Connect with Us

Pasuri të dyshimta në Lezhë dhe Gjirin e Lalzit/ Olsi Komiçi dhe ONM kapin mat Kastriot Selitën

Kronika

Pasuri të dyshimta në Lezhë dhe Gjirin e Lalzit/ Olsi Komiçi dhe ONM kapin mat Kastriot Selitën

Publikuar

-

Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Kastriot Selita do të përballet sërish me Vettingun.

Selita u konfirmua në detyrë me  datë 18.6.2019  nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Olsi Komiçi kryesore, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi relatore.

Por, ONM, duke se nuk është pajtuar me vendimin e KPK dhe sot kanë dorëzuar rekomandimin për ankimim pranë Komisionerit Publik.

Në fakt gjyqtari Kastriot Selita e ka kaluar Vettingun me votën kundër të kryesuesit të trupës gjykuese Olsi Komicçi.

Në vendimin e përpiluar nga KPK zbardhen kundërshtitë e argumentuara të Komicçit.

“Unë cilësinë e anëtarit të trupit gjykues, kam votuar kundër vendimit të datës 18.6.2019 të marrë nga shumica e trupit gjykues, nëpërmjet të cilit është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit, z. Kastriot Selita, me detyrë gjyqtar/kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Kundërshtitë e mia në lidhje me vendimmarrjen e shumicës së trupit gjykues kanë të bëjnë me vlerësimin e kriterit të pasurisë dhe atë professional”, deklaron Komicçi.

Sipas tij, në bazë të pikës 3, nenit D, të Aneksit të Kushtetutës nuk identifikohet dhe nuk vërtetohet nga subjekti i rivlerësimit, pra nga Kastriot Selita, burimi i krijimit dhe ligjshmëria për shumën prej 2.900.000 lekësh, përfituar nga subjekti me aktmarrëveshjen e pjesëtimit të pasurisë bashkëshortore, datë 6.6.2006, miratuar me vendimin e datës 19.6.2006, “Faza e dytë e pjesëtimit”, e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, çka ka çuar në blerjen nga subjekti të apartamentit, ndodhur në Sh., Lezhë, me burime të paidentifikuara e, pra, të paligjshme financiare e për pasojë mungesën e burimeve të ligjshme financiare për blerjen e apartamentit në Gjirin e Lalzit sipas kontratës së sipërmarrjes të vitit 2012 dhe asaj të shitblerjes të vitit 2015.

LEXO EDHE:  Skandal/ Komisioni i Vettingut i përfshirë në pazare korruptive?

‘Për rrjedhojë, kemi të bëjmë me një balancë financiare negative në vitin 2006, kur kjo shumë deklarohet për herë të parë dhe në vitet kur kjo shumë është përdorur për të krijuar pasuri, konkretisht në vitet 2010 dhe 2011. Duke mos përsëritur shpjegimet dhe konkluzionet e dhëna si nga shumica e trupit gjykues, ashtu edhe nga subjekti i rivlerësimit, çka janë pasqyruar në vendim, jam kundër konkluzionit përfundimtar të shumicës së trupit gjykues se subjekti i rivlerësimit ka ofruar garanci të mjaftueshme për të përjashtuar çdo dyshim për paanshmërinë në gjykim,

Në lidhje me këtë konkluzion dhe me vendimmarrjen e shumicës së trupit gjykues, duke marrë në konsideratë edhe arsyetimin dhe konkluzionet e mia në lidhje me kriterin e pasurisë dhe atë profesional, konkretisht: për mungesë burimesh financiare të ligjshme dhe balancë financiare negative në vitet kur janë krijuar këto burime, si dhe kur janë kryer investimet me këto burime financiare, si dhe për cenimin e besimit të publikut për shkak të gjykimit në kushtet e konfliktit faktik dhe atij në dukje të interesit, jap votën time kundër, duke votuar për shkarkimin e subjektit të rivlerësimit, z. Kastriot Selita, me detyrë gjyqtar/kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, në bazë të pikave 3 dhe 5, të nenit 61, të ligjit nr. 84/2016”m ka argumentuar Komicçi.

Ky i fundit ka evidentuar dhe një sërë rastesh ku sipas tij gjyqtari Kastriot Selita ka qenë në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës së tij./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasje me armë zjarri në Elbasan/ Raportohet për të plagosur

Publikuar

-

Nga

policia zbardh ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku dy makina në lëvizje e sipër kanë hapur zjarr ndaj njëra tjetrës.

Nga informacionet paraprake, dyshohet së në dy makinat ka patur disa persona të armatosur.

Burimet bëjnë të ditur se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një 22 vjeçar, K.P.

LEXO EDHE:  Rama uron komisionin e Vettingut/ Shqipëria meriton drejtësi të pakorruptuar  

LEXO EDHE:  Probleme me pasurinë/ Shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur ‘Kongresi i Elbasanit’. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Gjyqtarja rrëzoi vendimin e Kushtetueses”/ Artan Hoxha tregon skenarin e lirimit të Indrit Dokles

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar “skenarin” e lirimit të anëtarit të bandës së Durrësit Indrit Dokle.

Sipas Hoxhës, gjyqtarja e Gjykatës së parë ka rrezuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila kishte vendosur burgim të përjetshëm për Doklen.

“Gjyqtarja e ka kaluar burgimin e përjetshëm në burg me 25 vjet. Indrit Dolke ka në burg që në vitin 2005, që nga ajo kohë ai ka bërë 15 vite burg nga dënimi me 25 vite.  Një gjyqtare e nivelit të parë nuk mund të rrëzojë një vendim që ka kaluar në gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese.Ajo ka vlerësuar që ky njeri ka përfituar nga amnistia për shkak të sjelljes së mirë. Avokati i personit ka shfrytëzuar hapsirat që kishte. Nga gjithë ky skenar, ishte një nga arritjet më të mëdha të qeverisë Berisha, arrestimi i bandës së Durrësit.Tani kanë dal ëtë gjithë vetëm ky kishte ngelur brenda”, tha Hoxha në studion e Opinion./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mjegulla e dendur në rrugë/ Përplasen dy makina në Korçë

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, dhe shkak dyshihet se është bërë mjegulla që krijon vështirësi në shikim.

Fatmirësisht nga aksidenti raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXO TE PLOTE