Connect with Us

Fuga thirrje intelektualeve/ Po dëmtohet statusi jonë pas ligjit të ri për Akademinë

Sociale

Fuga thirrje intelektualeve/ Po dëmtohet statusi jonë pas ligjit të ri për Akademinë

Publikuar

-

Akademiku i njohur Artan Fuga nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje të gjithë profesorëve, doktorëve, pedagogëve të universiteteve publike e private të të marrin pjesë në paraqitjen shkencore që tregon se si e dëmton lirinë universitare, statusi socioprofesional i tyre, por jo vetëm ligji i ri për Akademinë e shkencave.

“Ne duhet që brenda kuadrit të ligjeve dhe moralit intelektual të jemi aktivë, në mos për të tjerët për veten tonë”, shkruan ndër të tjera Fuga.

Postimi i plotë

Ftesë dhe thirrje!

Profesorë, doktorë, pedagogë të universiteteve private dhe publike, kudo që jeni!

Brenda ditëve të ardhshme, sikurse kam njoftuar, do të organizoj një paraqitje shkencore dhe analitike se ku dëmton liritë universitare, autonominë e universiteteve dhe statusin tonë socioprofesional. Ligji i ri për akademinë e shkencave, i përpiluar pa kontributin e asnjë eksperti të pavarur, nga militantë ose nga uzurpatorë me konflikt interesi të tejskajshëm!

LEXO EDHE:  “Çfarë bëni o të marrë, po merrni veten në qafë”/ Meta reagon pas komentit të Artan Fugës

Mjaft kolegë më kanë konfirmuar pjesëmarrjen!

Mjafton të më drejtoheni në mesenger ose në inbox të faqes sime FaceBook, për t’ju komunikuar detajet!

Nuk është me detyrim!

Mos vihet askush në siklet!

Unë mirëkuptoj edhe ata që do të jenë të pranishëm me të cilët do të ndajmë pikëpamjet tona, edhe pesimistët që nuk vijnë sepse nuk besojnë më asgjë, edhe kundërshtarët e idesë, edhe ata që nuk duan të dëgjojnë më përtej leksioneve që bëjnë. Te gjithë!

Thirrja ime është :

Hajdeni! Ne duhet që brenda kuadrit të ligjeve dhe moralit intelektual të jemi aktivë, në mos për të tjerët për veten tonë!

Miqësisht,

Artan Fuga/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rrugët që lidhin Shqipërinë me Italinë/ Qytetarët të pasigurt nëse virusi depërton në vend

Publikuar

-

Nga

Shqipëria ndjek me frikë atë që po ndodh në Itali ndërkohë që vendi luhatet midis mosbesimit se virusi nuk ka mbërritur dhe garancive të autoriteteve shëndetësore se gjithçka është nën kontroll. Ditën e djeshme coronavirusi  Covid-19 ishte tema qendrore e çdo bisede në Shqipëri. Qytetarët ndjehen të frikësuar se epidemia, e cila tashmë ka marrë një numër viktimash në vendin fqinj mund të depërtojë në Shqipëri.

Në treg raportohet për mungesën e maskave mbrojtëse dhe dizinfektantëve, por nuk ka asnjë reagim zyrtar për gjendjen e këtyre produkteve farmaceutike që do të ishin të nevojshëm në rast të shpërthimit të epidemisë edhe në Shqipëri.

Zyrtarisht, vendi ynë konsiderohet me risk të ulët për prekjen nga virusi. Të paktën një person u mor në pyetje nga policia ditën e djeshme në Tiranë për shkak të përhapjes së njoftimeve me përmbajtje të pavërtetë. Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk e mohoi dje se të paktën 8 persona janë dyshuar në Shqipëri si të infektuar me virusin korona, por pas testimeve të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik kanë rezultuar negativë.

Institucionet shqiptare kanë ftuar qytetarët të mos përhapin panik, pasi situata sipas tyre, është nën kontroll të plotë. Pas një vëzhgimi të kryer dje në Portin e Durrësit, udhëtarët që vijnë nga Italia në Shqipëri u shprehën për Euronews Albania se jo të gjithë i janë nënshtruar kontrolleve.

Linjat që lidhin Shqipërinë me Italinë

LEXO EDHE:  Drama e studentëve shqiptarë/ Flet Artan Fuga

LEXO EDHE:  Vendosja e memorialit turk në Tiranë/ Reagon ashpër Artan Fuga

Sipas Euronews, nga Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë, raportohet se vetëm ditën e djeshme janë ulur rreth 15 avionë që fluturonin nga Italia. Pasagjerë të shumtë mbërrijnë në Shqipëri çdo ditë nga destinacione si Milano, Firence, Venecia, Verona, Roma, Bolonja, Bergamo, Rimini, Bari, dhe Xhenova qytete të cilat kanë lidhje direkte me Tiranën me linja fluturimi.

Ndërkaq shqetësimi qëndron në faktin se në shumë prej destinacioneve të sipërpërmendura numërohen persona të infektuar nga coronavirus. Shqetësimi mbetet i njëjtë edhe në lidhje me linjat detare, ku numërohen dy tragete nga Bari dhe një nga Ankona, të cilët zbarkojnë drejt Portit të Durrësit, dhe një tjetër linjë nga Brindisi drejt Vlorës.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Abuzimi me çmimet e maskave dhe dezinfektuesve/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për abuzimet me çmimet për maskat dhe produktet e tjera që shërbejnë për parandalimin e simptomave të gripit.

Hetimet nisën pas informacioneve në media dhe shqetësimit të qytetarëve për rritjen e çmimeve.
Alarmi i koronavirusit rriti ndjeshëm kërkesat për maska dhe produkte të tjera që parandalojnë simptomat e gripit.

Koronavirusi ka përhapur panik te qytetarët dhe në të gjithë farmacitë e qyteteve vihen re mungesa e maskave dhe të dezinfektantëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kaos te ADISA/ Bllokohet sistemi, qytetarët presin në radhë

Publikuar

-

Nga

Kaos e njerëz në radhë, është kjo situata mëngjesin e sotëm në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara, (ADISA), në Tiranë. Sipas BW, prej mëngjesit të sotëm qytetarët nuk po marrin dot shërbimet e kërkuara pranë këtij institucioni.

Po sipas të njëjtave burime mësohet se shkak i radhës është bërë bllokimi i sistemit, i cili mëngjesin e sotëm ka qenë në kolaps.

Banorët të cilët vijojnë të presin në radhë, thonë se nuk e kanë një përgjigje se edhe për sa do të vijojë kjo situatë, dhe se kur mund të kryhet rikuperimi i sistemit.

LEXO TE PLOTE