Connect with Us

“Ta doje aq shumë Shqipërinë, nuk jetoje jashtë”/ Alketa Vejsiu i kthen përgjigjen epike komentueses

Aktualitet

“Ta doje aq shumë Shqipërinë, nuk jetoje jashtë”/ Alketa Vejsiu i kthen përgjigjen epike komentueses

Publikuar

-

Së fundmi moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka qënë në qëndër të vëmendjes me postimet e saj në Instagram. Ajo ka publikuar një video ku shihet bregdeti shqiptar.

“Shqipëria, bukuroshja e Mesdheut, toka që aq shumë dua”,shkruante pranë videos moderatorja, mirëpo të shumtë kanë qenë komentuesit që i janë kthyer kundra.

“Ta doje aq shumë ti nuk jetoje për aq vite jashtë. Apo të lindje fëmijët jashtë, apo të bëje pushimet jashtë. Mjaft me këto skena se bëheni pak si shume hipokrite,”, i shkruan fansja, ndërkohë që Alketa i kthen përgjigje menjëherë.“Unë jetoj në Shqipëri Albaaaaaaaaa! S’kam jetuar kurrë jashtë”, ja kthen Alketa duke i mbyllur gojën një herë e mirë.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet/ Tritan Kalo propozon mospasjen e “veseve” kriter bazë për pranimin e kandidatëve

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet/ Tritan Kalo propozon mospasjen e “veseve” kriter bazë për pranimin e kandidatëve

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka reaguar sërish në rrjetet social, por këtë herë duke e zhvendosur vëmendjen nga politika.

Me tone ironike, Kalo shkruan se kriter për pranimin e kandidatëve, të majtë apo të djathtë, përpos testeve për drogë, alkool, bixhoz, emrat e tre shokëve të gjimnazit, dëshmi penaliteti duhet të jetë dhe mospasja e veseve si si Mitomania, Kleptomania, Koprolalia.



Pra, duhet së pari të tregojnë xhepat e tyre e të pastrojnë “biografinë” nga veset e mësipërme, pastaj të kandidojnë. Por sipas Kalos vështirë që të “fitosh një dëshmi të besueshme të virgjërisë politike” prej këtyre idividëve, që vetëm të tillë nuk janë treguar.

“KOHË KOVIDIANE….KUJDES dhe PËRKUJDES ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse Sars-Cov2/Covid-19 është i pranishëm kudo dhe rreziku i infektimit prej tij mjaft i lartë.…KJO DUHET TË MBETET KRYEFJALA e këtyre muajve….Keni kurdoherë besim në mirëkuptimin dhe mbështetjen tonë…..Mqse u yshta nga lajmet e kësaj mbrëmje të 12 Gushtit 2020, doja të bëja një SUGJERIM nga eksperienca jetësore e profesionale e këtyre 30 viteve të pas 31 Marsit 1991….Në këtë fushatë parazgjedhore, përpos testeve të propozuara për Drogë, Alkool, Bixhoz, emrat e Tre shokëve të Gjimnazit apo Universitetit, Anëtarësinë në PPSH, Bashkpunues i Sigurimit të Shtetit, Dëshmi penaliteti për brënda e jashtë vendit, etj., a duhen përfshirë edhe TESTET e mospasjes së veseve të mirëevidentuara e ulëritëse të POLITIQENËRVE tanë të “DEMON-KRACISË” si Mitomania, Kleptomania, Koprolalia apo ai i “gëlltitjes së një luge çorbe të qelbur nga Shërbimet e huaja”, në KRITERET BAZË për pranimin e kandidatëve të Djathtë apo të Majtë në “Parla-pa-mentin tonë Demon-kratik”?!?!…. BANORËT e Rolling Hills, të Vilave në Gjrin e Lalzit apo të Blloqeve të tjera me vila qindra-mijra eurosh përrreth Tiranës a në Bregdet, DUHET së pari të tregojnë xhepat e tyre e të pastrojnë “biografinë e tyre” nga veset e mësipërme….Vështirë që të “fitosh një dëshmi të besueshme të VIRGJËRISË POLITIKE” prej këtyre idividëve, që vetëm të tillë NUKU janë treguar ndërkohë, SORRY!….Unë vetë NUKU kam as më të voglën dromëz besimi…..Quos vadis Shqipëria ime!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pompeo “godet” Kinën/ Armik më i vështirë sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë

Publikuar

-

Nga

Pompeo "godet" Kinën/ Armik më i vështirë sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën në Pragë se fuqia ekonomike globale e Kinës e bën këtë vend komunist në disa kuptime një armik më të vështirë për t’u kundërshtuar sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë.

Zoti Pompeo u bëri thirrje vendeve kudo në Evropë që të bashkohen kundër Partisë Komuniste Kineze, për të cilën ai tha se përdor fuqinë ekonomike për të ushtruar ndikimin e saj në të gjithë botën.

“Ajo që po ndodh tani nuk është Lufta e Ftohtë Numër 2,” tha zoti Pompeo në një fjalim para senatit çek. “Sfida për t’i rezistuar kërcënimit të Partisë Komuniste Kineze është në disa kuptime shumë më e vështirë”.

“PKK është futur në ekonomitë tona, në politikat dhe në shoqëritë tona në mënyra që Bashkimi Sovjetik nuk mund ta bënte dot”.

Referenca për Luftën e Ftohtë vjen pas komenteve të bëra nga ambasadori i Kinës në Londër muajin e kaluar, i cili paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të luftojnë me Pekinin në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane të nëntorit.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë përkeqësuar me shpejtësi këtë vit për një varg çështjesh, përfshirë trajtimin e koronavirusit nga Pekini; çështjen e prodhuesit të pajisjeve të telekomit Huawei; pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës së Jugut; dhe masat shtrënguese të Pekinit në Hong Kong.



Vizita e zotit Pompeo në Republikën Çeke, ish-pjesë e bllokut sovjetik deri në vitin 1989, shënon ndalesën e tij të parë të një turneu në Evropën Qendrore, për të diskutuar mbi sigurinë në fushën e kibernetikës dhe të energjisë.

LEXO EDHE:  Grafiku/ Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria kap shifra rekord

LEXO EDHE:  “Çamët e Dibrës” revoltohen nga marrveshja e detit!

Ai shfrytëzoi këtë rast për të kritikuar ndikimin rus dhe kinez duke lavdëruar zyrtarët çekë për qëndresën e tyre ndaj Pekinit vitin e kaluar. Zoti Pompeo përmendi përpjekjet e Republikës Çeke për të vendosur standarde sigurie në procesin e zhvillimit të rrjeteve 5G të telekomunikimit, pas paralajmërimeve të një enti qeveritar kundër përdorimit të pajisjeve të prodhuara nga Huawei i Kinës.

Në muajin maj, Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Andrej Babis nënshkruan një deklaratë mbi sigurinë e rrjeteve 5G, por vendi nuk ka marrë një vendim të prerë për të ndaluar blerjen e teknologjisë së firmës Huawei. Presidenti çek Milos Zeman ka bërë thirrje për lidhje më të ngushta me Kinën.

Zoti Pompeo tha se disa vendeve të Evropës do t’u duhet një kohë më e gjatë që të ndërgjegjësohen për kërcënimet, por tani ekziston një momentum pozitiv.

“Batica është kthyer (në Shtetet e Bashkuara), po ashtu siç e shoh edhe këtu në Evropë. Perëndimi po fiton, mos lejoni njeri që t’ju thotë se Perëndimi është në rënie,” tha ai.

“Ne kemi detyrimin t’u flasim njerëzve tanë qartë, hapur dhe pa frikë. Ne duhet të ndeshemi me guxim me çështjet komplekse dhe duhet ta bëjmë këtë së bashku,” tha ai./ VOA

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin

Publikuar

-

Nga

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet në Shqipëri pritet të ndryshojë emrin.

Bëhet fjalë për qytetin e Sarandës, ndërsa ideja është hedhur nga një grup intelektualësh, të cilët kërkojnë ti rikthejnë emrin që ka mbajtur në lashtësi “Onhezmi”.

Nisma është përkrahur edhe nga disa banorë të cilët nuk kanë nguruar të shprehin qëndrimin e tyre pro në rrjetet sociale.
Emri sipas latinishtes mund të ketë dy kuptime, Onhezi ishte një erë juglindore e cila frynte dhe lehtësonte udhëtimet me varka e anije dhe kuptimi i dytë është se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas.



Gjatë pushtimit italian, Saranda është quajtur për pak kohë “Porto Eda”, për nder të vajzës së madhe të Benito Mussolinit.

LEXO EDHE:  Gjermania mbështet Shqipërinë drejt BE-së/ Shqiptarët të mendohen mirë kur votojnë

LEXO EDHE:  Makinat e Google në Shqipëri/ Së shpejti rrugët shqiptare, 360 gradë në shërbimin Street View

Saranda do të thohë “40” në gjuhën greke, emër që e ka marrë nga manastiri i “40 shenjtorëve” në kodrën mbi qytet.

Kujtojmë që pak ditë më parë Këshilli Bashkiak i “Urës Vajgurore” votoi unanimisht pro ndryshimit të emrit për qytetin që tashmë quhet Dimal, si emri ilir i qytetit antik që ndodhet në atë zonë. Pritet të shohim nëse ky ndryshim do të ndodhë edhe për Sarandën./CNA.al

LEXO TE PLOTE