LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Magjia African Beach në Ksamil/ Vendi ideal për të kaluar pushimet

25 Korrik 2019, 10:47, Sociale CNA
Foto-Magjia African Beach në Ksamil/ Vendi ideal për të kaluar

Shqipëria është një vend i bekuar, nga pasuritë natyrore të dhuruar nga Zoti, apo natyra. Mes vendeve më përrallore që ka vendi ynë është edhe Ksamili.

Ksamili është një fshat i vogël bregdetar, i cili ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, në dalje të rrugës për në Butrint dhe është pjesë e Rrethit të Sarandës.

Ksamili është një nga vendpushimet bregdetare më të frekuentuara, nga turistët vendas dhe të huaj. Plazhi është i vogël, me ujë të pastër dhe me ishuj të vegjël, të cilët kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave të huaja.

Por, krahas bukurive natyrore, ujit të kristaltë dhe diellit, në Ksamil ka edhe një tjetër risi.

Risia është ?Magjia African Beach?, një plazh elitar përballë tre ishujve të Ksamilit.

Një plazh dhe bar magjik, ?African Beach?, është vendi ideal për të kaluar pushimet.

?African Beach? ka menduar edhe për fëmijët tuaj. Për të gjitha ata familjarë që kanë zgjedhur Ksamilin për të pushuar me fëmijet e tyre, ?African Beach?  është i vetmi plazh me lisharëse në det, një argëtim më shumë dhe me një bar krejtësisht ndërtim natyral.

Për më tepër shijoni magjinë e fotove më poshtë:/ CNA.al

Lajmet e fundit nga