LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembja e Teatrit/ Manjani-Ramës: Arrogant, harrakat, zëdhënës i barbarisë

24 Korrik 2019, 16:20, Politikë CNA
Shembja e Teatrit/ Manjani-Ramës: Arrogant, harrakat,

“Kurrë nuk e kisha menduar që Edi Rama do shfaqej si zëdhënës i barbarisë!”. Kështu shkruan ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale duke iu referuar çështjes së shembjes së Teatrit Kombëtar.

Sipas Manjanit, të shkatërrosh një teatër kombëtar, një pjesë të historisë sonë kulturore të rrjeshton menjëherë tek kategoria e barbarëve!

Postimi i plotë

Kurrë nuk e kisha menduar që Edi Rama do shfaqej si zëdhënës i BARBARISË!

E njoh për arrogant, harrakat, të çmendur pas pushtetit, me kulturë të dobët ligjzbatuese, mjeshtër i fjalës dhe njeri të lexuar, por jo si barbar!

Të shkatërrosh një teatër kombëtar, një pjesë të historisë sonë kulturore të rrjeshton menjëherë tek kategoria e BARBARËVE!

Nuk ka më rëndësi pse e bën dhe si e bën, sepse këto janë punë të drejtësisë, por thjesht kundërvënia ndaj trashëgimisë mjafton!

Pra edhe pordha kulturore e artistit ekstravagand lindë e rritë në mes të Tiranës nuk shkon më! Nuk mjaftuan aspak këto element për ta mbajtur në radhët e qytetarisë këtë njeri.

Shumë turp!

Ende shpresoj se një ditë do ketë drejtësi.

Ndërkohë, me dëm shumë të madh, pushteti i tij ka marrë fund!/CNA.al

Lajmet e fundit nga