Connect with Us

Vrasje të vogla/ Merve largohet nga Sarmashëk, ja ç’do ndodhë sot

Aktualitet

Vrasje të vogla/ Merve largohet nga Sarmashëk, ja ç’do ndodhë sot

Publikuar

-

Serhan kërkon ndihmën e Edipit dhe e pyet nëse Oja do e bënte një gjë të tillë. Edip mban anën e Merves. Serhan takohet me të ëmën për të mësuar të vërtetën. Ajo e gënjen duke i thënë se Oja e ka telefonuar dhe e ka bindur se do e bashkojë me të. Serhan nuk e beson të ëmën dhe betohet se do e gjejë të vërtetën. Oja përballet me Merven dhe i kujton që koha po kalon.

Merve tensionohet pas takimit me Ojan. Ajo vendos t’ja japë shtëpinë Ojas dhe shkon i dorëzon dokumentat. Oja i jep usb-në me provën. Merve e kërcënon Ojan se gëzimi i saj nuk do zgjasë për shumë dhe se nuk mund ta ndajë nga Serhani. Të gjithë në Sarmashëk mësojnë se Merve e ka shitur shtëpinë. Merve largohet nga Sarmashëku. Ajo shkon tek Serhan dhe i tregon që shtëpinë e tyre e bleu Oja. Pelin, Arzu dhe Ajshe presin me padurim të mësojnë kush e ka blerë shtëpinë e Merves. Ato habiten kur shohin se pronarja e re është Oja. Serhan shkon në shtëpinë e re të Ojas dhe i thotë se nuk do heq dorë prej saj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Prindërit vrasin në mënyrë çnjerëzore vajzën e tyre/ Arsyeja po trondit botën

LEXO EDHE:  Tentoi të vriste nipin/ Në pranga 59 vjeçari

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Ngjarje horror/Gruaja i pret fytin shqiptarit, vdes edhe vetë

LEXO EDHE:  Prindërit vrasin në mënyrë çnjerëzore vajzën e tyre/ Arsyeja po trondit botën

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE