LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pa shkollë, por gruaja e bën prokuror/ Vettingu zbardh skandalin

25 Korrik 2019, 11:51, Kronika CNA
Pa shkollë, por gruaja e bën prokuror/ Vettingu zbardh skandalin

Dje ONM, ka dorëzuar rekomandimin për ankimimin në Institucionin e Komisionerit Publik për gjyqtarin Kastriot Selita i cili e kaloi shkallën e parë të Vettingut, pavarësisht problemeve që u konstatuan.

Përveç pasurisë së dyshimtë dhe konfliktit të interesit, shkelje janë konstatuar edhe  në lidhje me rastin e bashkëshortit të deputetes socialiste, Ermonela Felaj.

Bëhet fjalë për Bledar Valikaj, i cili sipas asaj asaj që ka konstatuar Komisioni i Vettingut është emëruar kundërligjshëm prokuror.

Komisioni i Vettingut ka kryer një hetim për rastin e Valikajt pas denoncimit të datës 15.2.2019, të një grupi gjyqtarësh të Gjykatës Administrative të Apelit.

KPK ka gjetur se gjykata Administrative Apelit, i ka shkelur ligjin, ndërsa ka detyruar KLP -në të emërojë prokuror, Bledar Valikajn. Në fakt Gjykata Administrative e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Administrative të Shkallës së parë, edhe pse kishin ndodhur një sërë ndryshimesh ligjore.

Ajo që dihet edhe nga mbarë opinioni publik, është Bledar Valikaj, është zyrtarisht prokuror pa shkollë.

Faktet dhe rrethanat

Sipas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, rezulton se paditësi Bledar Valikaj ka qenë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Bazuar në njoftimin e datës 25.2.2015 të Prokurorit të Përgjithshëm, për konkurimin e kandidatëve për 9 vende vakante në prokuroritë pranë gjykatave të shkallëve të para, Valikaj ka depozituar dokumentacionin e tij në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila, pas shqyrtimit dhe pas testimit me shkrim e me gojë, e propozon (të përfshirë në një listë me 9 kandidatë ) te Presidenti i Republikës, për ta dekretuar si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Presidenti i Republikës, në atë kohë Bujar Nishani në datën 2.11.2015, ka vijuar me dekretimin e tetë kandidatëve të tjerë, duke mos u shprehur për kandidaturën e Bledar Valikajt.

Në datën 22.12.2015, Valikaj ka depozituar padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me objekt: konstatim i paligjshmërisë së veprimit administrativ të Presidentit të Republikës, për rrëzimin në heshtje të kandidaturës së paditësit, i propozuar nga Prokurori i Përgjithshëm për t?u emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës.

Në datën 14.4.2016, paditësi Valikaj e ka ndryshuar objektin e padisë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, duke kërkuar në rrugë gjyqësore: të detyrohej Presidenti i Republikës që të marrë në shqyrtim propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm, për ta emëruar prokuror, si dhe të detyrohej Presidenti i Republikës për t?u shprehur në lidhje me propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin prokuror.

Më tej ka rezultuar se për bazën e këtij objekti gjykimi ka vijuar dhe është përfunduar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. e cila me vendimin e datës 23.5.2016, ka vendosur pranimin e kërkesë padisë. Ky vendim është ankimuar nga Presidenti i Republikës në Gjykatën Administrative të Apelit, ku gjyqtari Kastriot Selita ka pasur cilësinë e kryesuesit.

Trupi gjykues me vendim të ndërmjetëm, me datë 24.1.2019, bazuar në nenin 199,71 të Kodit të Procedurës Civile, ka vendosur që të bëhet kalimi procedural nga pala Presidenti i Republikës, te Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si dhe të vijohet me gjykimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.

Konstatimet e Komisionit të Vettingut

Komisioni i Vettingut ka konstatuar se nuk jemi përpara zëvendësimit procedural, por përpara zbatimit të nenit 16172 të po këtij kodi, për shkak të shtimit të palës ndërgjyqëse Këshilli i Lartë i Prokurorisë, krahas palës që ishte dhe ka vijuar të jetë në proces, Presidentit të Republikës.

Ndërsa janë shtuar palët ndërgjyqëse, gjykimi ka vijuar me të njëjtën bazë ligjore të përdorur prej nisjes së procesit gjyqësor, me të cilën vepronte Presidenti i Republikës.

Baza ligjore e përdorur nga Bledar Valikaj nuk pasqyron asnjë ndryshim që ka pësuar Kushtetuta dhe legjislacioni i posaçëm që rregullon kriteret dhe procedurën e emërimit të prokurorëve, gjatë vitit 2016, me të cilën vepron Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Në përfundim të gjykimit, me vendimin e datës 6.2.2019, gjykata ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, me saktësimin që: të detyrojë Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të emëruar paditësin si prokuror.

Nga Komisioni u konstatuan mospërputhje mes kërkimit të Valikajt dhe disponimit përfundimtar të vendimit të gjykatës, pasi Valikaj nuk ka kërkuar që t?i njihen të drejtat dhe të trajtohet në përputhje me ligjin material dhe procedural të ndryshuar, që detyron Këshillin e Lartë të Prokurorisë që të kryejë procedurat e posaçme të emërimit të një prokurori.

Sipas KPK -së, gjykimi në Apel nuk ka pësuar asnjë ndryshim në objektin dhe bazën ligjore të padisë.

Justifikimet e gjyqtarit Selita në KPK

Komisioni, nga analiza e fakteve, bazuar në nenin 52, të ligjit nr. 84/2016, i kaloi barrën e provës gjyqtarit Kastriot Selita, për të dhënë shpjegimet e tij pasi  dukej se detyrimi i lënë KLP-së, që të emëronte paditësin prokuror nuk përputhej me objektin e kërkesëpadisë dhe me detyrimet që ka ky institucion në bazë të ligjit.

Gjithashtu dukej se gjykata ka marrë rol aktiv lidhur me saktësimin e pikës 3 të dispozitivit të gjykatës së shkallës së parë, duke detyruar KLP-në të bëjë emërimin e paditësit si prokuror, si dhe në tejkalimin e kompetencës në rregullimin e ndërgjyqësisë në këtë proces si dhe dukej se dispozita ligjore, neni 199 i Kodi i Procedurës Civile, referuar në arsyetimin e vendimit nuk përputhej me ndërgjyqësinë e krijuar, shtim të  palëve sipas nenit 161 të po këtij kodi.

Sipas Selitës, Gjykata me vendimin e datës 25.3.2019,77 ka zbatuar vendimin gjyqësor, duke mos ushtruar rekurs nga asnjë prej palëve ndërgjyqëse. Saktësimi i pikës 3, të dispozitivit të vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë/kalimi procedural, kishte qenë i diktuar nga ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që ndodhën, pas zhvillimit të gjykimit në shkallë të parë dhe para përfundimit të gjykimit në Gjykatën Administrative të Apelit, e që sollën si pasojë kalimin e kompetencës së emërimit të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, nga Presidenti i Republikës te Këshilli i Lartë i Prokurorisë (gërma ?c?, e nenit 159/2, e ligjit nr. 115/2016).

Sipas Selitës, nëse Gjykata nuk do të saktësonte organin që duhet të ekzekutonte vendimin, në kushtet e reja ligjore të krijuara atëherë vendimi gjyqësor do të mbetej i pazbatueshëm.

Ky vendim përbën precedent bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 8737/2001 i ndryshuar, si dhe saktësimi i pikës 3 të dispozitivit të vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ishte i detyrueshëm, në bazë të parimit të vazhdimësisë së institucioneve, nëpërmjet përcaktimeve të dispozitave kushtetuese që kaluan kompetencën për emërimin e prokurorëve nga Presidenti te KLP-ja, përcaktimeve të nenit 199/2 të Kodi i Procedurës Civile, në lidhje me përcaktimet e neneve 159/c të ligjit nr. 115/2016, si dhe dispozitave të ligjit nr. 49/2012 i ndryshuar, si dhe vendimi nuk i ishte referuar ligjit nr. 96/2016 për zgjidhjen e çështjes në themel.

Trupi gjykues, në vlerësim të veprimeve procedurale të ndërmarra nga paditësi, krahasuar me legjislacionin e zbatueshëm, arsyeton: – Juriprudenca ligjore e përdorur nga subjekti në arsyetimin e vendimit qartësojnë se Presidenti nxjerr akte administrative me karakter individual, në të cilën përfshihen edhe dekretet për emërimin apo shkarkimin e prokurorëve nga detyra dhe, për pasojë, ato duhet të jenë objekt i ankimit dhe i shqyrtimit gjyqësor. Në asnjë rast nuk pasqyrohet se heshtja është e njëjtë me emërimin apo me shkarkimin që të trajtohet si një akt me karakter administrativ kur një i tillë nuk ka dalë dhe për pasojë kur diçka që nuk ekziston nuk mund të jetë objekt ankimi.

Po sipas jurisprudencës së përdorur nga gjyqtari Selita, vendimi nr. 25, datë 13.2.2002, i Gjykatës Kushtetuese, dekreti duhet të jetë objekt i ankimit dhe shqyrtimit gjyqësor, si dhe e drejta e prokurorëve për t?u ankuar buron nga Kushtetuta, ndërkohë që rezulton se paditësi ishte me statusin e oficerit të policisë gjyqësore.

Nisur nga ky fakt, si dhe nga prezumimit të heshtjes së Presidentit, si një vendimmarrje pranuese, trupi gjykues vlerëson se në dukje kemi të bëjmë me një padi pa objekt, pra, pa një akt administrativ për t?u kundërshtuar.

KPK zbardh shkeljet e Selitës

Trupi gjykues i Vettingut çmon se ka mospërputhje mes objektit të kërkimit të paditësit dhe disponimit përfundimtar të vendimit të gjykatës.

Për pretendimin e subjektit në seancën dëgjimore për ndryshimin e ndërgjyqësisë se e ka iniciuar paditësi, trupi gjykues vlerëson se ky pretendim do të çonte në zbatimin e nenit 161 të Kodit të Procedurës Civile, pra, shtim të palëve ndërgjyqëse, dhe jo sipas nenit 199/2 të po këtij kodi, zëvendësimin e tyre

Gjyqtari Selita pretendoi se Bledar Valikaj e ka kërkuar ndryshimin e ndërgjyqësisë, por në fakt nuk rezulton një kërkim i tillë prej tij dhe  nuk rezulton që ai të këtë kërkuar që t?i njihen të drejtat dhe të trajtohet në përputhje me ligjin material dhe procedural të ndryshuar, që e detyron Këshillin e Lartë të Prokurorisë që të kryejë procedurat e posaçme të emërimit të një prokurori.

Pretendimi i gjyqtarit se ka vepruar me nenin 199/2 të Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues çmon se kjo dispozitë imponon zëvendësimin e palës që nuk gëzon atribute lidhur me objektin e kërkimit të padisë.

Në këtë drejtim trupi gjykues konstaton se në rastet e padive të marrëdhënieve të punës sipas deklarimeve të Selitës  në seancë, se gjykata i përmbahet kërkimit të palëve dhe nuk i tejkalon ato, kërkimet kanë qenë me objekte të ndryshme dhe, për pasojë, është vendosur në mënyra të ndryshme, ndërsa rezulton se në këtë rast nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim, sikurse përcaktohet në nenin 678 të Kodit të Procedurës Civile, por ka vepruar me iniciativën e saj pa u kërkuar ndryshimi i objektit nga paditësi.

“Trupi gjykues i KPK në tërësi të çështjes çmon se gjykata/subjekti, në vendimin e saj në momentin e zëvendësimit të palës ndërgjyqëse nuk ka arsyetuar rolin e kompetencat e palës ndërgjyqëse/Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe arsyet e vendimmarrjes duhet të bazoheshin në ligjin e ri për statusin nr. 96/2016, i cili kërkonte detyrimisht që paditësi të gëzonte statusin e magjistratit, ndërkohë konstaton se një nga dispozitat ligjore që referon subjekti në prapësime, specifikisht germa ?c?, e nenit 159/2, e ligjit nr. 115/2016, në momentin e gjykimit, datë 6.2.2019, ishte shfuqizuar me vendimin nr. 4179, datë 16.5.2017, të Gjykatës Kushtetuese

Lidhur me këtë dosje gjyqësore, trupi gjykues për sa më sipër arsyetuar, çmon se ekzistojnë mangësi profesionale, të cilat janë të lidhura me: ekzistencën e mospërputhjeve mes kërkimit të paditësit dhe disponimit përfundimtar të vendimit të gjykatës, pasi paditësi nuk ka kërkuar që t?i njihen të drejtat dhe të trajtohet në përputhje me ligjin material dhe procedural të ndryshuar, që e detyron Këshillin e Lartë të Prokurorisë të kryejë procedurat e posaçme të emërimit të një prokurori;

Rolin aktiv të gjykatës/subjektit lidhur me saktësimin e pikën 3 të dispozitivit të gjykatës së shkallës së parë, duke e detyruar KLP80 -në të bëjë emërimin e paditësit si prokuror; iii. tejkalimin e kompetencës në rregullimin e ndërgjyqësisë në këtë proces.

Mosarsyetimin e rolit dhe të kompetencave të palës ndërgjyqëse/Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në momentin e zëvendësimit të saj, sipas ligjit nr. 96/2016”, thuhet në vendimin e KPK-së./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga