Connect with Us

Rrezikoi të mbytej në det/ Shpëtohet 21-vjeçari

Kronika

Rrezikoi të mbytej në det/ Shpëtohet 21-vjeçari

Publikuar

-

Është parandaluar një tjetër tragjedi në plazhin e Divjakës. Një 21-vjeçar ka rrezikuar të mbytej në det teksa lahej, por fatmirësisht është pikasur në  kohë.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare të plazhit, në bashkëpunim me rojën e kullës të stacionuar në bregdet dhe disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, i kanë ardhur në ndihmë duke e shpëtuar nga mbytja.

Aktualisht ky shtetas, i identifikuar me inicialet F. M ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina luksoze, vila dhe toka/ SPAK kërkon “dritën jeshile”nga Gjykata e Posaçme për sekuestrimin e pasurive

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “dritën jeshile” për 7 raste të goditura nga operacioni “Forca e Ligjit”, në disa qytete të vendit.

Në një njoftim publik, SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme sekuestrimin e pasurive, siç janë vila, automjete luksoze dhe sipërfaqe të mëdha toke, që iu përkasin personazheve të njohur të botës së krimit.

Prokuroria e Posaçme, nga data 21.02.2020 deri me datën 24.02.2020 ka dërguar aktet për 7 (shtatë) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme :

Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër.

Automjeti, marka “Jeep”, vit i prodhimit 2008.

Automjet, marka “Audi A8”.

Vilë katërkatëshe e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Kompleksi “Golden Resort”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.

Karburanti “ALT OIL 2008”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.

Vilë dykatëshe, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 3280 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

LEXO EDHE:  “Santa Clausi” guximtar, noton me peshkaqenët/ Video

LEXO EDHE:  Shiste drogë nëpër shkolla/ Arrestohet 23 vjeçari

Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 398 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 561 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.

Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.

Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.

Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.

Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.

Automjeti tip “JEEP”, me ngjyrë të errët

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL i kërkoi deklarimin e pasurisë/ Avokati i Fatjon Lazes: S’ka asgjë, jeton me qera

Publikuar

-

Nga

Avokati i Fatjon Lazes ka reaguar në emër të klientit të tij pasi OFL i vuri ultimatum për plotësimin e formulatit për deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve.

Avokati Alban Qafa thotë se Fatjon Laze nga Elbasani nuk ka asnjë pasuri të disponueshme madje jeton me qera momentalisht. Ai shprehet se Laze do e plotësojë dhe do e dorëzojë brenda afatit të caktuar formularin e deklarimit të pasurisë.

Kujtojmë se Fatjon Laze u kap në vitin 2008 pasi kishte dërguar një pako me 1 kilogram heroinë në Lushnje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërcënoi kushëririn me armë/ Arrestohet 25 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar me 3 vite burg.
Në pranga është vënë shtetasi K. D., 25 vjeç banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë së Vlorës, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e tij, pasi ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me anë të vendimit të formës së prerë Nr. 532, datë 27.11.2018, e ka dënuar me 3 vite burg.

Ngjarja ka ndodhur në datën 20 mars 2017, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, ku 25-vjeçari dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, për motive pronësie.

LEXO EDHE:  “Santa Clausi” guximtar, noton me peshkaqenët/ Video

LEXO EDHE:  Shkodër/Mbytet në Kir turisti çek

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE