Connect with Us

Biznesmeni turk drejt prangave/ Drejtësia amerikane “fundos” mikun e Lulzim Bashës?

Politikë

Biznesmeni turk drejt prangave/ Drejtësia amerikane “fundos” mikun e Lulzim Bashës?

Publikuar

-

Në shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë hetimet në lidhje me dyshimet për ndërhyrjet turke në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2016.

Së fundi, ahvalnews.com ( https://ahvalnews.com/bijan-kian/michael-flynns-former-business-partner-found-guilty) raportuar se një biznesmen i njohur iraniano –amerikan Bijan Rafiekian, është gjendur fajtor me akuzën për lobim që lidhet me punën pro qeverisë turke të Flynn Intel Group në 2016.

Prokurorët kanë kërkuar një dënim deri në 15 vjet burg për Kian, ndërsa vendimi pritet të merret në 18 tetor. Ndërkohë, më 5 shtator do të ketë një seancë dëgjimore para dënimit.

Biznesmeni i njohur iraniano-amerikan Bijan Rafiekian, i njohur si Kian, ishte një partner i Michael Flynn, ish-këshilltar për Sigurinë Kombëtare në SHBA.

Flyn akuzohet për bashkëpunim me dy biznesmenë turq Bijan Rafiekian dhe Ekim Alptekin, për të lobuar kundër klerikut Fetullah Gylen, udhëheqësin e një grupi fetar që qeveria turke e akuzon për organizimin e një grushti shteti në vitin 2016.

Po sipas mediave amerikane, Kian ka bashkëpunuar me Michael Flynn në firmën e lobimit Flynn Intel Grup. Firma u shpërbë para zgjedhjes së Trumpit në 2016, por u vu nën vëzhgim më vonë kur Michael Flynn u emërua Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Amerikan.

Pra, mesa duket drejtësia amerikane, po shtrëngon lakun edhe për biznesmenin turk, Ekim Aplptekin, miku i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Flynn Intel Group, e cila është kompania që dyshohet se ka lobuar për interes të qeverisë turke, është kontraktuar nga biznesmeni turk Ekim Alptekin në vitin 2016, me një kontratë prej 600,000 dollarë për të hetuar fshehurazi Gylen në emër të qeverisë turke.-raporton  “The Washington Post”.    (https://www.washingtonpost.com/local/public-safety/jury-to-decide-if-michael-flynns-business-partner-lobbied-illegally-for-turkey/2019/07/23/0220eed8-aa4e-11e9-86dd-d7f0e60391e9_story.html?utm_term=.af32501d0bbe)

LEXO EDHE:  FBI dhe DASH nisën hetimet për lobimet/ Balla zbardh gënjeshtrat e Bashës

Puna lobuese është bërë gjatë fushatës së Trump, kur Flynn ishte një këshilltar me ndikim në politikën e jashtme. Edhe Ekim Alptekin ishte i akuzuar për këtë çështje, por nuk udhëtoi për në SHBA për tu përballur me akuzat.

Alptekin punësoi Flynn Intel Group për një kontratë prej 600,000 dollarë me qëllim që Fetullah Gylen, të ekstradohet përsëri në Turqi.

Prokurorët kanë sjellë si prova e-mail që sugjerojnë njoftime të zyrtarëve të qeverisë turke. Një e-mail nga Alptekin tha se qeveria kishte dhënë dritën e gjelbër për projektin.

Por, kush është Ekim Alptekin dhe lidhjet e tij me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ekim Alptekin është drejtues i Këshillit të biznesit Turqi-SHBA, dhe miku i Lulzim Bashës. Basha miqësinë dhe afërsinë familjare me Alptekin e ka pranuar live në emisionin Opinion në Tv Klan.

Për më tepër, Lulzim Basha është edhe kumbar në familjen e Ekim Alptekin.

Foto më sipër tregon dasmën e Ekim Alptekin dhe “kurorën apo bekimin” e martesës ia jep Lulzim Basha./ CNA.al

Flyn ndryshon dëshminë/ Ngushtohet “laku” për mikun e Lulzim Bashës?

Drejtësia amerikane sjell prova të reja/ Shtohen telashet për mikun e Lulzim Bashës

Arrestohet në SHBA biznesmeni turk afër Lulzim Bashës

Dokumenti/ 6 akuzat e Gjykatës Federale dhe FBI mbi mikun e Bashës

Mediat amerikane raportojnë skandalin/ Miku i Bashës nën akuzë nga Gjykata Federale

Ekskluzive-Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe lidhjet e Bashës/ FBI i arreston miqtë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Lamtumirë!”/ Ish-deputeti socialist humb njeriun e shtrenjtë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-deputeti i Partisë Secialiste Namik Dokle ka humbur vëllain si pasojë e Covid-19.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vet ëish deputeti përmes një postimi në rrjetet sociale.



“Lamtumirë, o vëlla! Mua më dhe kurajo, por vetë nuk e përballove dot COVID e mallkuar. I përjetshëm kujtimi!”, shkruan Namik Dokle.

Kujtojmë se vetë ish-deputeti, pak kohë më parë u përball me virusin vdekjeprurës bashkë me bashkëshorten e tij, por fatmirësisht e fitoi betejën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Erdhën hetuesit belg dhe ai u fsheh”/ Berisha nxjerr bisedat me Bashës: Rama e mban peng me këtë dosje

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha nga Burreli u shpreh se Edi Rama po mban peng Lulzim Bashën me dosjen e Toyota Yaris. Nga Foltorja me demokratët, ku i është përgjigjur akuzave të Bashës se po e sulmon me fjalët e RamësBerisha ka treguar edhe detaje nga përfshirja e Bashës në afera me socialistëet.

Tre katër ditë më parë u ankua se po e sulmoj me fjalët e Edi Ramës. Peng Basha, nëse Edi Rama apo cilido thotë një gjë që qëndron Sali Berisha nuk e mohon kurrë. Është e vërtetë që Edi Rama ta ka përmendur ty Toyota Yaris në Parlament, por është e vërtetë që ai e mban peng me Toyota Yaris. Ndaj peng Basha dil e sqarpo aferën me Toyota Yaris, ndave apo jo afera me Taulant Ballën. Na ngrihet një ditë të martë në Kuvend dhe thotë se të shtunë do vijnë Toyotat me euro. Ku e dinte ai? Toyotat erdhën dhe nuk u kthyen.



LEXO EDHE:  FBI dhe DASH nisën hetimet për lobimet/ Balla zbardh gënjeshtrat e Bashës

LEXO EDHE:  Basha jep alarmin/ Shqipëria drejt krizës, BE i mbyll dyert

I thash unë pse nuk u kthyen eurot, ai tha ndiqeshin me GPS. Çudi i them. Tani eurot nuk u kthyen mbrapsht, ndonëse kishin tre ditë të ktheheshin. Erdhi në Durrës. Kanë ardhur hetuesit belg dhe Basha është fshehur. Basha po të mban peng me këtë dosje. Tre muaj më parë e marr në tel dhe i them që tre gjyqtarët e Gjykaytës së Lartë i mban peng Edi Rama. Më tha mos u ndje një herë se po merrem unë. Edhe unë natyrisht bëra gati statusin ta denoncoja. Prita një javë nuk tha asnjë fjalë dhe u bashkua me Ramën. Basha jep dorëheqjen që nesër dhe mos tento të dëmtosh pluralizmin. Përgjegjësia do jetë e jashtëzakonshme për ty dhe Ramën”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha thirrje deputetëve të PD/ ‘Mos u bëni besëprerë si Basha’

Publikuar

-

Nga

Lideri historik i PD, Sali Berisha ftoi deputetët e Matit, që të shkojnë dhe të verifikojnë firmat te zyra e Edi Palokës, për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor.

Berisha i ftoi ata që t’i bashkohen anëtarësisë dhe demokratëve.



“Ju demokratë të Matit të vini në Tiranë dhe të merrni deputetët tuaj.

Unë kam konsideratë për ta, por kam konsideratë kur ata t’ju respektojnë ju. Gjithë respekti im varet nga respekti i tyre ndaj jush. Ndaj Sali Berishës, le të votojnë si të duan, le të deklarojnë çtë duan, por ndaj jush që keni derdhur lumenj djerse për ta, për mandatin e tyre, duhet të ndjehen të detyruar, të mos bëjnë besëprerin dhe mosmirënjohësin si Lulzim Basha, por bashku me ju të ngjiten dhe të shohin një nga një firmëtarët e historisë së pluralizimit politik se kush ka firmosur, sa të vërteta janë ato firma dhe të bashkohen me ju. Kjo është thirrja ime për deputetët e Matit dhe për të gjithë deputetët e PD”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE