LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthimi i transformatorit/ Policia nxjerr detaje të reja

25 Korrik 2019, 10:48, Kronika CNA
Shpërthimi i transformatorit/ Policia nxjerr detaje të reja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës ku një transformator i tensionit të lartë ka shpërthyer.

Policia raporton se janë plagosur tre persona, njëri prej të cilëve është në gjende shumë të rëndë.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 12.00, në autostradën Tiranë ? Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndie elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga