LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtari i OSBE-së i përgjigjet AMT/ “Palët të presin vendimin e Gjykatës së Lartë”

25 Korrik 2019, 16:51, Politikë CNA
Zyrtari i OSBE-së i përgjigjet AMT/ “Palët të presin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i dërgoi sot një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, ku i kërkonin këtij të fundit që në takimet që po zhvillon në Tiranë të ketë vend edhe për një takim me ta.

Përgjigjia e zyrtarit të OSBE nuk ka vonuar.

Përmes një tjetër letre, Greminger deklaron se nisur nga zhvillimet e djeshme me lëvizjen e Metës ?për një ligj të posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës së Lartë para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje.?

Ndër të tjera në letrën e tij, zyrtari i OSBE-së shpreh keqardhjen për mosprezencën në takim për shkak të një agjende të ngjeshur.

Letra e Plotë:

Të nderuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit,

Kam marrë me kënaqësi ftesën tuaj, pasi ajo tregon konsideratë për Organizatën që unë përfaqësoj. Megjithatë, për fat të keq, për shkak të një vizite të shkurtër dhe një axhende të ngushtë, nuk isha në gjendje t?i përgjigjesha pozitivisht.

Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, përkatësisht Presidentin e Republikës, duke paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjin e posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës së Lartë para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje.

Përshëndetje më të përzemërta,

Thomas Greminger./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga