LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari kap mat kreun e PD/ "Lulzim, Teatri nuk është pastrim parash, por grabitje"

25 Korrik 2019, 15:34, Politikë CNA
Gazetari kap mat kreun e PD/ "Lulzim, Teatri nuk është pastrim

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të PD -së Lulzim Basha se me koncensionin e pakërkuar të Teatrit po tentohet të  pastrohen 250 milionë euro.

“Dëgjova kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha të deklarojë se koncesionet e pakërkuara të Teatrit Kombetar dhe rrugëve Milot-Balldren janë operacion për të pastruar 250 milionë euro.

Nuk është pastrim z. Basha. Pastrimi zakonisht bëhet kur nënraporton kostot dhe fryn të ardhurat fiktivisht për të nxjerrë fitime të larta në letër, që të justifikosh pastaj paratë e paligjshme. Nuk është ky rasti. Aty ndodh e kundërta”, ka shkruar Tomorri në rrjete sociale.

Sipas gazetarit tek Teatri, do merren 8 mijë metër katrorë tokë publike falas, mbi të cilën do të ndërtohen 68 mijë metra katrorë kulla.  Është një zonë ku çmimi i shitjes për metër katror fillon minimalisht nga 2500 euro”, shkruan më tej gazetari.

Postimi i plotë:

Lulzim, Teatri nuk eshte pastrim parash, por grabitje

Degjova kryetarin e Partise Demokratike, Lulzim Basha te deklaroje se koncesionet e pakerkuara te Teatrit Kombetar dhe rrugeve Milot-Balldrene jane operacion per te pastruar 250 milione euro.

Nuk eshte pastrim z. Basha. Pastrimi zakonisht behet kur nenraporton kostot dhe fryn te ardhurat fiktivisht per te nxjerre fitime te larta ne leter, qe te justifikosh pastaj parate e paligjshme. Nuk eshte ky rasti. Aty ndodh e kunderta.

Tek Teatri, do merren 8 mije meter katrore toke publike falas, mbi te cilen do ndertohen 68 mije metra katrore kulla. Eshte nje zone ku cmimi i shitjes per meter katror fillon minimalisht nga 2500 euro.

Hesapi eshte i thjesht. 68 mije metra shumezim per 2500 euro metri bejne minimalisht 170 milione euro te ardhura. Sipas te gjitha manualeve te ndertimit dhe koeficienteve qe perdor qeveria per te taksuar aktivitetin e ndertimit, kostoja e ndertimit per nje meter katrore luhatet nga 300 deri ne 350 euro. Po ja 500 euro.

Per ta thene me qarte, do shpenzohen 30-40 milione euro per ndertimin e kullave dhe do te fitohen 170 milione euro te ardhura.

Jane 130 milione euro fitim. Por ja 100 milione per te qene brenda cdo skenari. Le ta vendosin sa te duan koston e teatrit. Prape eshte fitim stratosferik, i nxjerr mbi toke publike.

Ky nuk eshte pastrim parash Lulzim. Eshte privatizim fitimesh me ligj special, por i paligjshem. E madje, madje ketu do behet e kunderta. Do raportohen me pak fitime nga sa jane realisht, per te fshehur taksat. Kjo eshte historia, me pak fjale.

Koncesioni i teatrit eshte nje biznes per te fituar te pakten 100 milione euro duke pervetesuar asetet publike. E njejta llogari eshte edhe me koncesionin e Milot Balldrenes. Ato historite me pastrim parash jane perralla. Ne Shqiperi, nuk ka nevoje njeri te pastroje para./CNA.al

Lajmet e fundit nga