Connect with Us

Avokati denoncon skandalin/ Rama grabit dyqanet, të ndërtojë pallat për oligarkët

Politikë

Avokati denoncon skandalin/ Rama grabit dyqanet, të ndërtojë pallat për oligarkët

Publikuar

-

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me përplasjet te Prefektura e Tiranës, ku janë bllokuar katër dyqane.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se “Në rrugën e Kavajës Rama po grabit 4 dyqane pa asnjë copë shkresë se do të ndërtojë pallat për oligarkët”.

Sipas tij, policia refuzon të japë çdo lloj përgjigje ndaj kërkesës sonë për të na vënë në dispozicion ndonjë shkresë bllokimi, urdhër ekzekutimi apo sekuestrimi!

“Mos harroni! Një një javë po ndodh gjithçka: TEATRI, Unaza e Re, Kopshti Botanik, Rruga 300 milionëshe e Balldrenit dhe këto dyqane private që po grabiten! Po mbushin valixhet! Pronarët depozituan denoncimin në polici ndërsa ne po bëjmë gati kallzimin në Prokurori për këtë grabitje!!!”-përfundon postimin e tij Altin Goxhaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zbulohet CV-ja e kandidatit favorit për kreun e AMA-s

Publikuar

-

Nga

Gara për kreun e AMA-s po nxjerr në dritë fakte shumë interesante. Kandidati më i përfolur për të marrë drejtimin e këtij institucioni është Maklen Misha. Shumë pak e dinë që ky në fakt është kandidati kryesor për të zënë vendin e babait Pirro Misha, një ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, një akuzë kjo e bërë publike prej kohësh, por e pamohuar prej tij.

Pirro Misha bëhet drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe pozicionin në AMA ia trashëgon të birit.

Sot po sjellim të plotë CV-në e dorëzuar nga vetë Maklen Misha në Kuvendin e  Republikës së Shqipçrisë. Siç edhe e ka pohuar vetë, Makleni është një figurë e “përlyer” qartë politikisht. Në CV e tij bie në sy fakti që ai është hartues i  programit të punësimit të Partisë Socialiste.

Maklen Misha, deklaron se është bashkëthemelues dhe anëtar i bordit drejtues të lëvizjes G99, duke e shkelur haptazi ligjin për mediat, që përjashton nga gara anëtarët e partive politike dhe shoqatave politike.

Karrierën politike Misha më pas e ka vazhduar si këshilltar i Niko Peleshit, Erion Veliajt dhe së fundmi i Olta Xhaçkës.

LEXO EDHE:  Shqipëria nën ujë/ Rama dhe Basha fluturojnë drejt Brukselit

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri “zbarkon” në Kuvend/ Spaho bën deklaratën e fortë

Për të gjithë ata që nuk e dinë, Ligji për median Audiovizive është një nga ligjet më të debatuara gjatë hartimit të tij, një ligj që ka zgjatur me vite të tëra për tu miratuar dhe që ka pasur një konsulencë të gjerë ndërkombëtare. Ky ligj është vlerësuar si një nga ligjet më të mira dhe që siguron paprekshmërinë e institucionit që rregullon dhe monitoron veprimtarinë e medias në vendin tonë.

Jo më kot ky ligj në nenin 7 të tij e ndalon në mënyrë kategorike që një person i pozicionuar politikisht të kandidojë apo bëhet pjesë e bordit drejtues të këtij institucioni. Pra, të mos qënit anëtar i një partie politike, është kusht vendimtar në këtë ligj. Mesa duket kjo nuk ka rëndësi për shumicën e vetme në Kuvend, pasi jo vetëm kandidati favorit është njeri tërësisht politik, por edhe garuesit e tjerë, shokë dhe miq të kandidatit, janë gjithashtu njerëz që kanë mbajtur dhe ushtruar detyra dhe funksione politike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Koronavirusi nuk luftohet me politike”/PD i përgjigjet Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij, kërkon të fshihet mbas depolitizimt.

Sipas Shehut, kryeministri duhet ta dije se lufta ndaj Koronavirusit, veçanërisht përballja me epidemitë, kufizimi i tyre, lufta me komplikacionet e tyre, është sfida më e vështirë për çdo sistem shëndetësor.

“Kjo është një provë e madhe e gadishmërisë e eficiencës së tij, gjë që realizohet jo me fjalë, por me Politika të qarta Shëndetësore afat gjatë e afat mesëm, strategji, financime adeguate, personel e teknologji të mjaftueshme etj. Kryeministri sot duke tentuar “të largojë” sistemin tonë shëndetësor nga Politikat Shëndetësore, kërkon në fakt të çfajësosë atë e qeverinë e tij, të largojë përgjegjësitë e tyre ndaj gjendjes shumë të rëndë të sistemit tonë shëndetësor, nen finacimit “afrikan” të tij, me mjeket si “specie në zhdukje”, numrin e shtretërve më të ulët në Europë etj etj, duke bërë që sistemi ynë Shëndetësor të klasifikohet i fundit në Kontinent për “Kujdesin ndaj Pacientit”, shkruan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Frika nga koronavirusi anullon kongresin e PS?/ Balla shuan kureshtjen

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar sot se socialistët nuk do të tërhiqen nga mbajtja e Kongresit në datën 29 shkurt, pavarësisht situatës së frikës nga koronavirusi.

“Nuk ka vend për panik. Kongresi i PS do zhvillohet normalisht pa asnjë ndryshim të axhendës ditore. Kongresi do mbahet në një ambient të mbyllur siç është Pallati i Kongreseve. Çdo njeri duhet të ndjekë protokollin e masave parandaluese. Por, ritheksoj se nuk ka vend për panik sa kohë konfirmohet qartë se Shqipëria nuk është e prekur”-tha Balla.

LEXO TE PLOTE