrani dhe Erjon Vezimaj i kanë thënë se për rastin e tij ka folur dhe vetë kryeministri, por ndërkohë i qeshur Mihal Kokëdhima dëgjohet të thotë se kryeministrin e ka mik.

 Avokatët: Për ty ka folur vetë kryeministri

Mihal Kokëdhima: Si ka thënë?

Avokatët: Dhe po foli vet kryeministri…

Mihal Kokëdhima: E kam mik

Avokatët: Kryeministri është i gjithëfuqishëm dhe harron që korrupsioni i tij ka marrë dhenë në të gjithë botën/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vritet dhe hidhet në det/ Trupi i pajetë bie në rrjetat e peshkimit në Durrës

Publikuar

-

Nga

Një trup i dekompozuar ka rënë në rrjetën e një anije peshkimi, në Durrës.

Anija e peshkimit “Emiliano”, mësohet se ka konstatuar rreth 4 milje larg Durrësit kufomën në orët e para të mëngjesit.

Policia thotë se pas konstatimit, anija ka hedhur rrjetat dhe më pas ngjitjes në anije kanë vërjetur se ishet një trup njeriu i mbështjellë me letër natriban.

Sipas të dhënave paraprake, dyshimet janë se personi i gjetur mund të jetë vrarë dhe më pas është hedhur në det.

Policia po punon për identifikimin e viktimës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto-Përplasen tre makina në aksin Elbasan-Rrogozhinë/ Raportohet për të plagosur

Publikuar

-

Nga

Një aksidenti është regjistruar në aksin rrugor Elbasa Rrogozhinë. Tre automjete janë përplasur njëra me tjetrën, duke përfunduara të shkatërruara.

Njëri nga automjetet e përfshira në aksident është me targa italiane. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Vidhas.

Ndërkaq, raportohet se ka disa persona të dëmtuar.

Si pasojë e aksidentit, është rënduar trafiku nga Rrogozhin në drejtim të Elbasanit

Policia ka mbërritur në vendgnjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanve të aksidentit.

CNA.al po sjell foto nga vendi i aksidentit.

 

 

LEXO TE PLOTE