Connect with Us

Kandidat për SPAK/ KPK jep vendimin për prokurorin e Llallës

Politikë

Kandidat për SPAK/ KPK jep vendimin për prokurorin e Llallës

Publikuar

-

KPK ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Klodian Braho,i cili është edhe kandidat për të qenë pjesë e SPAK.

Braho është marrë me çështjen e hetimit të  ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ndërsa më herët  ka hetuar edhe ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohej për falsifikim të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm./CNA.al

Prokurori i Llallës në SPAK/ Si u pasurua Klodjan Braho në 9 vite?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Një këshillë për “timonierin”…

Publikuar

-

Nga

Meqë e ke shndërruar prej shumë kohësh në zakon që duhet t’i vësh patjetër notën opozitës dhe shtypit ndaj çdo gjëje, që thonë kundër qeverisë, bëje tamam punën, kur analizon debatin për korona virusin në Shqipëri.

Thuaj, fjala vjen, se qëndrimi i Lulzim Bashës për ketë temë ishte super korrekt dhe i paqortueshëm.

Ishte edhe politik, edhe i përgjegjshëm, edhe qytetar, sepse profesional nuk ka pse të jetë.
Dhe mbi të gjitha shumë larg atyre të nahisë tënde, që thonë se virusi nuk guxon të na afrohet nga masat e forta, që ka marrë qeveria jote, e as atyre të tjerëve, që kanë dalë ta presin me nderime dhe me buqeta me lule në të gjitha pikat kufitare, por ai nuk po ua dëgjon lutjet.

LEXO EDHE:  Akuza e fortë e Llallës/ Politika ndërhyn kur hetohen zyrtarët e lartë

LEXO EDHE:  E ofendoi në Komisionin e Sigurisë/ Braho kërkon përjashtimin e Nokës

Duhej ky reagimi yt për ta bërë më të plotë tabllonë e një vendi qesharak, që po prodhon më shumë polemika për korona virusin, se sa të gjitha vendet e prekura të marra së bashku, ndonëse për fat të mirë nuk kemi ende asnjë të infektuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“I dashur Tao Tao”/ Presidenca i përgjigjet Ballës: Po keqpërdorni ambasadorët

Publikuar

-

Nga

Presidenca i është përgjigjur kreut të grupit socialist, Taulant Balla teksa shprehet se ata po vazhdojnë t’i keqpërdorin ambasadorët dhe të fshehin të vërtetën e grushtit të shtetit.

Zëdhënësi i presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi ka ngritur një sërë pyetjesh ndërsa thekson se Meta i ka respektuar dhe i respekton denjësisht të gjithë ambasadorët që kanë integritet dhe përfaqësojnë me dinjitet vendet dhe organizatat e tyre

“I dashur Tao Tao,
Ti je shumë i zënë me punët e Kongresit që po afron dhe s’ke patur kohë të lexosh deklaratat e shoqes Etilda dhe shoqes Spiropali, pas miratimit të ligjit anti-kushtetues të betimit të gjyqtarëve buzë Lanës, me pretendimin absurd se kanë marrë miratimin e SHBA/BE.
Ju po vazhdoni t’i keqpërdorni ambasadorët dhe të fshihni të vërtetën e grushtit të shtetit.
Si mund të thonë ambasadorët të shkelet Kushtetuta?!
Ju e shkelni e thoni na thanë ambasadat!
Si mund të thonë ambasadorët që të vidhet anëtari i Gjykatës Kushtetuese?!
Ju e vidhni dhe thoni na thanë ambasadorët!
Si mund të thonë ambasadorët falsifikoni në dobi të kapjes së shtetit, siç u kap në flagrancë shoqja Etilda?!
Ju i falsifikoni dhe thoni na thanë ambasadorët!
Presidenti Meta i ka respektuar dhe i respekton denjësisht të gjithë ambasadorët që kanë integritet dhe përfaqësojnë me dinjitet vendet dhe organizatat e tyre, si dhe vlerat e liritë demokratike.
Presidenti Meta në veprimet e tij institucionale kurrë nuk keqpërdor asnjë ambasador dhe diplomat të huaj, por i referohet vetëm Kushtetutës, si ligjit më suprem në Republikën e Shqipërisë. Ndryshimet e fundit kushtetuese janë miratuar me 140 vota sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe mbështetjen e SHBA/BE.
Ja provat e fundit si i shpërdoroni ju me pacipësi partnerët tanë të nderuar”, shkruan Blushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali-Kandidati në shkelje të ligjit/ Zbulohet CV-ja e “99-shit” që kërkon të drejtojë AMA-n

Publikuar

-

Nga

Gara për kreun e AMA-s po nxjerr në dritë fakte shumë interesante. Kandidati më i përfolur për të marrë drejtimin e këtij institucioni është Maklen Misha. Shumë pak e dinë që ky në fakt është kandidati kryesor për të zënë vendin e babait Pirro Misha, një ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, një akuzë kjo e bërë publike prej kohësh, por e pamohuar prej tij.

Pirro Misha bëhet drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe pozicionin në AMA ia trashëgon të birit.

Sot po sjellim të plotë CV-në e dorëzuar nga vetë Maklen Misha në Kuvendin e  Republikës së Shqipçrisë. Siç edhe e ka pohuar vetë, Makleni është një figurë e “përlyer” qartë politikisht. Në CV e tij bie në sy fakti që ai është hartues i  programit të punësimit të Partisë Socialiste.

Maklen Misha, deklaron se është bashkëthemelues dhe anëtar i bordit drejtues të lëvizjes G99, duke e shkelur haptazi ligjin për mediat, që përjashton nga gara anëtarët e partive politike dhe shoqatave politike.

Karrierën politike Misha më pas e ka vazhduar si këshilltar i Niko Peleshit, Erion Veliajt dhe së fundmi i Olta Xhaçkës.

LEXO EDHE:  Karriera e gjyqtarit në pikëpyetje/ Pasuria “fundos” Ilir Mustafajn?

LEXO EDHE:  Pesë shtëpi dhe dy makina/ Suela Zhegu e akuzuar për grabitje dhe mashtrim

Për të gjithë ata që nuk e dinë, Ligji për median Audiovizive është një nga ligjet më të debatuara gjatë hartimit të tij, një ligj që ka zgjatur me vite të tëra për tu miratuar dhe që ka pasur një konsulencë të gjerë ndërkombëtare. Ky ligj është vlerësuar si një nga ligjet më të mira dhe që siguron paprekshmërinë e institucionit që rregullon dhe monitoron veprimtarinë e medias në vendin tonë.

Jo më kot ky ligj në nenin 7 të tij e ndalon në mënyrë kategorike që një person i pozicionuar politikisht të kandidojë apo bëhet pjesë e bordit drejtues të këtij institucioni. Pra, të mos qënit anëtar i një partie politike, është kusht vendimtar në këtë ligj. Mesa duket kjo nuk ka rëndësi për shumicën e vetme në Kuvend, pasi jo vetëm kandidati favorit është njeri tërësisht politik, por edhe garuesit e tjerë, shokë dhe miq të kandidatit, janë gjithashtu njerëz që kanë mbajtur dhe ushtruar detyra dhe funksione politike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE