LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama del “blof”/ Qytetarët i “nxjerrin bojën”

25 Korrik 2019, 07:36, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, një video me pamje të disa projekteve të bëra në Tiranë.

Ndërsa iu përgjigjet akuzave në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar, Rama thotë se projektet e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës janë realizuar, pavarësisht protestave të opozitës.

Bashkangjitur videos, Rama shkruan ?Zoti iu shtoftë inatin, ne takatin?.

Por, pas këtij postimi të kreut të qeverisë, qytetarët kanë shpërthyer në komente.

Një qytetar shkruan se ansjë nga projektet që Rama ka publikuar në video, nuk ka lidhje me Teatrin Kombëtar, sepse ky i fundit është trashëgimi kulturore dhe jo si të tjera që nuk kishin asnjë vlerë historike.

? Pershendetje. Krahasimi ketu nuk ka vend pasi si parku, si sheshi, si pazari nuk kishin asnje vlere kulturore apo historike.
Teatri eshte trashegimi kulturore dhe artistike ne vetvete.
Dhe qe te nxjerresh foto e ta tregosh si karrakatine nuk ka sens pasi e dime shume mire qe ska vene njeri ne dore ne te per sa e sa vite me rradhe. Le ta provoje gjithsecili nga ne te mos e rregulloje shpine e vet kur fillon e prishet dhe do e shohim sa shpejt do duket si “teatri” qe na paraqitet sot.
Por, po te doje z. Rama e rregullon mga brenda e jashte dhe e ben si kukull, qofte dhe per vlera muzeale. Ka plot firma arkitekturore dhe ndertuese qe z. Rama i njeh qe mund te bejne nje pune fantastike per ta sjelle ne identitet kete Teater qe eshte sot.
Ose, mund te ndertohet fare mire nje Teater Kombetar diku tjeter.
Sa per info: Nuk jam simpatizant as i PD, i PS apo ndonje partie tjeter. Thjeshte mendimi im!?-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër po ashtu thekson se teatri është monument culture dhe nuk duhet prishur. ?Jo me prish Teatrin, por te mbahet monoment kulture si ne botë ndertesat e vjetra mbahen monoment culture. Ne qofte se do me ndertu Teaterin e ri ndertoni ne nje vend tjeter Z. kryeminister?-shkruan qytetari.

Më tej një tjetër shkruan ?Teatri i vjeter te mbetet si monument kulture e trashegimise se kaluares dhe te ngrihet nje teater i ri kombetar, ne nje hapesire tjeter te mundshme.?.

Gjithashtu njëë qytetar shkruan ?O palace. Po pse ore stadium te duket ai ty, ai vetem stadium nuk eshte, por kulla jote e radhes. S?ke lene vend pa zaptuar ne Tirane, ti nxore njerez ne rruge per te mos prishur piramiden, ndersa sot do te shembesh teatrin 100 vjecar, palaaco?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga