Connect with Us

U kapën me drogë në makinë/ Prangosen katër të rinjtë

Kronika

U kapën me drogë në makinë/ Prangosen katër të rinjtë

Publikuar

-

Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Pogradec, pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ata udhëtonin, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar canabis sativa.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit:

LEXO EDHE:  Video- “Blici Rrugor”/Policia “paralizon” rrugët e vendit, ja ndëshkimet

A.T, 21 vjeç, banues në Pajovë, Peqin

E.H, 22 vjeç, banues në Kamenicë, Korçë

F.D, 29 vjeç, banues në Elbasan

P.Ç, 22  vjeç, banues në Korçë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Digjet gjatë natës makina e vëllait të Eljon Hysës/ Në 2018 u gjet i vrarë dhe i groposur në Nikël

Publikuar

-

Nga

Gjatë natës së kaluar është djegur një automjet tip “Volksëagen” në Krujë, në pronësi të shtetasit S.H.

Mësohet se makina e djegur është e vëllait të Eljon Hysës nga Gjormi, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Nikës me 14 korrik të vitit 2018. Bëhet me dije se makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës të motrës së tij ku Hysa kishte shkuar për darkë.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit, 6 persona dhe janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash

LEXO EDHE:  Arrestohen pesë persona në Pogradec dhe Korçë/ Policia jep detaje

LEXO EDHE:  Konfirmohen 4 raste të reja me Covid-19 në Pogradec

‘Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit S. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash. Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.’– njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar me 5 vite burg/ Arrestohet në Tiranë shtetasi italian

Publikuar

-

Nga

Po transportonin drogë për në Korçë/ Arrestohen dy "të fortët" nga Fieri

Vijon puna nga strukturat policore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili dyshohej se fshihej në Tiranë, Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, në Tiranë, Fast Albania kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian Luigi Colosso, banues në Cosenza, Itali, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali.

Gjykata e Apelit në Trieste, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

LEXO EDHE:  Nga Hamza Hatika/ Më mirë një Qeveri e droguar apo një opozitë e droguar…?!

LEXO EDHE:  Video- “Blici Rrugor”/Policia “paralizon” rrugët e vendit, ja ndëshkimet

Ky shtetas dyshohet se në Tavagnacco, Itali, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në cilësinë e administratorit të shoqërie sh.p.k, ka deklaruar falimentimin duke keqpërdorur dhe fshehur shuma të mëdha në euro.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, po vijon proceduarat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Elbasan/ Makina humb kontrollin, përplaset me mbrojtësen e rrugës

Publikuar

-

Nga

Aksident në Elbasan/ Makina humb kontrollin, përplaset me mbrojtësen e rrugës

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Mësohet se një mjet “security” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtësen e rrugës në aksin Elbasan-Peqin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhas dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti./CNA.al

LEXO TE PLOTE