LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tregtonin produkte të skaduara/ AKU gjobit dhe mbyll tre biznese

25 Korrik 2019, 13:56, Aktualitet CNA
Tregtonin produkte të skaduara/ AKU gjobit dhe mbyll tre biznese

AKU ka gjobitur me 900 mijë lek të rinj tre subjekte në Korçë, Fier dhe Shkodër si dhe ka bllokuar dy prej tyre, për shkak se u konstatua mungesë e kushteve higjeno-sanitare dhe produkte me afat përdorimi të kaluar.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin ?Idval Gjoza? me aktivitet ?Njesi prodhimi dhe tregtimi ëmbëlsirash?, Bilisht, Korçë u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshatshme higjeno-sanitare, (në ambientin e prodhimit kishte prani të papastërtive si dhe prezencë ndryshku tek mjetet e punës të cilat ishin dhe tejet të amortizuara).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

-Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

-U bë bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit deri në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin ?Luiza Llanaj? me aktivitet ?Minimarket? Fier u konstatua se subjekti tregtonte produkte të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit (karamele, çokollata, amita, biskota, kikirika, oriz, pije freskues etj).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

-Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,

-U bë bllokimi i produkteve të konstatuara të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin ?Selim Cocaj? me aktivitet ?Prodhim produktesh me bazë brumi? Velipojë, Shkodër u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (tualeti kishte dalje të drejtëpërdrejtë në ambjentet e prodhimit, mungonte analiza e ujit, muret kishin prani myku dhe mjetet e punës kishin prezencë ndryshku)

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

-Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

-U bë bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit deri në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare.

AKU vijon punën e pandërprerë në të gjithë vendin, duke kontrolluar zbatimin e kërkesave ligjore nga ana e operatorëve të biznesit ushqimor për të garantuar në këtë mënyrë konsumatorët për sigurinë e produkteve që konsumojnë si dhe për të vijuar mbarëvajtjen e sezonit turistik veror./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga