Connect with Us

Përfshihet nga flakët një restorant pranë “Elbasan Arena”/ Panik te qytetarët

Kronika

Përfshihet nga flakët një restorant pranë “Elbasan Arena”/ Panik te qytetarët

Publikuar

-

Një restorant është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në një lagje pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri është pasojë e shpërthimit të një bombule gazi./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL nuk ndalet/ Kush janë dy të fortët e radhës në “shënjestër”

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin e vetëdeklarimit të pasurisë, dy të “fortëve” të radhës.

Mësohet se, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– K. B., banues në Durrës, i dënuar në Spanjë për trafikim të lëndëve narkotike.

– F. L., banues në Elbasan, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

LEXO EDHE:  Aksidenti tragjik në fabrikën e çimentos/ Zbardhet shkaku, KSSH thirrje urgjente Ahmetajt

LEXO EDHE:  Aksion në Elbasan/ Sekuestrohet pasuria 700 mijë euro e 33-vjeçarit

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjyqi për Saimir Tahirin/ Caktohet data e seancës së parë në Gjykatën e Apelit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 12 mars për zhvillimin e seancës së parë të dosjes ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Në orën 09:30 të 12 marsit, Tahiri pritet të përballet me trupën gjykuese të Apelit të përbërë nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Në shkallën e parë ish-ministri u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg për “shpërdorim të detyrës”, por dënimi u zëvendësua me lënien e tij në shërbim prove për 3 vjet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Ishin kthyer në tmerrin e bizneseve/ Prangosen hajdutët e kasafortave në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Poliklinika”, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e vjedhjes së kasafortave në biznese.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 3 persona të dyshuar për një sërë vjedhjesh të kasafortave në biznese, në disa qarqe.

Uniformat blu bëjnë të ditur se është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 24 shkurt, ku u vodh një kasafortë me një shumë parash, në një poliklinikë.

Mbi bazën e provave të siguruara, u organizua, zhvillua dhe finalizua operacioni policor “Poliklinika”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim, i shtetasve: E. M., 33 vjeç, F. Sh. alias F. L., 37 vjeç dhe E. Ç. alias E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë (F. L. dhe E. Ç., me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe vjedhjes me armë)

LEXO EDHE:  Përse nuk ju zë gjumi kur nuk flini në shtëpinë tuaj?

LEXO EDHE:  Aksidenti tragjik në fabrikën e çimentos/ Zbardhet shkaku, KSSH thirrje urgjente Ahmetajt

Arrestimi i tyre u bë pasi, po sot rreth orës 04:05 të mëngjesit, në vendin e quajtur Rruga e Kavajës, në ambientet e Poliklinikës “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, kanë vjedhur një kasafortë në të cilin ndodhej vlera monetare rreth 13 milion lekë të vjetra

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë

-Një automjet Mercedes Benz, me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet, 1 DVR, një shumë parash, 1 kasafortë dhe 4 telefona celular

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të vjedhjes së një klinike mjekësore në Rrugën e Dibrës, ngjarje e datës 20.01.2020, ku gjatë orëve të para të mëngjesit kanë vjedhur një shum parash./ CNA.al

LEXO TE PLOTE