LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Respekto traditën"/ Raimonda Bulku i përgjigjet Ramës

25 Korrik 2019, 12:38, Politikë CNA
"Respekto traditën"/ Raimonda Bulku i përgjigjet Ramës

Aktorja e mirënjohur e teatrit dhe kinemasë, Raimonda Bulku, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Sot Rama postoi një deklaratë të aktores ku tregohet se ajo është dakord me shembjen e teatrit që të ndërtohet një i ri dhe modern.

Aktorja Raimonda Bulku shkruan se është pro ndërtimit të një teatri të ri por duke ruajtur ndërtesën e vjetër, si vlerë kulturore, kombëtare.

Postimi i plotë i Bulkut

Unë jam për nje teater te ri, dhe i qendroj deklaratave te mia, por jo ne dhunim te ligjeve, kolegeve, miqve e shokeve te mi!
Respekto traditen!
Ruaje historine!
Nderto teater te ri, jo duke shkulur te vjetrin! Jam larg dhe me vjen keq qe mungoj te jem mes kolegesh ne teater …!!!! Ne krahet e mi mbaj mbesen time qe me mrekullon dhe deshiroj qe te behet aktore teatri….!!! /CNA.al

Lajmet e fundit nga