Connect with Us

Kimi inatçor shkreh raketa

Bota

Kimi inatçor shkreh raketa

Publikuar

-

Testi i armëve nuk vjen papritur: manovra e ardhshme e Koresë së Jugut me SHBA e ka zemëruar shumë Veriun komunist. Në Uashington, megjithatë, provokimi lejohet të kalojë.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm për shkrehjen e raketave me rreze të shkurtër veprimi nga Koreja e Veriut”, tha një zyrtar i qeverisë amerikane lidhur me testet e para të armëve, që në qershor, kur Presidenti Donald Trump u takua me pushtetmbajtësin Kim Jong Un.

Në Tokio, u shprehën në mënyrë më emocionale: Ministri i Mbrojtjes i Japonisë Takeshi Iwaya tha se testi ishte “jashtëzakonisht për të ardhur keq”. Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut – e cila ka testuar në mënyrë të përsëritur bomba atomike – që të lëshojë raketa balistike me rreze të shkurtër, të mesme dhe të gjatë veprimi.

Koreja e Veriut shkrehu dy raketa me rreze të shkurtër veprimi, sipas të dhënave të Koresë së Jugut. Raketa e parë fluturoi rreth 430 kilometra dhe pastaj pati rënë në Detin e Lindjes, tha një përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut. Predha e dytë fluturoi rreth 690 kilometra. Deti i Lindjes – i njohur edhe si Deti Japonez – ndodhet midis Gadishullit Korean dhe Japonisë. Ujërat territoriale japoneze nuk u shkelën nga raketat.

SHBA dhe Koreja e Jugut tani duan të hetojnë së bashku se për çfarë lloj raketash bëhej fjalë. Sipas shërbimeve të fshehta të Koresë së Jugut dhe SHBA-së, predha me rreze më të gjatë ishte një tip raketash e “brezit të ri ” të panjohur deri tani. Koreja e Veriut pati testuar së fundi në fund të majit dy raketa me rreze të shkurtër veprimi. Presidenti amerikan Trump tërhoqi atëherë vëmendjen për rrezen e shkurtër të veprimit të predhave dhe theksoi se teste të tilla nuk mund ta shkatërrojnë marrëdhënien e tij të besimit me Kim-in.

Në një takim në fund të qershorit në zonën e çmilitarizuar midis dy shteteve koreane, Trumpi dhe Kimi patën rënë dakord të rifillojnë bisedimet mbi çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut. Testet e armëve të reja në Korenë e Jugut interpretohen edhe si një shenjë e pakënaqësisë së udhëheqjes komuniste të Phenianit për manovrat e reja ushtarake të SHBA me Korenë e Jugut, të planifikuara për në muajin gusht. rb/cgn/aud (afp, ap, dpa, rtr)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Masakra e Reçakut/ Kurti mesazh LDK-së: Na duhet qeveria për të zbatuar rezolutën e gjenocidit

Publikuar

-

Nga

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kujtuar masakrën e Reçakut dhe rezolutën mbi gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, e cila u miratua 8 muaj më parë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kurti thotë se kjo rezolutë vendosi që 15 janari, dita e masakrës së Reçakut, të shpallet Ditë e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Ai jep edhe një mesazh për LDK-në, pasi thekson se Kosovës i duhet një qeveri për të zbatuar rezolutën e gjenocidit.

“Rezoluta i referohet konventave, deklaratave, gjykatave, rezolutave dhe raporteve të ndryshme ndërkombëtare. Në bazë të të dhënave zyrtare listohen faktet e krimeve të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë. Rezoluta përmban kërkesa ndaj Serbisë por edhe zotime tonat si shtet për të sjellur drejtësi, reparacion e rehabilitim për viktimat. Miratimi asokohe u bë me 79 vota PRO. Nuk është që Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë edhe këso vendimesh të mira, prandaj tani na nevojiten qeveri dhe institucione të vullnetshme që do t’i respektonin e zbatonin ato”, shprehet Kurti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pas dorëheqjes së Medvedev/ Putin zgjedh kryeministrin e ri të Rusisë

Publikuar

-

Nga

Presidenti rus Vladimir Putin ka zgjedhur kryeministrin e ri të Rusisë, pasi Dmitry Medvedev dhe e gjithë qeveria e tij dhanë dorëheqjen ditën e sotme.

“Presidenti Vladimir Putin ka mbajtur një mbledhje pune me Mikhail Mishutsin dhe e ftoi atë që të merrte detyrën e kryeministrit”, thotë Kremlini në një komunikatë për shtyp.
Mishutsin ka punuar në qeveri që nga viti 1998 dhe shërbyer si kryetar i Shërbimit Federal të Taksave që nga viti 2010.

Të gjithë pjesëtarët e kabinetit qeveritar rus, përfshi edhe Kryeministri Dmitry Medvedev, dhanë dorëheqjen këtë të mërkurë pasi Presidenti Vladimir Putin propozoi reforma që do të dobësonin rolin e pasuesit të tij.

Në një fjalim Putin tha se askush nuk duhet të qëndronte President për më shumë se dy mandate radhazi, dhe propozoi ndryshime kushtetuese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ikën qeveria ruse/ Kryeministri i hap rrugën presidentit Putin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedeve, ka dhënë dorëheqjen nga posti, pasi, sikurse ai deklaroi, së bashku me pjesëtarët e kabinetit qeveritar duan t’i hapin rrugën presidentit Vladimir Putin për të bërë ndryshimet e domosdoshme në Rusi.

Lidhur me këtë akt, raporton media gjermane “Dojçe Welle”, presidenti Putin ka falënderuar qeverinë për punën e deritanishme. Kurse  pas një bisede “kokë më kokë” me Medvedevin ai tha, se jo të gjitha gjërat mund të rezultojnë me sukses.

Qeveria e Medvedevit ka qenë nën presion të madh kohët e fundit, për shkak të krizës ekonomike në Rusi, vijon raportimin “DW”, sipas të cilës: vetëm pak ditë më parë Putin u ka premtuar ndihma familjeve në gjende të rëndë sociale.

Në plotësim të dorëheqjes, mediat ruse njoftojnë se Dmitri Medvedev do të emërohet këshilltar i sigurisë në kabinetin e Putinit.

“Unë mendoj se kjo është e mundur dhe e kam lutur Medvedevin që në të ardhmen të merret me këtë sektor”, deklaroi Putin në një fjalim drejtuar kombit,para bërjes publike të dorëheqjes së qeverisë, ku paralajmëroi ndryshime kushtetuese, sipas së cilave Parlamenti do të ketë më shumë fuqi dhe se qeveria e ardhshme duhet të zgjidhet nga deputetët e Parlamentit.

Ndërkohë që me Kushtetutë duhet të parashikohen edhe kushte më të rrepta për kandidatët për president, u shpreh Putin, duke theksuar se reformat duhet të bëhen përmes referendumit, por deri tani nuk ka ndonjë datë të caktuar për mbajtjen e tij.

Në komentet e tyre kritikët thonë se Putini në këtë mënyrë po planifikon të sigurojë qendrimin në pushtet edhe pas vitit 2024, kur skadon mandati i tanishëm i tij si president. Dyshohet se ai planifikon të kalojë më pas në postin e kryeministrit dhe të vazhdojë sundimin në Rusi, ndërsa me ndryshimet kushtetuese parashikohet forcimi i postit të kryeministrit, të cilin ai do ta ushtronte pas vitit 2024.

Kujtojmë se Vladimir Putini është në pushtet qysh prej plot 20 vjetësh, nga 31 dhjetori i vitit 1999, kur ka zëvendësuar presidentin e atëhershëm Boris Jelcin. Deri në vitin 2008 ishte President, ndërsa në periudhën 2008-2012 kryeministër. Në vitin 2012 ka këmbyer pozicionet me Medvedevin dhe ka marrë postin e presidentit ku do të jetë deri në vitin 2024.

 

LEXO TE PLOTE