Connect with Us

Zenelaj jep alarmin/ Bën parashikimin e frikshëm

Politikë

Zenelaj jep alarmin/ Bën parashikimin e frikshëm

Publikuar

-

Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj ka protestuar sot, bashkë me shumë artistë të tjerë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Zenelaj u ka bërë thirrje të gjithë artistëve që të bëhen pjesë e protestës pasi, sipas tij, pas Teatrit Kombëtar do t’i vij radha edhe muzeut apo edhe Galerisë Kombëtare.

Aktori i njohur u kërkon kolegëve të tij të vijnë dhe të protestojnë për 50 apo 100 vitet që do të pasojnë që Qeveria të mos grabisë kur të dojë pronat publike që kanë rëndësi për kulturën kombëtare dhe për historinë tonë.

“Doja të thija vetëm diçka, sot pastruesja e teatrit pyeti: Ku janë artistët? U bëj thirrje gjithë kolegëve të mi, të vijnë këtu. Mos të vijnë për punën e tyre, të vijnë këtu për ato 40 vite që do pasojnë, për ato 50- 100 vite që do pasojnë.

Teatri Kombëtar nuk është i imi, nuk është i Mondit, nuk është i Bertit, Teatri Kombëtar është i gjithë shqiptarëve. Ka një arsye pse quhet Teatri kombëtar, dhe në qoftë se ne nuk e mbrojmë fortë këtë institucion nesër do detyrohemi të lëshojmë institucione që janë shumë të rëndësishme. Po flas, Muzeu Kombëtar, Galeria Kombëtare e Arteve, dhe në këtë formë ata na kanë mpirë truti dhe na kanë shkatërruar çdo lloj të kaluare, të tashme dhe të ardhme. U bëj thirrje të gjithë artistëve,të gjithë kolegëve të mi, në mos me prezencën e tyre, me facebook, merrjete sociale, të mbështesin këtë lëvizje pasi është një lëvizje që është thellësisht qytetare.

LEXO EDHE:  FOTO - Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Diell dhe temperatura pranverore

Jemi këtu për një qëllim fare të thjesht, të ruajmë Teatrin Kombëtar, por jo vetëm si ndërtesë por si simbol të kulturës shqiptare. Ju pres të gjithëve, jemi këtu, mëngjes, drekë, darkë. Ju dua shumë!”-tha Gentian Zenelaj për mediat./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hajdari takon nga afër naftëtarët e Ballshit/ Ultimatum qeverisë: Jepini urgjentisht pagat!

Publikuar

-

Nga

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka takuar sot naftëtarët e Ballshit të cilët prej ditësh kanë hyrë në grevë urie pasi nuk janë paguar për disa muaj.

Sipas Hajdarit, Banka Botërore thotë se vetëm nga pasuria natyrore çdo shqiptar do duhet të kishte 15 mijë usd, realiteti ama flet ndryshe.

Deputetja thekson se i ka dhënë fjalën naftëtarëve se do mundohet, si edhe do luftojë gjithë jetën që pasuria kombëtare të jetë realisht e kombit dhe jo e një grushti matrapazësh me pushtet.

“Më shumë se një vit i jetës së tyre nuk u është paguar. Më shumë se një vit mes stresit, vështirësisë, vështrimeve të fëmijëve e grave të tyre, pamundësisë për t’u blerë ushqim e veshje, lapsa ,fletore a libra e për të mos folur për lodra e dhurata, të cilat sot në Ballsh quhen luks. Nga përllogaritjet e ekspertëve, Shqipëria ka rezerva nafte rreth 400 milionë ton.
Banka Botërore thotë se vetëm nga pasuria natyrore çdo shqiptar do duhet të kishte 15 mijë usd. Pra, do e niste jetën me 15 mijë usd nëse nafta, kromi, metalet e tjera, uji, etj do t’i shërbenin mirëqënies së tyre.
Realiteti ama flet ndryshe.
Teksa vetëm pak njerëz në Shqipëri ia kanë parë hajrin burimeve natyrore, shqiptarët u kanë parë veç sherrin. Teksa pak njerëz notojnë në luksin e krijuar me lekët e naftës, naftëtarët nuk paguhen.
U dhashë fjalën se do flas dhe mundohem për ta me aq fuqi sa kam sot, si edhe do luftoj gjithë jetën që pasuria kombëtare të jetë realisht e kombit dhe jo e një grushti matrapazësh me pushtet”, shkruan Hajdari.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm i Lubonjës/ Nesër të gjithë mund të jemi si Alizoti

LEXO EDHE:  Kjo shenjë do ketë probleme të mëdha këtë muaj/ Ja çfarë ka parashikuar astrologia Meri

Ajo i bërë thirrje, qeverisë dhe firmës private t’u mundësojë urgjentisht këtyre njerëzve pagat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndarja nga jeta e ish ministrit/ Meta: Shpalosi vlerat e një personaliteti akademik

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të profesor Ahmet Osja.

Meta shprehet se Osja i takon asaj plejade të jashtëzakonshme që dha kontribut në zhvillimin shkencor të vendit e sidomos në fushat e bujqësisë dhe ushqimit, duke lënë një trashëgimi të vyer në shërbim të brezave më të rinj.

Sipas Metës, si deputet i Kuvendit dhe minister i Bujqësisë, Prof. Osja shpalosi vlerat e një personaliteti akademik me integritet të lartë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

“Akademiku dhe shkencetari i shquar Prof. Ahmet Osja, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në krijimin e farave hibride të rendimenteve të larta në Bujqësi.
Si drejtues i Institutit të Misrit dhe Orizit në Shkodër, Prof. Osja hodhi bazat e teknologjisë se rikombinimit gjenetik të varieteve bimore dhe në veçanti të misrit duke lënë pas një trashëgimi dhe bazë gjenetike me vlerë për prodhimin bimor. Prof. Osjen do ta kujtojmë edhe si një biolog shkencëtar eksplorues të florës së Alpeve tona. Si deputet i Kuvendit dhe minister i Bujqësisë, Prof. Osja shpalosi vlerat e një personaliteti akademik me integritet të lartë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.
Mirënjohje për veprën e tij të madhe dhe i përjetshëm kujtimi i tij i ndritur”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qendra Shëndetësore Kamëz 24 orë pa ujë”/ PD “i qepet nga pas” qeverisë për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Anëtarët e Grupit të Punës ngritur pranë PD për monitorimin e situatës për koronavirus, Albana Vokshi dhe Gazment Koduzi, kanë dhënë një deklaratë për mediat pas inspektimit në Qendrën Shëndetësore Kamëz.

Vokshi deklaroi se Shqipëria është në një rrezik potencial për mbërritjen e koronavirusit, ndërsa denoncoi mungesën e pajisjeve të spitaleve me mjetet e duhura.

“Na kanë ardhur me qindra telefonata, shqetësimi i tyre është se nuk është marrë asnjë masë nga ana e qeverisë as për pajisjen me mjete elementare. Ne vajtëm dhe biseduam me disa mjekë në disa qendra shëndetësore, pamë vetë situatën, nuk janë pajisur deri më tani as me doreza, as me maska, me standartet e OBSH-së, as me dezinfektantë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, qeveria po bën propagandë, ndërsa ngriti akuzat se ditën e djeshme kjo qendër shëndetësore nuk ka pasur ujë 24 orë.

LEXO EDHE:  “Do të përfundojë më keq se Ramiz Alia”/ Basha parashikon fatin e Ramës

LEXO EDHE:  A mund te kalohet nata në këtë hotel?

Demokratja pretendon se të gjithë mjekët janë pajisur vetëm me një maskë, e cila mund të përdoret vetëm për disa orë.

“Qytetarët nuk duhet të panikohen, lajmi i mirë është se në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast të koronavirusit. Vetë qytetarët duhet të marrin masa individuale, personale për veten e tyre dhe të kontaktojnë stafin mjekësor. Nga ana tjetër, qytetarët, mjekët, nuk kanë nevojë më për propagandën qeveritare, qeveria të mos harxhojë më miliona euro për një grup oligarkësh, por këto para t’i alokojë për të parandaluar koronavirusin”, nënvizoi Vokshi, ndërsa paralajmëroi se do të vijojë kontrollet në çdo spital, për të monitoruar masat e marra nga qeveria./ CNA.al

LEXO TE PLOTE