Connect with Us

Horoskopi i ditës, 26 korrik 2019

Sociale

Horoskopi i ditës, 26 korrik 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Jeta juaj sentimentale ka rrezik te jete e trazuar dhe e tensionuar sot. Për shumë gjera do debatoni ashpër me partnerin dhe nuk do e ulni hundës asnjë çast. Për beqaret do jete një nga ditët me te bukura. Ata do takojnë persona me shume vlera qe nuk duhet t’i humbin. Me shpenzimet mos e teproni asnjë moment edhe sikur gjendja te jete e kënaqshme. Shmangni problemet.

DEMI 21. prill – 21. maj

Mjedisi yjor do provokoje ngjarje shume te rëndësishme ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do ndiheni përherë te lumtur e te bekuar qe keni dike si partneri ne krah. Beqaret mund te kenë takime te papritura, por qe do ua mbushin zemrën me gëzim. Sektori i financave do jete goxha i qete. Po ditët ta menaxhoni siç duket atë situata nesër do jete shume me e mire.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Plutoni do ketë ndikimin me te madh tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite. Ai do e ngrohe atmosferën, do nxite pasionin dhe do i mbaje larg problemet. Beqaret do gjenden ne situata konfuze dhe do e kenë te vështirë te bëjnë një zgjedhje te shpejte. Ne fakt me mire te mos nxitohen sepse mund te gabojnë. Ne planin financiar ka ardhur koha te merrni masa sa me strikte.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Ka mundësi qe sot te ndërtoni një mur ndarës me partnerin tuaj dhe komunikimi thuajse do mungoje. Për fat te keq asgjë nuk do jete ashtu si do e kishit dëshiruar. Beqaret mund te kenë dashuri me shikim te pare ne ato momente ku nuk do e kenë fare mendjen. Sektori i financave do jete mjaft pozitiv dhe mund t’i kryeni pa frike shpenzimet me te nevojshme.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Fale mjedisit shume te favorshëm yjor, jeta juaj ne çift do jete e bukur. Do jeni te dy palët ne humor te mire dhe do ndiheni gati për çdo lloj çmendurie. Beqaret nuk do e kenë aspak te vështirë te tërheqin pas vetes personin qe pëlqejnë. Ne pune mos e humbisni toruan për ndonjë problem te vogël qe do ju dale, por mundohuni te bëni një menaxhim te mire dhe te merrni masa me strikte.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj ne çift do jete goxha e ekuilibruar sot. Do keni një marrëdhënie te shkëlqyer me partnerin dhe nuk do debatoni për asgjë me njeri-tjetrin. Beqaret gjithashtu do i japin prioritet jetës sentimentale dhe do bëjnë te pamundurën te fillojnë një lidhje. Me shpenzimet duhet te jeni ekstremisht te matur ne mënyrë qe te mos keni vështirësi as nesër. Mbroni veten!

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Sot do futeni ne një periudhe shume ndryshe te jetës tuaj ne çift. Do jeni me te çliruar kur te flisni me partnerin dhe do i merrni gjerat me seriozisht. Te dy palët do jeni me te pjekur ne ato qe do thoni. Beqaret do kenë përshtypjen sikur janë shume joshës dhe do bëhen mendjemëdhenj. Gjendja e financave nuk do jete si duhet kështu qe mire është te tregoheni sa me te kujdesshëm.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Gjate kësaj dite do jeni te paqëndrueshëm ne mendime dhe mund te futeni edhe ne debate me partnerin tuaj. Gjerat për fat te keq nuk do jene aq te bukura sa i kishit menduar. Beqaret do e largojnë turpin dhe do dine si ta joshin atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar do jeni edhe me te kujdesshëm dhe nuk do kryeni shpenzime te mëdha. Duke mbrojtur te tashmen do siguroni te ardhmen.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Ambienti yjor do jete mjaft i favorshëm për te dashuruarit. Çiftet do kenë një marrëdhënie te shkëlqyer dhe do përjetojnë emocione ne çdo çast. Beqaret edhe sikur te duan nuk do ju shpëtojnë dot shigjetave te Kupidit. Çdo gjë për ta ka për te qene me ndryshe. Shpenzimet mundohuni t’i kufizoni sa me shume ne mënyrë qe gjendja financiare te mbetet e qëndrueshme.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Jeta sentimentale do jete ajo qe do ju marre me shume kohe sot. Do bëni te pamundurën për ta përmirësuar marrëdhënien me partnerin e për te zgjidhur njëherë e mire disa pengje qe keni pasur. Beqaret do realizojnë disa takime, por nuk do kenë shume dëshirë te fillojnë marrëdhënie serioze. Në planin financiar, por u treguat të kujdesshëm me shpenzimet nuk do keni asnjë lloj problemi.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Nëse keni një lidhje mire është te mos ëndërroni shume sot. Sa me realiste te tregoheni aq me te fituar keni për te qene. Për beqaret ka mundësi qe një miqësi prej shume vitesh te kthehet ne një dashuri te madhe e pasiononte. Plutoni do jete planeti qe do kujdeset me shume për sektorin e financave. Ai do ju nxite te jeni edhe me te logjikshëm dhe te përmbajtur me shpenzimet.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Mjedisi yjor rezervon një marrëdhënie te kënaqshme sot. Ju dhe partneri do jeni mjaft bashkëpunues me njeri-tjetrin kështu qe nuk do lindin as debate. Beqaret do kenë disa takime, por mire është te reflektojnë disa here para se te hedhin hapa. Ne planin financiar kësaj here suksesi është i garantuar. Do jeni ne gjendje te bëni edhe investime për qejf.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rrugët që lidhin Shqipërinë me Italinë/ Qytetarët të pasigurt nëse virusi depërton në vend

Publikuar

-

Nga

Shqipëria ndjek me frikë atë që po ndodh në Itali ndërkohë që vendi luhatet midis mosbesimit se virusi nuk ka mbërritur dhe garancive të autoriteteve shëndetësore se gjithçka është nën kontroll. Ditën e djeshme coronavirusi  Covid-19 ishte tema qendrore e çdo bisede në Shqipëri. Qytetarët ndjehen të frikësuar se epidemia, e cila tashmë ka marrë një numër viktimash në vendin fqinj mund të depërtojë në Shqipëri.

Në treg raportohet për mungesën e maskave mbrojtëse dhe dizinfektantëve, por nuk ka asnjë reagim zyrtar për gjendjen e këtyre produkteve farmaceutike që do të ishin të nevojshëm në rast të shpërthimit të epidemisë edhe në Shqipëri.

Zyrtarisht, vendi ynë konsiderohet me risk të ulët për prekjen nga virusi. Të paktën një person u mor në pyetje nga policia ditën e djeshme në Tiranë për shkak të përhapjes së njoftimeve me përmbajtje të pavërtetë. Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk e mohoi dje se të paktën 8 persona janë dyshuar në Shqipëri si të infektuar me virusin korona, por pas testimeve të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik kanë rezultuar negativë.

Institucionet shqiptare kanë ftuar qytetarët të mos përhapin panik, pasi situata sipas tyre, është nën kontroll të plotë. Pas një vëzhgimi të kryer dje në Portin e Durrësit, udhëtarët që vijnë nga Italia në Shqipëri u shprehën për Euronews Albania se jo të gjithë i janë nënshtruar kontrolleve.

Linjat që lidhin Shqipërinë me Italinë

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 1 shkurt 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 25 shkurt 2018

Sipas Euronews, nga Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë, raportohet se vetëm ditën e djeshme janë ulur rreth 15 avionë që fluturonin nga Italia. Pasagjerë të shumtë mbërrijnë në Shqipëri çdo ditë nga destinacione si Milano, Firence, Venecia, Verona, Roma, Bolonja, Bergamo, Rimini, Bari, dhe Xhenova qytete të cilat kanë lidhje direkte me Tiranën me linja fluturimi.

Ndërkaq shqetësimi qëndron në faktin se në shumë prej destinacioneve të sipërpërmendura numërohen persona të infektuar nga coronavirus. Shqetësimi mbetet i njëjtë edhe në lidhje me linjat detare, ku numërohen dy tragete nga Bari dhe një nga Ankona, të cilët zbarkojnë drejt Portit të Durrësit, dhe një tjetër linjë nga Brindisi drejt Vlorës.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Abuzimi me çmimet e maskave dhe dezinfektuesve/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për abuzimet me çmimet për maskat dhe produktet e tjera që shërbejnë për parandalimin e simptomave të gripit.

Hetimet nisën pas informacioneve në media dhe shqetësimit të qytetarëve për rritjen e çmimeve.
Alarmi i koronavirusit rriti ndjeshëm kërkesat për maska dhe produkte të tjera që parandalojnë simptomat e gripit.

Koronavirusi ka përhapur panik te qytetarët dhe në të gjithë farmacitë e qyteteve vihen re mungesa e maskave dhe të dezinfektantëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kaos te ADISA/ Bllokohet sistemi, qytetarët presin në radhë

Publikuar

-

Nga

Kaos e njerëz në radhë, është kjo situata mëngjesin e sotëm në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara, (ADISA), në Tiranë. Sipas BW, prej mëngjesit të sotëm qytetarët nuk po marrin dot shërbimet e kërkuara pranë këtij institucioni.

Po sipas të njëjtave burime mësohet se shkak i radhës është bërë bllokimi i sistemit, i cili mëngjesin e sotëm ka qenë në kolaps.

Banorët të cilët vijojnë të presin në radhë, thonë se nuk e kanë një përgjigje se edhe për sa do të vijojë kjo situatë, dhe se kur mund të kryhet rikuperimi i sistemit.

LEXO TE PLOTE