Connect with Us

Aksioni i befasishëm në Tiranë/ Arrestohen pesë persona

Kronika

Aksioni i befasishëm në Tiranë/ Arrestohen pesë persona

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka kryer një sërë kontrollesh të befasishme sot në kryeqytet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Nga ky aksion u arrestuan pesë persona, mes të cilëve një 36-vjeçar, i cili dyshohet të ketë lidhje me shpërthimin e transformatorit elektrik ditën e djeshme, në të cilën mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave në kërkim dhe atyre për vepra të ndryshme penale.

Kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që kryejnë vjedhje apo vepra të tjera penale.

Gjatë kontrolleve të kryera dhe nga informacione të siguruara nga ana e Seksionit të Kërkimit dhe Operacioneve Speciale në rrugë operative, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim S. D., banues në Tiranë, për veprat penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar për të urdhër ndalimi, sepse ky shtetas ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë të caktuar me shërbim, gjatë protestës së banorëve në zonën e Astirit.

Bie në prangat e punonjësve të Komisariatit nr. 5 për veprat penale: “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi I. Gj.,34 vjeç banues në Kamzë, pasi më datë 05.07.2019 së bashku me 3 persona të tjerë ka kundërshtuar dhe goditur dy punonjës Policie, të cilët po kryenin shërbimin në një nga zonat  e Bathores. Punonjësit e policisë kishin shkuar për të mbyllur lokalin për shkak të orës së vonë, por ky person së bashku me 3 të tjerë tashmë të arrestuar kanë goditur dhe penguar punonjësit e policisë të kryenin detyrën.

LEXO EDHE:  Entuziasmohet Salianji/ "Policët po inkurajojnë protestuesit"

Nga shërbimet e Komisariatit nr. 6 arrestua në flagrancë shtetasi R. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme në firmën ku ky shtetas ishte punonjës, si pasojë e shpërthimit të një transformatori elektrik gjeti vdekjen person dhe u plagosën dhe dy të tjerë.

Në vijim të goditjes së paligjshmërisë, u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3, për veprën penale “Mashtrimi” shtetasi J. B., 42 vjeç banues në Tiranë, pasi ky shtetas kishte përvetësuar me anë të mashtrimit një sasi parash nga një person tjetër.

-Nga ana e Patrullave të Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi maqedonas T. S.,48 vjeç, për veprën penale “ Vjedhja” e mbetur në tentativë, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga menaxheri i një qendre tregtare ku ky shtetas ka tentuar të vjedhë veshje të ndryshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Gjyqi për Saimir Tahirin/ Caktohet data e seancës së parë në Gjykatën e Apelit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 12 mars për zhvillimin e seancës së parë të dosjes ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Në orën 09:30 të 12 marsit, Tahiri pritet të përballet me trupën gjykuese të Apelit të përbërë nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Në shkallën e parë ish-ministri u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg për “shpërdorim të detyrës”, por dënimi u zëvendësua me lënien e tij në shërbim prove për 3 vjet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Ishin kthyer në tmerrin e bizneseve/ Prangosen hajdutët e kasafortave në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Poliklinika”, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e vjedhjes së kasafortave në biznese.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 3 persona të dyshuar për një sërë vjedhjesh të kasafortave në biznese, në disa qarqe.

Uniformat blu bëjnë të ditur se është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 24 shkurt, ku u vodh një kasafortë me një shumë parash, në një poliklinikë.

Mbi bazën e provave të siguruara, u organizua, zhvillua dhe finalizua operacioni policor “Poliklinika”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim, i shtetasve: E. M., 33 vjeç, F. Sh. alias F. L., 37 vjeç dhe E. Ç. alias E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë (F. L. dhe E. Ç., me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe vjedhjes me armë)

LEXO EDHE:  Lihet i lirë Sahit Dollapi/ Policia largohet nga spitali

LEXO EDHE:  Aksident në Tiranë/ Makina përplas keq këmbësorin

Arrestimi i tyre u bë pasi, po sot rreth orës 04:05 të mëngjesit, në vendin e quajtur Rruga e Kavajës, në ambientet e Poliklinikës “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, kanë vjedhur një kasafortë në të cilin ndodhej vlera monetare rreth 13 milion lekë të vjetra

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë

-Një automjet Mercedes Benz, me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet, 1 DVR, një shumë parash, 1 kasafortë dhe 4 telefona celular

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të vjedhjes së një klinike mjekësore në Rrugën e Dibrës, ngjarje e datës 20.01.2020, ku gjatë orëve të para të mëngjesit kanë vjedhur një shum parash./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me heroinë dhe kokainë në Selanik/ Arrestohet 28 vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

Dy të rinj, një shqiptar dhe një grek jan arrestuar pasditen e djeshme në Selanik pasi u kapën me 13 kilogram heroinë dhe 879 gram kokainë.

Sipas mediave greke shqiptari 28- vjeçar ishte ‘shefi’ kurse 19- vjeçari grek ishte vartësi i cili kryente shpërndarjen e drogës.

Raportohet se të rinjtë u arrestuan pasditen e djeshme në një stacion treni./CNA.al

LEXO TE PLOTE