Connect with Us

Ish Zv.drejtori i Përgjithshëm denoncon skandalet në zinxhirin drejtues të burgjeve 

Aktualitet

Ish Zv.drejtori i Përgjithshëm denoncon skandalet në zinxhirin drejtues të burgjeve 

Publikuar

-

“Drejtori i Burgut, Shefi policisë, Shefi i Regjimit të Brendshëm, Shefi i Regjimit të Jashtëm, Shefi i Sektorit të Ligjit, Shefi i Çështjeve Shoqërore të Edukimit dhe Shëndetësis, Shefi i Personelit  tek Burgu 302 janë të gjithë të komanduar dhe jo të emëruar. Katër oficere policie të vendosur jashtë ligjit në poste drejtuese, po ashtu janë të komanduar, Zv.drejtor i Përgjithshëm i burgjeve, Drejtori i Burgut në Vlorë, në Rrogozhinë, në Korcë…”, denoncon Lefter Maliqi, ish zv.drejtor i Përgjithshëm i burgjeve, aktualisht deputet i listës së PD-së për qarkun e Beratit.

Denocimin rreth situatës skandaloze që e zotëron zinxhirin drejtues të burgjeve Maliqi e ka publikuar në faqen e vet në rrjetin social, ku i bën thirrje Ministres së Drejtësisë    të angazhohet në përmirësim të gjëndjes dhe të mos jetë “zëdhenëse e qeverisë”.

“Znj.Ministre e Drejtesise ose jep doreheqjen ose rri vetem zedhense e Qeverise per luften ndaj korrupsionit” e nis mesazhin e tij denoncues deputeti Maliqi, i cili pasi përmend vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e rreshton vendin tonë më të korruptuarin ne Ballkan e Europë, vijon denoncimin .

“…Shko ose verifiko skandalin e padëgjuar tek burgu 302 ne qender te Tiranes ku i gjithe zinxhiri drejtues i tij është i komanduar. Drejtori i burgut, shefi policise, shefi i regjimit te brendshem, shefi i regjimit te jashtem, shefi i sektorit ligjit, shefi i ceshtjeve shoqerore te edukimit dhe shendetesise, shefi i personelit tek 302 te gjithe te komanduar. 4 oficere policie te vendosur jashte ligjit ne poste drejtuese te komanduar, zvdrejtor i pergjithshem i burgjeve, drejtori burgut ne Vlore, ne Rrogozhine, ne Korce.

Drejtori Juridik komandohet një jurist i thjeshte, pezullohet jashte ligjit Shefi i Auditit, me komandim janë shume drejtues ne administraten e burgjeve, si ai i personelit, i DAP-it, i sektorit të paraburgimit, drejtori i Krujes, drejtori juridik, shantazhohen vartesit, konflikte me drejtorin profesionist te policise, fyerje e kercenime me e-mail trupes se policise… Pezullime, lirime, shkarkime, komandime, drejtim komisioni disiplinor…

Shtatë tendera ka bere deri tani drejtori Agim Ismaili, me ish nipin e tij ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrise se Rendit, miliona leke tender daje nip… Shume tendera te tjere presin ti behen, por për ta eshte vendosur para 2 muajsh fituesi. Skaner tek burgu i Fushe Krujes miliona leke e plot tendera te tjera disa te publikuara me pare. Shko e verifikoji znj. Ministre!  Melsi Beli eshte mik i afert i Drejtorit te Pergjithshem dhe atë e ka pas nën vartësi tek AKU, ku ishte me pare Drejtor, e mori nga AKU e emeroj pergjegjes ligjore dhe paturpesisht e komandon pergjegjes tek tenderat, prokurimet publike. Si thua znj. Ministre, a vjen ndopak era korrupsion e abuzimi…?

Ju liruat dhe burgoset ish drejtorin e pergjithshem Arben Cukon, qe jua la administraten me mbi 95% te afte profesionalisht, ju shkarkuat per pune te mire ish drejtorin e Pergjithshem Stefan Cipa, i cili e la model administraten, kurse skeni mundesi as ta kontrolloni, as ta urdheroni, as ta keshilloni drejtorin problematik, qe per 5 muaj shkaterroi dhe po shkaterron gjithcka, duke shkelur ligjet, duke marr kopetencat tuaja, duke shkelur te vetmen rregullore te brendshme te burgjeve. A e kuptoni qe spyet vartesi per ju, se e kane emeruar klanet mafioze prane Kryeministrit? Dhe pasuria marramendese e tij bashke me familjaret ju ben ju te pafuqishme per ta pasur nen vartesi zyrtare e ligjore… shkruan, ndër të tjera, deputeti Lefter Maliqi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind/ Manastirliu publikon foton me vajzat e saj

Publikuar

-

Nga

Duke qenë se ditën e sotme nis procesi i ri mësimor, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur të nis ditën duke publikuar një foto me vajzat e saj.

Gjithashtu ministrja përfiton nga rasti për të dhënë një mesazh për prindërit dhe fton të gjithë të japin kontributin e tyre duke respektuar masat anti-Covid.



‘Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, për të bërë gjithçka ka në dorë, që ky rifillim i shumëpritur të mos cënojë shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve tanë, të familjeve dhe të gjithë komunitetit!‘- shkruan Manastirliu në një postim në facebook./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fillimi i vitit të ri shkollor/ Mesazhi i fortë i Metës: Shqipëria të mos jetë më vendi i shpresave të thyera

Publikuar

-

Nga

Fillimi i vitit të ri shkollor/ Mesazhi i fortë i Metës: Shqipëria të mos jetë më vendi i shpresave të thyera

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se investimi më i madh për shoqërinë është arsimimi i duhur i rinisë.

Më tej, kreu i shtetit thekson se sot është dita për të theksuar me forcë që çdo fëmijë që për shkak të varfërisë e ka të pamundur të shkojë shkollë, duhet integruar në sistemin arsimor, përmes politikave konkrete, të drejta e sociale që i shpallin luftë mjerimit dhe papunësisë.

“Të dashur nxënës dhe prindër,
Të nderuar mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore,

Sot shoqëria shqiptare nis një rrugëtim tjetër të ri drejt dijes dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur, që mund të jetë e tillë vetëm nëse garantohet edukimi cilësor i brezit të ri.
Investimi më i madh për shoqërinë është arsimimi i duhur i rinisë. Në këtë mënyrë garantohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë progresiv, por edhe integrimi i sigurtë në familjen europiane.

Është dita për të theksuar me forcë që çdo fëmijë që për shkak të varfërisë e ka të pamundur të shkojë shkollë, duhet integruar në sistemin arsimor, përmes politikave konkrete, të drejta e sociale që i shpallin luftë mjerimit dhe papunësisë.
Por nuk mund të mos përsëris thirrjen drejtuar drejtuar prindërve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen asaj sa më parë.”-shkruan Meta.



Gjithashtu ai reagon edhe në lidhje me largimin masiv të rinisë, jashtë vendit, ndërsa shkruan se “Jam shumë i shqetësuar që pjesa dërrmuese e të rinjve tanë, veçanërisht studentët, ende dëshirojnë të largohen nga vendi. Ne duhet ta dekurajojmë si shoqëri largimin e trurit dhe të forcave të reja më krijuese të shoqërisë, duke u ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune.
Fenomeni thellësisht shqetësues i shpopullimit, është një emergjencë kombëtare, që ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në sektorin e arsimit, me ulje të numrit të nxënësve në shkolla dhe plakje të popullsisë.
Është koha jo vetëm të mendojmë seriozisht, por edhe të reagojmë fuqimisht për të mbrojtur të ardhmen tonë nga ky erozion i tmerrshëm social, vlerash dhe besimi. Jam i bindur se rinia do të na udhëheqë në këtë proces, ashtu si 30 vite më parë!”

Po ashtu Meta apelon që të gjithë të kontribuojnë që Shqipëria të mos jetë më vendi i shpresave të thyera.

“Këtyre sfidave të arsimit shqiptar, këtë Viti i Ri Shkollor, u shtohen edhe vështirësitë e mëdha të krijuara në përballjen me pandeminë COVID-19.
Në kushtet e reja është tepër e domosdoshme të respektohen me rigorozitet protokollet shëndetësore në të gjitha institucionet arsimore, me objektiv kryesor mbrojtjen e shëndetit dhe jetës të çdo nxënësi dhe mësuesi.
Shpresoj që qeveria dhe Ministria e Arsimit, përtej propagandës, të kenë marrë të gjitha masat për të garantuar një proces normal mësimor, pa pasoja në përkeqësimin e mëtejshëm të situatës vërtet shqetësuese.

Një urim tepër të veçantë për shumë suksese dhe një vit të mbarë shkollor kam për të gjithë vogëlushët që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës!
Mirënjohjen për të gjithë mësuesit, që me përkushtim e sakrifica arsimojnë brezat e rinj!

Koha për të kontribuar të gjithë që Shqipëria të mos jetë më vendi i shpresave të thyera!”-përfundon mesazhin e tij Ilir Meta.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Starton procesi mësimor/ Me maska, turne e protokoll sigurie kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme starton procesi i ri mësimor, nga ku rreth 480 mijë nxënës do ulën në bankat e shkollës.

Për shkak të situatës së krijuar nga covid-19, këtë vit shkollat do të ndjekin  një protokoll të veçantë sigurie.

Ky vit shkollor do të zhvillohet për disa shkolla me 2, 3 apo dhe 4 turne, në mënyrë të tillë që fluksi i nxënësve të jetë më i vogël në klasa.

Rreth 30 mijë mësues do të angazhohen për vitin e ri shkollor, ndërkohë që mësimi nuk do të nisë në të gjitha shkollat, pasi disa prej tyre janë në fazë rikonstruktimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti.

Ja rregullat që duhet të ndjekin nxënësit

Të gjithë  do të duhet të jenë pajisur me maska  dhe do të duhet të ruajnë  një distancë prej 2 metra. Më pas nxënësit do të duhet të ndjekin vijëzimet në ambientet e  oborrit të shkollës për t’u drejtuar në ambientet e brendshme.

Më pas para se të futen në klasë ata do të duhet të  ndalojnë në një kënd të posaçëm ku do i presë infermieri për të bërë matjen e tyre të temperaturës dhe dezinfektimin paraprak.



Pas këtij procesi ata do të bëjnë dhe dezinfektimin e kepucëve në vendin përkatës i cili do të jetë i vendosur para derës të shkollës.

Në momentin që do të futen në klasë nxënësit do të jenë të vendosur në radhë duke ruajtur distancën por do të kenë të njëjtën bankë që nga dita e parë deri në ditën e fundit të shkollës.

Nëse nxënësit i duhet të lëvizë jashtë klasës për nevojat e tij personale dikush do jetë duke e pritur jashtë klasës për ta shoqeruar.

Atyre nuk do u lejohet të qëndrojnë apo lëvizin në korridore, përveç momentit kur hyjnë në klasë dhe kur dalin pasi përfundon mësimi.

Të gjithë nxënësit do të duhet të kenë me vete një formular ku do të jetë e deklaruar gjendja e tyre shëndetësore dhe e familjarëve e cila do të plotësohet nga prindërit.

E njëjta gjë do të jetë e vlefshme edhe për mësuesit. Ata do të duhet të jenë të pajisur me maska gjatë gjithë procesit mësimor.

LEXO TE PLOTE