LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Edhe në minorancë edhe arrogant i pacipë”/ Aktori i njohur i përgjigjet Ramës: “Ç'shtet drejton ti?”

24 Korrik 2019, 19:56, Politikë CNA
“Edhe në minorancë edhe arrogant i pacipë”/ Aktori i

Kryeministri Edi Rama, i ka konsideruar si minorancë, aktorët të cilët kanë dalë kundër shembjes së Teatrit Kombëtarë.

Lidhur me këto deklaratë të kreut të qeverisë , ka reaguar një prej emrave më të njohur të Teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Naun Shundi.

Sipas Shundit, Rama është i humbur përballë artistëve, ndërsa i drejton pyetjen se ?çfarë shteti dhe qeverie drejton ti kur forcat e policisë keqtratjonë artistët?!?

Reagimi i plotë

?Edhe në minorancë edhe arrogant i pacipë.

Në prononcimin e sotëm, kryeministri Rama e cilësoi lëvizjen për mbrojtjen e teatrit si pakicë. Dhe vazhdoi duke thënë se ka respekt për ne.
Po të përrgjigjem zoti kryeminsitër, që unë nuk  kam pikë respekti për ty.

Cfarë shteti dhe qeverie drejton ti kur forcat e policisë keqtratjonë artistët ?!  Cfarë  qeverie drejton ti  kur akoma nuk ke arritur ta kuptosh se je ti minorancë dhe jo NE.

Minorancat nuk përcaktohen thjesht vetëm nga numrat, por, në radhë të parë nga vletrat.

Në të dyja rastet, je i humbur përball nesh. Je edhe në minonrancë edhe pa vlerë?, shprehet Shundi në reagimin e tij./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga