LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Doli në përgjimet e Babales/ Gentjan Osmani flet për CNA.al

24 Korrik 2019, 17:44, Aktualitet CNA
Doli në përgjimet e Babales/ Gentjan Osmani flet për CNA.al

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, dorezoi sot në Kolegjin e Posacme të, Apelimit një CD që, sipas tij, tregon përfshirjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gentjan Osmani, në një komunikim me Alfred Alizotin.

PD e akuzon prokurorin Osmani se është vënë në shërbim të kryeministrit Edi Rama dhe ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, në veprimtari inkriminuese.

Lidhur mbi këto akuza, CNA.al, kontaktoi prokurorin Osmani i cili tha se përgjimet janë pjesë e dosjes dhe se në bisedë nuk ka asgjë miqësore, ndryshe nga sa pretendon PD.

?Përgjimet janë pjesë e dosjes dhe personat, të pandehurit, janë marrë prej rreth 3-4 muajsh. Dmth që kur jam njohur me materialet e çështjes, pjesë e dosjes së përgjimeve. Në mënyrë absolute nuk ka asgjë miqësore, madje nëse do i referoheshim bisedave të më poshtme që janë bërë me personin, ne aty dhe shahemi me një fjalor aspak të përshtatshëm. Biseda ime është vetëm kjo që është transmetuar dhe unë kam qen në dijeni të personit që po më merr në telefon.?

I pyetur nëse i frikësohet ndonjë shkarkimi të mundshëm, prokurori tha se beson në shqyrtimin objektiv të provave që do të bëjë komisioni.

?Jo absulutisht nuk i frikësohem ndonjë shkarkimi. Besoj në shqyrtimin objektiv të provave që do të bëjë Komisioni.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga