Connect with Us

Foto-Çfarë nuk u pa nga përplasjet për Teatrin/ Këshilltari mizerabël dirigjon aksionin

Kryesore

Foto-Çfarë nuk u pa nga përplasjet për Teatrin/ Këshilltari mizerabël dirigjon aksionin

Publikuar

-

Një ditë më parë, përplasje të fortë ndodhën tek Teatri Kombëtar, kur artistë, aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë u mblodhën për të kundërshtuar shembjen e teatrit Kombëtar.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit të djeshëm, forcat e policisë “blinduan” Teatrin Kombëtar, ishin të shumtë qytetarët që u mblodhën për të mbrojtur godinën.

Ndërsa në orët e paradites, në mbështetje të artistëve, protestës iu bashkuan edhe përfaqësues të opozitës.

Ndërkohë sot, CNA.al sjell nëpërmjet fotove një detaj që nuk u pa në media nga protesta e djeshme.

Sikurse shikohet nga fotot e mëposhtme, Neritan Sejamini, ai që dikur Berisha e cilësoi si “këshilltari mizerabël” i Lulzim Bashës, drejtoi protestën e artistëve, ndërsa në prapaskenë dirigjon aksionin e opozitës.

Kujtojmë këtu se Neritan Sejamini ishte Këshilltari kryesor i Lulzim Bashës dhe një ndër përgjegjësit kryesor për katastrofën elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit 2017./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore

Tjetër goditje e Altin Goxhajt/ Ja përse jemi kundër neotomanizmit

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Altin Goxhaj, përfaqësuesi i Lëvizja Antisoros për Shqipërinë, nëpërmjet një postimi të bërë në faqen e vet në rrjetet sociale ka dhenë arsyetimin e tij lidhur me qënien kundër asaj që ai e etiketon si “neotomanizëm”, e që përbën rrezik për interesat, identitetin dhe sovranitetin kombëtar të shqiptarëve..

“JA PËRSE JEMI KUNDËR NEOTOMANIZMIT SI RREZIK PËR INTERESAT, IDENTITETIN DHE SOVRANITETIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE! e nis shkrimin avokat Goxhaj, që më poshtë vijon:

“Unë kam respekt për Turqinë dhe turqit por nuk dua që Shqipëria të jetë nën influencën e Turqisë Erdoganiste apo siç ka filluar të quhet Turqia Neotomaniste bazuar te një Doktrinë Gjeopolitike, mentalitet dhe ideologji rajonale e cila cënon rëndë interesat, identitetin dhe sovranitetin kombëtar të Shqipërisë Europiane dhe ProAmerikane, Kosovës, Maqedonisë dhe interesat e shqiptarëve kudo në rajon por edhe më gjerë!

Ky problem ka filluar të thellohet për herë të parë me Erdoganin e pas Grushtit të Shtetit!

Turqia e pas Grushtit të Shtetit ka ndryshuar me themel dhe transformimi i saj kanë sjellë efektet e veta edhe në Rajonin tonë duke dëmtuar interesat tona por dhe duke rritur afrinë e Turqisë me Serbinë dhe Rusinë!

Këtë duhet të kuptojnë të gjithë dashnorët e Neotomanizmit!
Ne jemi Për Shqipërinë ndërsa ata Për Turqinë!

Këta dashnorët e Neotomanizmit duan apo s’duan t’a kuptojnë por pak e nga pak po ngjajnë me ato forcat antishqiptare haxhiqamiliste por edhe esadiste të mbi 100 vjetëve para që nuk donin pavarësinë e Shqipërisë nga Porta e Lartë dhe bënin çmos për t’a sabotuar pavarësinë e Shqipërisë dhe orientimin e saj drejt familjes së natyrshme europiane që u takon me të drejtë nga historia, geni dhe fara!

Ne jemi shqiptar autokton europian me farë e gjuhë, histori dhe kulturë dhe jo arnaut turq!

Tezën që shqiptarët janë turq apo vëllezër me turqit e shpikën grekët dhe serbët në 200 vjet me ndihmën e Portës së Lartë dhe të Turqisë pas otomaniste (derisa Turqia u bë anëtare e NATOs) si pretekst për shfarosjen, asimilimin, shpopullimin e shqiptarëve në Ballkan por dhe për të legjitimuar pushtimin e territoreve mijëra vjeçare të shqiptarëve!

Dikur Vaso Çubrilloviç mbi këtë tezë se shqiptarët janë turq dhe vëllezër të turqve ideoi Memorandumin e Dëbimit të Shqiptarëve nga Ballkani!

Një ndër pikat kryesore të tij ishte kërkesa për ndihmë Turqisë për të sjellë në trojet shqiptare “agjitatorë nga Turqia që do të propagandonin nostalgjinë për Portën e Lartë dhe orientimin e shqiptarëve drejt dashurisë për Turqinë”.

Ndërsa sot Soros nëpërmjet bashibozukëve dhe jeniçerëve të tij po aplikon fazën finale me Axhendën për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!

Kjo e shpjegon edhe arsyen se pse Rilindja dhe Kolona e Pestë e Soros në PD po punojnë fort për propagandimin e një identiteti shqiptar “vëlla me turkun” (siç dëshmuan dhe proklamuan te memoriali i turpit si Mazniku i MJAFTG99 të Rilindjes Sorosiste dhe Çollaku i PDRsë dhe Sorosit) dhe po e kthejnë Shqipërinë në një vend vasal të Portës së Lartë dhe duke u sjellë si pashallarë të preferuar apo kandidatë për preferencë të Sulltanit Erdogan!

Soros dhe Erdogan pavarësisht se kanë qenë në konflikt për çështjet turke, për rastin shqiptar, me fitoren e Trump dhe konfliktin e ri SHBA-TURQI gjejnë pikë të përbashkët antiamerikanizmin e kësaj Klike Politike (siç u quajt nga veprimtari dhe gazetari i madh shqiptaro-amerikan Frank Shkreli) dhe po shfrytëzojnë maksimalisht çdo gjë para ardhjes së Ambasadores së Re Amerikane të emëruar nga Trump e cila e njeh mirë Erdoganin dhe Neotomanizmin dhe është akuzuar nga krahu i Erdogan si “armike” e Turqisë Erdoganiste!

Pashallarëve tanë, Stambolli dhe Turqia Neotomane u duhen si streha e fundit ku do të fshihen nesër nga çdo rrezik brenda dhe jashtë Shqipërisë për gjithë zullumet që i kanë bërë Shqipërisë por edhe vetë SHBA-së!

Por neve na duhet me çdo kusht të veprojmë kundër një Axhende Neotomane dhe Sorosiste AntiAmerikane në Shqipëri që zbatohet nga jeniçerët e Soros dhe Erdogan!

Kjo është çështje e rëndësisë së veçantë dhe prioritet i prioriteteve! Sepse kur mendon se Djalli Soros është bërë bashkë me Sulltan Erdoganin duke bashkuar forcat në mbrojtje të jeniçerëve të tyre sorosist dmth të kësaj klike politike majtas-djathtas që po zbaton këtë Axhendë Rrënimi, Falimentimi dhe Shpopullimi të Shqipërisë, e kupton se e Keqja nuk paska fund por edhe Fundi i Maskarenjve po afron!

P.s. Kujtesë edhe një herë: Të jesh kundër Neotomanizmit të Erdogan do të thotë që je shqiptar patriot, dhe kjo nuk të bën antiturk e për më pak islamofob! Në Turqi gati gjysma e popullsisë voton kundër Erdogan dmth neotomanizmit të tij dhe kjo nuk i bën ata as antiturk dhe as islamofob! Qartë?!”, përfundon shkrimi i publikuar nga avokati Altin Goxhaj./CNA.al

Debati mbi memorialin turk/ Goxhaj: Kush e kthen në fetar shkel ligjin

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Lidhjet e PS-së me strukturat kriminale/ Pas Valdrin Pjetrit, paralajmërohen emra të tjerë

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka paralajmëruar se përveç Valdrin Pjetrit do të dalin emra të tjerë, që janë të lidhur me struktura kriminale.

Sipas Braimllarit, rasti i kryebashkiakut të ri të Shkodrës është i përsëritur, ndërsa u shpreh se Valdrin Pjetri është filozofia e Rilindjes.

“Nuk kemi dyshime që Edi Rama nuk kërkon që Shqipëria të integrohet në BE, sepse nëse ndodh ky proces nuk do ketë kandidatë si Valdrin Pjetri. I është përmendur shumë emri Vladrin Pjetrit për kandidaturën si kryetar bashkie në Shkodër, por ajo është filozofia e Rilindjes. Nuk është vetëm ai, ka edhe të tjerë që në ditët në vazhdim do të dalin, të cilët përfaqësojnë strukturat kriminale, të cilët komunikojnë në telefon me krimin e organizuar” u shpreh Braimllari në studion e Ora News./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Memoriali turk në Tiranë/ Federata Pashqiptare e Amerikës “kryqëzon” Ramën

Publikuar

-

Nga

Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” tha se distancohet dhe dënon përdorimin nga qeveria e Shqipërisë të simbolikave që dëmtojnë të ardhmen evropiane të vendit.

Në deklaratën e saj, raporton radioja amerikane në shqip “Zeri i Amerikës, “Vatra” i referohej ngritjes në Tiranë të një memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi në korrik 2016.

“Për publikun mbeten të pasqaruara arsyet e një veprimi të tillë dhe mungesa e llogaridhënies dhe transparencës në këtë rast tregon se praktikat, që ndiqen dhe realizohen në institucionet shtetërore i nënshtrohen dëshirave dhe interesave të drejtuesve të tyre, jashtë standardeve demokratike,” thotë deklarata e “Vatrës.”

Federata Panshqiptare e Amerikës thotë se ka shprehur tek institucionet amerikane, shqetësimin e thellë për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. “Por, ngjarja e fundit, thuhet në deklaratë, – përcjell mesazhe të dëmshme në kuadër të një optike më të gjerë të partneritetit strategjik.”

Vatra i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama “të nisë fuqizimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara” dhe të heqë dorë nga çdo simbolikë që dëmton objektivat perëndimore të Shqipërisë.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: