Connect with Us

Video-Ndërpritet energjia elektrike tek Teatri/ Artistët të ngujuar në errësirë

Politikë

Video-Ndërpritet energjia elektrike tek Teatri/ Artistët të ngujuar në errësirë

Publikuar

-

Artistë e qytetarë që prej mëngjesit të sotëm vijojnë të protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Por, ndërkohë që një grup artistësh e qytetarësh  janë ngujuar brenda, në ambjetet e Teatrit Kombëtar është ndërprerë energjia elektrike.

Sic duken nga pamjet, artistët kanë ndezur dritat e celularëve ndërsa salla është në terr.

Ata apelojnë qytetarët të mblidhen para Teatrit për të kundërshtuar shembjen e godinës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla publikon rezolutën e miratuar nga Kuvendi/ Duhen marrë masa të mënjehërshme kundër dezinformimit

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla në një postim në rrjetet sociale ka shkruar mbi Rezolutën e votuar në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së djeshme plenare me 97 vota pro mbi “Ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”.

Balla shkruan se kjo rezolutë është e  përafërt me qëndrimin e Parlamentit Europian në Rezolutën e 10 Tetorit të 2019  duke e quajtur atë dëshmi reale se shteti shqiptar është në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian pasi ka një qasje të përbashkët kundër dezinformimit.

“Rezoluta e votuar në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së djeshme plenare me 97 vota pro mbi “Ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”, e përafruar me qëndrimin e Parlamentit Europian në Rezolutën e 10 Tetorit 2019, është dëshmi reale e orjentimit tonë në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian dhe e qasjes së përbashkët kundër dezinformimit, lajmeve të rreme, shpifjeve dhe formave që mund të marrin ato”, ka shkruar ai.

Më tej, Balla thekson se duhen marrë masa të mënjehërshme kundër dezinformimit gjë që do të kërkojë ndërhyrjen në legjislacion, marrje masash administrative si edhe ndërveprim me platformat e mediave sociale, duke identikfikuar ato të cilat sipas postimit të Ballës, nxisin panik, diskriminim dhe urrejtje.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Ja sa orë do zgjasë bllokimi

LEXO EDHE:  Kush i financon milionat e koncerteve nga Valbona në Tiranë?!

“Janë të domosdoshëm hapa të mënjëhershëm kundër çdo lloj forme të dezinformimit, e për këtë qëllim duhet të përgatiten ndërhyrjet e nevojshme në legjislacion, marrja masave ligjore dhe administrative, si dhe ndërveprimi me platformat e mediave sociale, identifikimi i llogarive të personave që merren me veprimtari të paligjshme dhe që nxisin gjuhën e urrejtjes, dhunën, diskriminimin, panikun etj., duke mos kompromentuar lirinë e shprehjes.”

Duke cituar Chuchill, Balla thotë se e vërteta duhet të mbrohet prej gënjeshtrave, të cilat, sipas tij, promovohen kryesisht nga mediat.

“Ashtu siç thoshte dhe Winston Churchill “Në kohë lufte, e vërteta është aq e shtrenjtë sa duhet të mbrohet gjithmonë nga një rojtar kundër gënjeshtrave”, citon ai.

Taulant Balla e mbyll postimin e tij duke thënë se ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore duhet të kenë një adresim sa më efikas dhe të koordinuar mes agjensive ligjzbatuese, përfshirë forcimin e legjislacionit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së/ Rama: Mundësi e jashtëzakonshme  

Publikuar

-

Nga

Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht drejtimin e Presidencës së OSBE-së për një vit.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet nw Bratislavw sw bashku me ministrin e Jashtwm nw Detyrw, Gent Cakaj, e cilëson këtë si një mundësi të jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërinë të shkwlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE.

Rama theksoi se marrja e Presidencës së OSBE-së nga Shqipëria është një hap historik.

“Ne kemi marrë vendim përsa i përket të ardhmes së vendit tonë sesi e shohim të ardhmen në vitet e ardhshme, shpresoj te iniciativa jonë me partnerët për të vijuar bashkëpunimin. Ka shumë vendime kyçe me të cilat ne nuk kemi marrëveshje të qëndrueshme. Ka në fakt shumë cështje që kanë të bëjnë jo vetëm me termat e politikës, por edhe sigurisë. Shohim edhe në këtë treyzë ka qasje të ndryshme. Do të bëjmë të pamundurën për të parë përpara. Ky është një moment historik dhe inspirim për vendin tonë. Kjo lidhet me marrëdhëniet e mira me anëtarët dhe mikpritje që karakterizon Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Protesta e dhunshme në Athinë/ Plagosen dhjetra vetë

LEXO EDHE:  Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Çfarë do të ndodhë me ligjin për Teatrin     

Edhe një tjetër element i rëndësishëm i Shqipërisë është harmonia fetare. Marrja e Presidencës, është një hap i jashtëzakonshëm. Do të fokusohemi duke implementuar së bashku koordinimin e të gjitha politikave tona për të rritur kredibilitetin tonë. Nëse doni paqe në Europë duhet të implementohen edhe elementë të tjerë. Duke monitoruar zgjedhjet dhe mbështetur reformat. Puna e OSBE-së ka qenë ngushtësisht e lidhur me njerëzit. Përsa i përket edhe vijimit të dialogut, kjo është e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin mes nesh. Korrupsioni dëmton prosperitetin e të gjithë rajonit, së bashku me kërcënimet e tjera. Do të luftojmë korrupsionin” tha kryeministri Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha tregon detajet shokuese/ Hetim ndërkombëtar për viktimat e tërmetit, ngjarja ishte e paralajmëruar

Publikuar

-

Nga

Ish Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish sot në lidhje me ngjarjen tragjike të 26 nëntorit, ku pas një tërmeti 6.4 ballë, humbën jetën 51 persona, ndërsa qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se disa prej këtyre viktimave mund të ishin të gjallë dhe se ajo çfarë ndodhi është një vrasje shtetërore edhe pse pa qëllim.

Ai kujton se termeti i 26-nëntorit u parapri nga një tjetër termet 5,6 i shkallës richter, ai i shtatorit, me epiqendër në të njëjtën zonë dhe thellësi.

Berisha thotë se ky termet u shoqërua me dëmtimin e shkallëve të 1528 objekteve, shkatërroi 50 banesa dhe dëmtoi 160 pallate në Durrës, Krujë dhe Tiranë.

Po ashtu, Berisha thekson se ndër banesat e dëmtuara të shtatorit, që vetë që banorët i kishin raportuar si të pabanueshme, ishin edhe dy pallatet nën rrënojat e të cilëve humben jetën plot 22 persona.

Ai vijon duke thënë se në rast se këto banesa do të ishin inspektuar dhe banorëve do u ishte gjetur vendstrehim alternativ, ata do të ishin gjallë sot.

Berisha del në përfundimin që këto vdekje nuk ishin për shkak të termetit të 26 nëntorit por ishin vdekje të paralajmëruara që prej datës 22 shtator, paralajmërim për të cilin nuk u mor asnje masë. Kështu, ish Kryeministri e quan humbjen e jetëve si një vrasje shtetërore, jo me qëllim por për shkak të indiferencës.

“Pikerisht për të fshehur gjurmët, provat e këtij krimi shtetëror Edvin Mafia emëroi Çuçin e tij, ministrin e Familjes shef të gjendjes së jashtezakonshme një rast unik në historinë e botës që një minister bujqësie emërohet në një detyrë të tillë”, shkruan Berisha duke thënë se ky veprim i Ramës ngjau për shkak se Çuçi më mire se kushdo mund të ndërmerrte aktin e shëmbjes së dz pallateve në kundërshtim me ligjin, pasi ato pallate shërbenin si prova për “krimin shtetërore”, siç e quan Berisha.

Ish Kryeministri thotë se qëndrimi i mbajtur nga Kryeministri Edi Rama pas 22 shtatorit ka qenë një qëndrim kriminal dhe bën thirrje për një hetim ndërkombëtar të këtij krimi, duke nënkuptuar fshehjen e provave për faktin se dy pallatet duhet të ishin evakuar që pas termetit të 22 shtatorit.

Postimi i plotë i Berishës:

Viktimat e Thumanes dhe disa nga te Durresit mund te ishin te gjalle!
Ato jane vrasje shteterore, pa dashje apo pa qellim dhe duhet te trajtohen te tilla.

LEXO EDHE:  Basha “pushton” mediat/Jo furtunë në gotë uji, por …!

LEXO EDHE:  Deutche Welle: Studentët protestues ultimatum për grevë urie

Te dashur miq, termeti i 26 nentorit u parapri nga nje termet prej 5,6 te shkalles richter me qender ne te njejten zone dhe thellesi. Termeti i 22 shtatorit u shoqerua me demtim te shkalleve te ndryshme te 1528 objekteve, shkaterroi plotesisht 50 banesa dhe demtoi dukshem 160 pallate etj etj ne Durres, Kruje dhe Tirane.

Nder ndertesat e demtuara ne menyre serioze dhe qe ishin raportuar si te pabanueshme nga banoret e tyre ishin edhe dy pallatet qe i moren jeten 22 banorve nen rrenojat e tyre por me siguri edhe te pallateve dhe banesave ne Durres.

Ne rast se autoritetet zyrtare qe inspektuan keto pallate ne Thumane dhe Durres nuk do te nenvleftesonin demtimin ne strukture, te shkaktuar nga termeti, banoret me detyrim do te ishin zhvendosur ne vendsterhime te tjera dhe do te ishin gjalle sot. Pra ata de fakto vertet vdiqen nga termeti i 26 nentorit por kjo ishte nje vdekje e paralajmeruar per sa kohe nuk u larguan forcerisht nga pallatet e tyre te bera te pabanueshme me 22 shtator. Per rrjedhoje kemi te bejme me nje vrasje shteterore, natyrisht jo e qellimte por detyrimi i shtetit ndaj familjeve te ketyre viktimave ka rregulla te tjera dhe eshte demshperblim i plote sikunder pergjegjesia e atyre qe u treguan indiferent ne detyre ne rastin konkret eshte personale dhe direkte.

Pikerisht per te fshehur gjurmet, provat e ketij krimi shteteror Edvin Mafia emeroi Çuçin e tij, ministrin e Familjes shef te gjendjes se jashtezakonshme nje rast unik ne historine e botes qe nje minister bujqesie emerohet ne nje detyre te tille. Ky i fundit, ne misionin e tij familjar, ne nje akt te paster kriminal oret e para te dites se pare te punes shembi ne kundershtim flagrant me ligjin dy pallatet prova te gjalla te krimit shteteror ne Thumane dhe pallatin nen hetim ne Durres etj etj. Nderkohe shpresat per nje hetim te ndershem me Edvinin, krye kreu i meduzes, jane zero.

Ndaj duke denuar me ashpersine me te madhe qendrimin kriminal ndaj pasojave te termetit te 22 shtatorit 2019 dhe veprimet kriminale te zhdukjes se proave te krimit nga Edvin Mafia dhe Çuçi i tij dhe duke patur parasysh faktin se mafia veten nuk e heton kurre, bej thirrje per nje hetim te ndershem te pavarur nderkombetar te ketij krimi te shemtuar qe kushtoi dhjetra jete dhe qe rendon e do rendoje ne ndergjegjen e çdo shqitari. sb/ CNA.al

LEXO TE PLOTE