Connect with Us

Sherr mes shqiptarëve në Finlandë/ Plagosen tre persona

Bota

Sherr mes shqiptarëve në Finlandë/ Plagosen tre persona

Publikuar

-

Tre shqiptarë kanë mbetur të plagosur në Finlandë pas një sherri.

Autori i ngjarjes është një biznesmen 32-vjeçar nga Kosova,i cili jeton dhe ushtron aktivitetin e tij në Finlandë,  në zonën e Hietalahdenkatu pranë Helsinkit.

Policia finlandeze ka bërë me dije se ka arrestuar autorin dhe se ditën e nesërme ky i fundit pritet të dalë para Gjykatës së Helsinkit.

Ende nuk janë mësuar detaje për shkaqet e sherrit dhe të plagosjes, por raportohet se personat e plagosur nuk janë  punëtorë të firmës së biznesmenit.

Sipas mediave finlandeze, biznesmeni shqiptar kishte themeluar një kompani ndërtimi përpara pesë vjetësh në Helsinki.

LEXO EDHE:  Rezultatet e sondazhit/ Nëse bëhen zgjedhjet sot, ja kë votojnë shqiptarët

Kompania e biznesmenit kosovar, nënkontrakton kompani të ndërtimit finlandeze dhe ka një kapacitet me rreth  30 punëtorë. Mes tyre ka shqiptarë, hungarezë dhe rumunë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Pas Italisë, shënohet rasti i parë me koronavirus në Kroaci

Publikuar

-

Nga

Pas përhpajes së koronavirusit në Itali, edhe Kroacia ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus.

Sipas mediave vendase mësohet se rastin e ka pranuar kryeministri Anderj Plenkoviç.

Mësohet se bëhet fjalë është një djalë i ri në Zagreb i cili është i shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive “Dr. Fran Mihaljeviq” në Zagreb.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të hënën se bota duhet të bëjë më shumë për t’u përgatitur për pandemi të mundshme.

LEXO EDHE:  Pas Elbasanit dhe Vlorës policia mësyn Fierin/ Policia sekuestron 16 makina dhe arreston 2 persona

LEXO EDHE:  Plagoset 23 vjeçari me armë zjarri, pas një sherri në rrjetet sociale

OBSH-ja ka thënë se është ende herët që shpërthimi i koronavirusit të trajtohet si pandemi, por, sipas saj, vendet “duhet të jenë në fazën e përgatitjeve”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ndahet nga jeta ish presidenti egjiptian, Hosni Mubarak

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta ish presidenti egjiptian Hosni Mubarak, i cili sundoi vendin e Afrikës së Veriut për 30 vjet.

Hosni Mubarak ka ndwrruar jetw nw moshwn 91 vjeccare, vetëm disa ditë pasi dy djemtë e tij u liruan nga tregtia e paligjshme e aksioneve gjatë shitjes së një banke katër vjet para kryengritjes së 2011 që i dha fund sundimit të tij autokratik 30-vjeçar.

Mubarak u rrëzua në 2011 pas protestave të shumta dhe ai ishte lideri i parë që u përball me gjyqin pas kryengritjeve të pranverës arabe që përfshiu rajonin.

LEXO EDHE:  Plagoset 23 vjeçari me armë zjarri, pas një sherri në rrjetet sociale

LEXO EDHE:  Të shtënat me armë zjarri/ Zbulohet identiteti i të plagosurit

Ai kaloi gjashtë vjet në burg pasi u përball me gjyqin në një mori çështjesh që nga korrupsioni deri në vrasjen e 239 protestuesve, revolta 18-ditore e të cilëve tronditi botën, shkruan The Mirror.
Mubarak u la i lirë në vitin 2017 pasi u pastrua nga akuzat përfundimtare ndaj tij për vrasje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi mban në ankth botën/ SHBA premton 1 miliard USD për vaksinën   

Publikuar

-

Nga

Shumë vende të botës kanë marrë masa të forta për të mos lejuar që koronavirusi të kthehet në një pandemi globale.

Por, përhapja e virusit vdekjeprurës përtej kufijve të Kinës, me shpejtësi të madhe, duket se po mban në ankth gjithë botën.

Ndërkohë, mësohet se Shtëpia e Bardhë ka premtuar 1 miliardë dollarë për vaksinën e nevojshme për të luftuar virusin dhe mbi 1.5 miliardë dollarë të tjera për pajisje mjekësore.

Nga ana tjetër, autoritetet në Korenë e Jugut do të testojnë rreth 200 mijë anëtarë të një Kishe, ku dyshohet se ka pasur raste me koronavirus.

LEXO EDHE:  “Mos më trego mua si të sillem në studio”/ Plas mes Baton Haxhiut dhe Rudina Hajdarit

LEXO EDHE:  "Është i zënë..."/Vajzat shqiptare "sherr" për këngëtarin e njohur botëror

Virusi me origjinë nga Kina, shpërtheu në këtë vend në fund të vitit të kaluar dhe deri më tani ka vrarë më shumë se 2700 persona dhe infektuar 80 mijë të tjerë.

Po ashtu, qeveria japoneze ju bën thirrje qytetarëve të saj të punojnë nga shtëpia, ose me orë të shkurtuara, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërkohë që në Hong Kong, është vendosur që hapja e shkollave të shtyhet dhe për një muaj.

LEXO TE PLOTE