Connect with Us

“Ata kërkojnë gjak”/ Paralajmëron Klevis Balliu

Politikë

“Ata kërkojnë gjak”/ Paralajmëron Klevis Balliu

Publikuar

-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka folur për mediat lidhur me arrestimin e banorëve të Unazës së Re.

Sot, në ambientet e Gjykatës Penale u arrestuan tre banorë të Unazës që kishin ardhur në mbështetje të dy banorëve të tjerë që ishin arrestuar para dy ditësh.

Sipas Balliut, Qeveria po provokon banorët e Unazës si dhe artistët tek Teatri pasi kërkojnë dhunë.

Ndër të tjera Balliu ka thënë se “ata kërkojnë gjak, ne kërkojmë demokraci” ndërsa shton se asnjë krim nuk do ngelet pa u ndëshuar pasi ata do e shkojnë jetën nëpër gjyqe.

“Rëndësi ka kauza e tyre dhe kauza e tyre është e drejtë, është për shtëpinë, është për të drejtat e tyre.

Do të mbrojmë demokracinë dhe të drejtën tonë për të protestuar. Kemi 5 mijë efektivë policie të punësuar nga Saje Qorri.

LEXO EDHE:  Durrës/ Arrestohen dy persona, dërgonin njerëz për azil në Gjermani

Këto provokime do të vazhdojnë, ju lutem mos bini pre e provokimit të tyre. Ata kërkojnë gjak ne kërkojmë demokraci.

Në Unazë, gati çdo banorë është shoqëruar në polici, vetëm po i dhunojnë, qëllimi i tyre është përhapja e dhunës që të përplasen me banorët. Opozita nuk tërhiqet nga kauza e saj, ka mbështetur teatrin dhe banorët e Unazës sepse janë me të drejtën e Zotit.

Ata do të përgjigjen për të gjitha kjëto, jeta e tyre do të shkojnë nëpër gjykata pasi asnjë krim nuk do ngelet pa u ndëshkuar,”-ka thënë Balliu ndër të tjera./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ahmetaj zbulon shifrën e dëmeve të tërmetit/ E paralajmëroi edhe CNA.al

Publikuar

-

Nga


Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, i ftuar në studion e emisionit Opinion ka bërë transparente të dhëna financiare që i përkasin qeverisë, në lidhje me situatën pas termetit të 26 nëntorit.

Ahmetaj ka thënë se qeveria dispononte një fond monetar rezervë prej 6 milion dollarësh e ndërsa për dëmin e parashikuar, Ahmetaj ka thënë se ai mund të variojë nga 700 milion lekë deri në 1 miliard lekë.

“Qeveria kishte fond rezervë. Fondi rezervë ishte 6 milion dollarë.Nga se u bë bonusi i qirave? Nga se u bë strehimi në hotele? Sa i përket demit të parashikuar deri tani, mund të jetë diku tek 700 milion – 1 miliard lekë”, ka deklaruar Ahmetaj.

LEXO EDHE:  Koalicioni më i pështirë/Koço Kokëdhima negociata me Fahri Balliun!

LEXO EDHE:  Video- CNA.al e paralajmëroi/ Fahri Balliu pajton Metën me Doshin

Ndërkohë kujtojmë se CNA.al ka paralajmëruar edhe më parë se dëmet e tërmetit mund të shkojnë deri në 1 miliard euro./ CNA.al

Analiza paraprake/ Tërmeti ka shkaktuar mbi 1 miliard euro dëme

CNA.al e paralajmëroi/Media gjermane: Ja sa do kushtojë rindërtimi i banesave të shkatërruara nga tërmeti

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmeti i 26 nëntorit/ Kompania “Amazon” nis ndihma për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

“Amazon”, kompania e dytë më e madhe në botë, është solidarizuar dhe ka vendosur të ndihmojë Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit që la të vdekur 51 persona.

Lajmin e bëri të ditur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari.

Hajdari deklaroi se “Amazon” ka nisur 6 kamionë me ndihma për Shqipërinë dhe po pret daljen e shifrave zyrtare për të ndihmuar edhe më shumë.

LEXO EDHE:  Video/ Klevis Balliun nuk e ndal as shiu, udhëheq banorët e Astirit drejt protestës

LEXO EDHE:  Deklaratat e ish-ministrit/ Reagon deputeti i PD-së: Rama-Tahiri, një monedhë me dy kokë

“Amazon” na ka kontaktuar dhe po presim daljen e shifrave zyrtare. “Amazon” ka nisur 6 kamionë me ndihma për Shqipërinë që janë rrugës”, tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shënon arritjen e madhe/ Kalaja: Teatri Kombëtar mbrohet nga Europa Nostra

Publikuar

-

Nga

Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Ardiana Kalaja ka folur për kontributin e qytetarëve përmes kësaj aleance duke bërë transparente edhe shumën e lekëve të mbledhur nga donacionet e qytetarëve me ndërmjetës aleancën në fjalë.

I rëndësishëm për t’u përmendur është lajmi i mire që Kalaja ndau publikisht në studion e emisionit Opinion, kur tha se Teatri Kombëtar është tashmë i mbrojtur nga Europa Nostra si një monument kulturor.

Europa Nostra është një Federatë Evropiane për Trashëgiminë Kulturore, që përfaqëson organizatat e qytetarëve të cilët punojnë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Evropës.

“Falë aleancës së mbrojtjes së teatrit, Teatri është marrë në mbrojtje nga Europa Nostra. Një nga arsyet përse ndodhi kjo, është fakti që gjatë 14 ditë të termetit pati një besim të jashtëzakonshëm që kishin qytetarët shqiptarë tek Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Ideja për mbledhjen e ndihmave lindi nga anëtarët mëngjesin e 26 nëntorit. Nuk prisnim që të mblidheshin aq shumë ndihma. Qytetarët filluan të dhurojnë, ne i mblodhem me këmbëngulje që të merrnim emër dhe mbiemër shënim. 1.5 milion lekë të reja janë mbledhur vetëm nga donacionet e njerëzve. Kemi çuar dy kamionet e parë në Thumanë që natë e parë. Ishim të parët që po çonim ndihma në atë kamp, ishte një situate prekëse”, u shpreh Kalaja./CNA.al

LEXO TE PLOTE