Connect with Us

Salianji dorëzon përgjimet/ Anëtari i KLP-së, përfshihet në skandal

Politikë

Salianji dorëzon përgjimet/ Anëtari i KLP-së, përfshihet në skandal

Publikuar

-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dorëzuar sot në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, një CD, e cila sipas tij tregon përfshirjen e anëtarit të KLP-së, Gentjan Osmani në një komunikim me Alfred Alizotin.

““Dorëzova në KPA një CD me një përgjim të Gentjan Osmanit. Në CD është biseda mes Osmanit dhe Alfred Alizotit. Anëtari i KLP, i cili vendos për emërimin, shkarkimin apo transferimin e prokurorëve ka jo vetëm ka komunikuar në mënyrë miqësore, por edhe ka fshirë përgjimet me Alfred Alizotin”-tha Salianji.

LEXO EDHE:  Deklarata tronditëse e Bashës/ ‘‘Shehaj u kërcënua nga vrasësi i Azem Hajdarit“

Më tej, ai akuzoi Osmanin se është vënë në shërbim të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Ai komunikon në mënyrë jo profesionale dhe në shërbim të Fatmir Xhafajt, i cili e ka mbajtur nën presion”-u shpreh Salianji.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta publikon videon/ Si u përdor Dvorani për kapjen e Kushtetueses

Publikuar

-

Nga

Ashtu sikundër paralajmëroi  para pak minutash nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Presidenti Ilir Meta publikon në rrjetet sociale videon e parë lidhur me padin e ngritur ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

“Sapo të kthehem do autorizoj Blushin të publikojë spotin e parë për cështjen në fjalë, të gjithë duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë e Kushtetutës, dhe integritetin”, ishte deklarata e Presidentit, para mediave.

Të nderuar qytetarë,Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 10. Dezember 2019

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha akuza të forta Ramës/ “Llogarit viktimat për efekte dëmshpërblimi…”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama sa i takon dëmshpërblimeve të familjeve që patën viktima nga tërmeti shkatërrimtar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha thekson se Rama ka poshtëruar të gjallët dhe ka fyer të vdekurit, pasi do të dëmshpërbleje me 1 milionë lekë si ata që kanë humbur një familjar, por edhe ata me më shumë viktima.

“Ai llogarit viktimat per efekte demshperblimi njelloje si policia numrin e vrasjeve! Turp!
Te dashur miq, Edvin Mafia dhe nje demshperblim cinik dhe fyes prej 1 milioione leke por jo per çdo viktime por per familje. Pra u demshperblyen njelloj si nje familje qe humbi nje njeri te dashur ashtu dhe familjet qe humben 7 e 8 anetare nga termeti.
Ky eshte nje akt cinik dhe fyes per viktimat sepse Edvini me amoralitetin e tij numeroi viktimat njelloj si policia vrasjet. Per policine vrasja ne nje ngjarje kriminale e 4 personave konsiderohet nje vrasje dhe llogaritet jo si kater por si nje. Kete standart perdori Edvini per viktimat e termetit qe nuk mund ta bente kurre nje njeri me nje nonagrame njerezi. Perveç kesaj, 24 viktimat e Thumanes dhe disa nga ato te Durresit jane vrasje e mirefillte shteterore padashje, pasi u neglizhua teresisht nga narkoshteti demtimi i pallateve nga termeti i 22 shtatorit.
Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e ulet, cinik, çnjerezor ndaj viktimave te termetit te Edvin Mafise dhe ju bej thirrje qytetareve te mos mashtrohen nga kreu u meduzes por te ngrihen sa me pare per hedhjen e tij ne koshin e plehrave te historise!”, shkruan Berisha në reagimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri gjerman mbështet hapjen e negociatave

Publikuar

-

Nga

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Gjermani ku u takua sot me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Gajtë takimit dypalësh, Cakaj dhe ministri gjerman kanë diskutuar për çeljen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë vitin e ardhshëm.

Maas konfirmoi gatishmërinë e tij të mëtejme për ta ndihmuar Shqipërinë në planin e riparimit dhe rindërtimit

“Diskutuam hollësisht për domosdoshmërinë e fuqizimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e patjetërsueshme të çeljes së negociatave për anëtarësim për Shqipërinë vitin e ardhshëm.

Shqipëria gëzon mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave vitin që vjen!

LEXO EDHE:  Kur do formohet KLP?/ Ja si përgjigjet Basha

LEXO EDHE:  Prova të reja në prokurori/ “Fundoset” Xhafaj?

Po ashtu, ndamë qëndrime të njëjta lidhur me vazhdimin e reformave transformuese të Shqipërisë dhe plotësimin e kushteve të paraqitura nga Bundestagu në funksion të rrugëtimit evropian 🇦🇱🇩🇪🇪🇺!

Në fund, shprehëm mirënjohjet më të veçanta për mbështetjen e jashtëzakonshme të Gjermanisë për përballimin e pasojave të tërmetit që nga fillimi! Po ashtu, Maas konfirmoi gatishmërinë e tij të mëtejme për ta ndihmuar Shqipërinë në planin e riparimit dhe rindërtimit 🏗🤝🧱!

Gjithmonë falënderues për mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin institucional e demokratik dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë në përgjithësi”,  shkruhet në njoftimin e plotë për mediat./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE