Connect with Us

Nga gjykata në KQZ tek Partia Demokratike/ Zbulohet pasuria e Çlirim Gjatës në postet shtetërore

Kronika

Nga gjykata në KQZ tek Partia Demokratike/ Zbulohet pasuria e Çlirim Gjatës në postet shtetërore

Publikuar

-

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, rezulton zyrtari më i varfër i selisë blu, të paktën gjatë kohës që ka qenë pjesë e institucioneve shtetërore.

Të dhënat e pasurisë së tij që ndodhen në ILDKPKI, iu përkasin viteve 2003 deri në 2008.

Por, që prej vitit 2008, nuk dihet se çfarë ka ndodhur me pasurinë e tij, pasi duke mos qenë më institucione shtetëtore nuk e ka të deklaruar.

Pas largimit nga KQZ, Gjata ka ushtruar profesionin e avokatit dhe sot njihet si avokati i PD.

Gjata, një nga zërat më debatues për çështjet e drejtësisë, i ka dorëzuar funksionet shterore, me të ardhura vetëm nga paga e tij dhe e bashkëshortes.

Në vitin 2003, kur ai ka qenë në Gjykatën e Lartë ai ka deklaruar një apartament të përfituar nga privatizimi, ndërsa në vitin 2004 deklaron një depozitë bankare, 3 000 dollarë si dhe një autoveturë tip Ford Fiesta, 100 000 lekë.

Ndërsa në vitin 2005 kur ka kaluar në KQZ, nuk deklaron shtim të pasurisë së patundshme, ndërsa në vitin 2008 pas largimit nga KQZ, ka deklaruar se ka shitur apartamentin me siprfaqe 75 m2, në vlerën 62 500 euro.

Gjyqtar apo anëtar KQZ, kaq të varfër nuk gjejmë në ditët e sotme, por edhe profesioni i avokatit të cilin e ushtron sot Gjata, nuk është se të lë pa pasuri.

Më poshtë po sjellim e deklaruar nga Çlirim Gjata, në kohën që ai ishte pjesë e institucioneve shtetërore.

Viti 2003

Shtëpi banimi,apartament, përfituar nga privatizimi.

Paga mujore nga Gjykata e Lartë, 595 017 lekë.

LEXO EDHE:  Arta Marku ndez debatin/ Gjata-Ngjelës: Kujdes me fyerjet

Viti 2004

Depozitë bankare, 3 000 dollarë.

Një autoveturë tip Ford Fiesta, 100 000 lekë.

Paga nga Gjykata e Lartë, 1 158 948 lekë.

Elinda Gjata, të ardhura nga spitali Obstetrik Gjinokologjik, 252 000 lekë.

Viti 2005

Të ardhura si anëtar i KQZ, 2 195 800 lekë.

Të ardhura nga fakulteti juridik Luarasi, 94 000 lekë.

Të ardhura nga shkolla e magjistraturës, 18 010 lekë.

Bashkëshortja Elinda Gjata, të ardhura nga spitali Obstetrik Gjinokologjik, 422 270 lekë.

Viti 2006

Paga nga KQZ, 1 928 720 lekë.

Bashkëshortja Elinda Gjata, të ardhura nga spitali Obstetrik Gjinokologjik, 570 780 lekë.

Kredi për blerjen e një automjeti, 300 euro pagesë në muaj.

Viti 2007

Paga në KQZ, 1 971783 lekë.

Paga si pedagog në fakultetin juridik, Luarasi, 60 300 lekë.

Bashkëshortja Elinda Gjata, të ardhura nga spitali Obstetrik Gjinokologjik, 415 720 lekë.

Viti 2008 (Deklarata vjetore )

Paga si ish kryetar i KQZ, 300 000 lekë.

Paga e bashkëshortes si pedagoge tek fakulteti i infermierisë, 100 000 lekë.

Viti 2008 (Deklarata pas largimit)

Pakësim i pasurisë së paluajtshme, shitur apartamenti me sip 75 m2, 2+1, në vlerën 62 500 euro.

Paga si kryetar i KQZ, -së, 2 416 950 lekë.

Paga si pedagog në UET, 500 euro.

Paga për 9 muaj si pedagog i jashtëm fakultetin juridik, Luarasi, 243 000 lekë.

Bashkëshortja Elinda Gjata, të ardhura nga spitali Obstetrik Gjinokologjik, 342 000 lekë.

Paga e bashkëshortes si pedagoge tek fakulteti i infermierisë, 198 000 lekë.

Kredi bankare 9 837 euro./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosja me armë zjarri në Vlorë/ Shoqërohen disa persona

Publikuar

-

Nga

Dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri mbrëmë në Vlorë.  Ngjarja ndodhi rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” , ku shënjestër e plumbave ishin Nikollaq Çepaj, 36 vjeç, dhe Ronald Çepaj, 27 vjeç, të dy kunetër.

Nikollaq Çepaj ishte i martuar me motrën e Ronaldit dhe kishte marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij, ndërsa kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.

Siç u raportua dhe dje, autori kishte hyrë në lokal dhe kishte qëlluar në drejtim të Nikollaq Çepajt, ndërsa i plagosur aksidentalisht ka mbetur dhe kunati i tij.

Nikollaq Çepaj ishte arrestuar në qershor të vitit 2018, pasi akuzohej si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit Eraldo Lazaj, brenda një lokali, në lagjen “Pavarësia”, të qytetit bregdetar, ndërsa 3 ditë më parë kishte fituar lirinë.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës, pasi ka marrë 5 plumba, 1 prej të cilëve në kokë, ndërsa kunati i tij ndodhet në spitalin e Vlorës, ku thuhet se ka marrë 2 plumba në të njëjtën këmbë.

LEXO EDHE:  Çlirim Gjata: Kodi Penal tregon përralla

LEXO EDHE:  Arta Marku ndez debatin/ Gjata-Ngjelës: Kujdes me fyerjet

Ndërkaq, Lidhur me këtë ngjarje Ballkan ëeb, raporton se policia ka shoqëruar disa përsona.

Prishja e pazareve të drogës ose hakmarrje janë dy pistat ku po hetohet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U shpallën “Non Grata” tre ditë më parë/ Diplomatët iranianë largohen nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Dëbohen nga Shqipëria dy diplomatët iranianë që u shpallën “Non Grata” 3 ditë më parë.

Diplomatët Mohamad Ali Arz Peimanemati dhe Sejed Ahmad Hoseini Alast janë larguar sot nga Shqipëria dhe janë dërguar drejt Iranit.

Ministria e Jashtme deklaroi se iranianët ka kanë zhvilluar në vendin tonë, veprimtari që nuk përputhej me statusin e tyre diplomatik.

Ata dyshohet se kishin organizuar akte terroriste në Shqipëri, në bashkëpunim me gjeneralin e vrarë Kasem Sulejmanin.

LEXO EDHE:  Çlirim Gjata: Kodi Penal tregon përralla

LEXO EDHE:  Pr.ligji për magjistratët/ Juristi i njohur “nxjerr zbuluar” mazhorancën, tregon shkeljet e rënda

Ndërkohë kujtojmë se ka shkuar në 4 numri i diplomatëve iranianë të dëbuar nga vendi jonë, pasi në vitin 2018 ambasadori Golamhosein Mohamadnia dhe përfaqësuesi i tij u shpallën “Non Grata” për të njëjtën arsye./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Ka marrë 5 plumba”/ Mjekët flasin për të plagosurit në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Pas atentatit të mbrëmjes së sotme, mjekët kanë folur rreth dy të plagosurve Nikollaq dhe Roland Çepaj.

Mjekët kanë treguar për mediat se Roland Çepaj ka marrë dy plumba në të dyja këmbët, ndërsa 36-vjeçari Nikollaq Çepaj ka marrë 5 plumba në kokë dhe në trup.

Ata thonë se 36-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe tashmë ndodhet në spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Nikollaq Çepaj, i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu, dyshohet se ka qenë shënjestër e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në rrugën Transballkanike.

LEXO EDHE:  Denoncimi i fortë i Çlirim Gjatës/ “ Edi Rama po pastron 40 milionë euro tek Astiri”

LEXO EDHE:  Pr.ligji për magjistratët/ Juristi i njohur “nxjerr zbuluar” mazhorancën, tregon shkeljet e rënda

Rreth dy orë pas të shtënave, në aksin Vlorë-Fier, në një rrugë dytësore, u gjet një makinë tip “Benz” e djegur dhe brenda saj një armë kallashnikov.

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij atentati, me dy të plagosur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE