LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video- Ish "Miss Universe Albania" përfshihet përsëri në sherr/Përleshet me një vajzë në mes të club-it në Sarandë

24 Korrik 2019, 11:25, Lifestyle CNA
Video- Ish "Miss Universe Albania" përfshihet përsëri

Miss Universe Albania 2018, Trejsi Sejdini, u bë fillimisht e famshme për shkak të një videoje sherri në qytetin e Elbasanit, ku një grup të rinjsh dhunonin një adoleshente. E pranishme në grupin e sherrit ishte Trejsi Sejdini, e cila tregoi publikisht në ?Top Show? se i vinte turp nga vetja kur shihte atë video, duke thënë se kishte qenë në moshë të vogël asokohe.

Mirëpo, e njëjta skenë u përsërit sërish në njërin prej club-eve të qytetit të Tiranës, ku Trejsi u shfaq duke qëlluar me shishe në nerva e sipër.

Kjo ishte hera e dytë që miss-i përfshihej në një sherr publik dhe duket se s?ka ndërmend të ndalet me kaq.

Në një video ekskluzive për ?Iconstyle?, Trejsi shfaqet duke u përfshirë në një sherr të dhunshëm në njërin prej club-eve të Sarandës.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e kaluar dhe siç mund ta shihni në video, 19-vjeçarja dhe mikesha e saj, të veshura njësoj, janë përleshur me një vajzë.

Përpara sherrit, Trejsi ndau me ndjekësit në Instastory disa video ku tregonte veshjen e saj, e cila bie në sy edhe gjatë videos së sherrit.

Gjithashtu, njëra prej vajzave e thërret Trejsin në emër, mirëpo 19-vjeçarja e tensionuar vazhdon t?i kthehet personave me të cilët u përfshi në sherr./ Burimi:iconstyle

 

Trejsi from xing.al on Vimeo.

Lajmet e fundit nga