LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha tek Krimet e Rënda/ Zbulon çfarë tha para prokurorëve belgë

25 Korrik 2019, 09:00, Aktualitet CNA
Basha tek Krimet e Rënda/ Zbulon çfarë tha para

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim basha është paraqitur sot në Prokurorinë për Krimet e Rënda, ku ka dëshmuar në lidhje me dosjen ?Toyota Yaris?, në prani të prokurorëve belgë.

Në një prononcim për mediat, pas dëshmisë së tij tek Krimet e Rënda, Basha tha se ?Dhashë sot informacione të plota për çështjen Toyota Yaris, edhe më shumë se ç?kam dhënë në publik. Taulant Balla duhet të jetë në pranga. Do vazhdoj t?i qëndroj asaj që kam thënë, deri në fund?.

Më tej, Basha vijoi të hedhë akuza të forta në drejtim të qeverisë socialiste, ndërsa theksoi se pastrimi i parave të krimit dhe drogës është një ndër problemet më madhore që ka sot vendi.

?Pastrimi i parave të krimit dhe drogës është burimi i të gjitha problemeve në vend. Qeveria e Edi Ramës dhe Rama janë shërbetorë dhe përfitues të parave të drogës dhe krimit.

Gjithçka që po kryhet sot, koncesionet tenderat, ndërtimet mbi truallin publik, tjetërsimi i pronës, gjithçka po bëhet për pastrimin e parave të pista të krimit dhe drogës.

Synimi kryesor i Edi Ramës është që përmes bashkëpunimit me krimin e organizuar të akumulojë para dhe pushtet për veten dhe ortakët e tij ?-tha Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga