Connect with Us

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Arben Malaj bashkohet me artistët

Politikë

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Arben Malaj bashkohet me artistët

Publikuar

-

Ish-ministri i Ekonomisë, njëkohësisht ish-deputet i Partisë Socialiste, Arben Malaj i është bashkuar sot protestuesve, që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Kam ardhur këtu me mesazhin e Nënë Terezës: Në vend që të mallkoni errësirën ndizni një qiri. E para ministrja e Kulturës të heqë policët që këtu. E dyta, nëse Majko e Braçe e duan vendin, të reagojnë. Gramoz Ruci të bllokojë teatrin deri në ditën e fillimeve të punimeve. I takon Gramoz Rucit të mbledhë deputetët dhe të bëjnë një ligj që të thotë: Ndalohet hyrja te Teatri”,- tha Malaj, në një prononcim për mediat.

Kujtojmë këtu se që prej mëngjesit të sotëm forca të shumta policie kanë rrethuar Teatrin Kombëtar, ndërsa punonjës të administratës vijonë zbrazien e orendive.

LEXO EDHE:  Video-Tensione në Shkodër/ Protestuesit përplasen me policinë

Protesta është shoqëruar edhe me përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Presidenca sfidon policinë/ “Nuk jeni të ftuar në 2 mars, qytetarët të marrin me vete flamuj dhe lule mimoze”

Publikuar

-

Nga

Presidenca ka bërë një njoftim publik për drejtorin Përgjithshëm të Policisë së Shtetit  Ardi Veliun dhe Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, për protestën e 2 marsit.

Ndonëse ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se policia nuk do ta lejojë Ilir Metën të zhvillojë protestë, Presidenca nuk është ndalur dhe dorëzuar.

Ata njoftojnë se Kreu i Shtetit do të organizojë një manifestim paqësor me qytetarët shqiptarë ditën e hënë në datë 2 mars 2020, në orën 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Sipas tyre, qëllimi i këtij manifestimi paqësor është ndërgjegjësimi dhe zgjimi i qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin e tyre mbi të gjitha institucionet e Republikës.

“Një prej qëllimeve të këtij manifestimi është nënshkrimi nga Presidenti i Republikës përpara sovranit (popullit), të dekretit të parë kundër grushtit të shtetit që kërkon të realizojë Kuvendi njëpartiak në dhunim të Kushtetutës me qëllim kapjen në mënyrë antikushtetuese të institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Gjykatës Kushtetuese.

I gjithë ky ndërgjegjësim do të realizohet përmes mesazheve paqësore publike që Presidenti i Republikës do të japë në këtë manifestim.   Motoja e këtij manifestimi me qytetarët do të jetë: “Për Republikën; Për Kushtetutën; Për Kombin; Për unitetin e popullit”, deklaron Presidenca.

LEXO EDHE:  Protesta e studentëve/ Procedohen penalisht 25 persona, mes tyre Robert Aliaj dhe Edmond Tupe

LEXO EDHE:  Rama e thotë qartë: Teatri do të shembet

Më tej theksohet se manifestimi paqësor do të organizohet nga këshilltarët e Metës Bahri Shaqiri, Dedë Prenga dhe Shemsi Premçi.

“Qytetarët janë ftuar të kenë me vete Flamuj Kombëtar dhe buqeta me lule mimoze të frekëta që paralajmërojnë ardhjen e pranverës Kuq e Zi për të gjithë shqiptarët e bashkuar kudo janë.

Në këtë organizim do të mbajë fjalën e tij Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta dhe personalitete të spikatura publike që dëshirojnë të përcjellin mesazhe, frymëzuar nga motoja e këtij manifestimi, por jo politikan, dhe as ushtarakë aktivë.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, nuk janë të ftuar të marrin pjesë në këtë manifestim, ndërkohë që Presidenti i Republikës, kërkon nga ana juaj që të merrni masat respektive për garantimin  e rendit dhe sigurisë publike në datën dhe orarin e njoftuar”, nënvizon Presidenca./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Refuzoi që spitali të bëhej karantinë/ Berisha publikon mesazhin: Përparim Daiu u shkarkua nga kryetari i bashkisë

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Spitalit të Kavajës Përparim Daiu njoftoi dorëheqjen nga ky post në mënyrë të papritur pasditen e sotme.

Ndërkaq, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se një vendim i tillë ka ardhur pas debateve me kryetarin e bashkisë atje pas lajmeve të përhapura se spitali i Kavajës mund të jetë karantinë për personat e prekur nga koronavirusi.

Megjithëse u raportua si dorëheqje, në mesazhin e qytetarit dixhital thuhet se Daliu është shkarkuar nga kreu i Bashkisë, pasi ka kundërshtuar që spitali të bëhej karantinë.

“Edvin Hajduti larg duart nga Kavaja!

Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia nuk i ndahen Kavajes. Ne vend se te krijojne ne baza ushtarake zonen e Karantines per te infektuarit ne koronavirusi dhe te trajtimit te tyre, duan te vendosin ate ne nje nga zonat me te populluara te vendit. Krim!

Lexoni denoncimin e mjekut dixhital. sb

Doktor, ne nje mbledhje te thirrur pasditen e sotme nga kryetari monist i Kavajes Redjan Krali me te gjithe drejtoret ka patur debate te forta me drejtorin e spitalit Perparim Daiu ne lidhje me shpalljen e spitalit tone Karantine.
Pasi Daiu e ka kundershtuar kategorikisht dhe pas nje deklarate te tijen sot ne Klan se Kavaja nuk do te behej Karantine per Koronavirusin, Redjan Krali i ka kerkuar llogari se ne emer te kujt fliste ai dhe duke e share e ofenduar e i ka thene se je i shkarkuar nga detyra dhe mos te shoh më neser ne pune!
Doktor, kjo pune nuk zgjidhet me shkarkim drejtorash por me anullimin e menjehershem te urdherit tinzar nga ministria per shpalljen e spitalit tone Karantine.
Keta nuk njohin kufij kur partia u jep urdhra! Kryetari i Bashkisë i ka thene Po tha shef Edi karantine do behet karantine spitali dhe pike./CNA.al

LEXO EDHE:  Seancë dhe protestë/ Çfarë pritet të ndodhë sot

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka vend për panik!”/ Rama këshillon qytetarët:  Shmangni sa më shumë telebroçkullat

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka vend për panik!” Kjo është thirrja e kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Rama ka publikuar një video me 10 këshilla që duhen ndjekur për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe sulmon mediat, pasi i akuzon se po ushqejnë ankth e panik.

“Ju lutem ndiqini këto këshilla të thjeshta të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun. Deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të koronavirusit, por nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurtë se do ta kalojmë edhe këtë flamë. Sëbashku”, shkruan Rama në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE