LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident tragjik/ Humbin jetën tre persona

26 Korrik 2019, 18:06, Kronika CNA
Aksident tragjik/ Humbin jetën tre persona

Tre persona kanë humbur jetë dhe të katër të tjerë janë plagosur rëndë  si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur këtë të premte në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Lirije Podrimaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se viktimat janë dy meshkuj dhe një grua.

?Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore?,  u shpreh Podrimaj.

Më vonë është konfirmuar vdekja e personit të tretë.

Sipas zëdhënëses Podrimaj, informacionet e para kanë treguar se aksidenti i ndodhur në mes të dy automjeteve udhëtarësh ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pasigurt.

Pas lajmit për viktimat ka reaguar kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të shtojnë kujdesin në trafik./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga