Connect with Us

Rama pranon dështimin me zgjedhjet/ “Kemi bërë gabime”

Aktualitet

Rama pranon dështimin me zgjedhjet/ “Kemi bërë gabime”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste duke vlerësuar zgjedhjet e 30 Qershorit si një moment historik për Shqipërinë.

Ai vlerësoi rolin e ndërkombëtarëve që u kanë dhënë mbështetje, por pranoi se kanë patur edhe gabime nga ana e tyre.

“Tani është radha jonë për t’u përulur, për të investuar më shumë me mish e me shpirt në shërbim të tyre, qoftë në nivelin qëndror dhe vendor.

Ne nuk është se fituam një betejë të radhës për mandatin e ardhshëm, por qytetaria fitoi për gjitmonë luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve.

Sepse Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, parti molotovësh dhe bojkot zgjedhjesh. Ata që e ndërmorën këtë aventurë e pësuan jo vetëm për vete por edhe për të gjithë ata që vijën pas. Por ne nga ana jonë është shumë e rëndësishme që ta ngulisim thellë në mendjen tonë se nuk fituam nga që kemi bërë vetëm punë shumë të mira.

LEXO EDHE:  “Duhen ndëshkuar me votë proteste!”/ Topalli thirrje qytetarëve: Tre kryetarët e korruptuar duhen larguar

Nuk fituam sepse kemi bërë aq sa mjafton. Sepse ne nuk kemi bërë vetëm punë të mira dhe shumë të mira, por kemi bërë edhe punë që më mirë të mos i kishim bërë fare. I kemi bërë gabim, madje edhe keq./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Pilotët e vdekjes shuajnë një familje”/ Gazetari bën thirrjen urgjente

Publikuar

-

Nga

Përplasen tre automjete në autostradë/ Merr flakë njëri prej tyre

Gazetari Arsen Rusta ka reaguar me tone mjaft të forta sot, pas aksidentit tragjik në Vlorë, i cili i mori jetën katër anëtarëve të një familje.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari i drejton një mesazh mjaft të fortë Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa kërkon që të ashpërsohet ligji, duke i cilësuar vrasjet nga aksidentet si “vrasje me dashje”.

Gazetari Rusta thekson se nëse “Policia e Shtetit nuk kalon me planin B të ndëshkimit ekstrem këta xhama zinjtë do marrin para kë ti dalë”.

Po ashtu, ai shkruan se nëse nuk ka një reflektim nga politika, atëherë këta të fundit po bëjnë biznes me vdekjen.

Vrasje me dashje!!!!

Por shteti hesht! Deputetet propozimin e ligjit të ish ministrit Saimir Tahiri e refuzuan.

Pilotët e vdekjes shuajnë një familje.

Hape rrugën se do kaloj unë laci.

O ti gjak prishur nga droga e alkooli, si mundesh të vrasësh dy fëmijë e prindrit e tyre se do të shfrysh epshet e shpejtësisë.

Po ata që tolerojnë këto krime!!!

Nëse policia e shtetit nuk kalon me planin B të ndëshkimit ekstrem këta xhama zinjtë do marrin para kë ti dalë.

E mendoni pak??? Fëmijët që i terrorizojnë lacat rrugëve.

Dështuat dhe dështuam!!! Makina e familjes është goditur nga pas dhe vdiqën.

Ndërsa të rinjtë e shpejtësisë po trajtohen me kujdes në salla spitalore dhe me kushte.

A ju dhimbsen ata fëmijë dhe ajo familje e pafaj!!!

Nëse PO, urgjent edhe 1 javë sa është parlament. Kthejeni në vrasje dhe dënim kapital. Shiheni pastaj rezultatin

Nëse Jo, ju bëni biznes me vdekjen.”-shkruan Arsen Rusta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjedia në Vlorë/ Zbulohen emrat e viktimave, mes tyre dhe fëmijë

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë në lidhje me aksidentin tragjik, që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarë të një familje.

Sipas policisë, viktimat janë: Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeçe. Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Ndërkohë, po marrin mjekim në spital tre persona të tjerë që po udhëtonin me mjetin  “Audi” , Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi. Këta të fundit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Skema korruptive e koncesionit të inceneratorëve/ Rama shënon “autogol”, deklarata që “fundos” kryeministrin dhe kryebashkiakun
LEXO EDHE:  Covid-19 bëri atë që nuk mundi opozita/ Pandemia ndali arrogancën e Ramës

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Thellohet bilanci i viktimave në Vlorë/ Aksidenti shuan një familje të tërë

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fundjavat e mallkuara apo çdo ditë e mallkuar?/ Tre faktorët që po vrasin shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Shkodër-Koplik/ Përplasen dy makina

Nga Leonard Olli

Të udhëtuarit në Shqipëri është shndërruar me kohë jo vetëm në stres të paimagjimueshëm, por mbi të gjitha në një front lufte. Numri i jetëve të humbura dhe plagosjeve me dëmtime të rënda fizike, në shumë raste edhe të përhershme është në rritje të frikshme. Kjo është prova e qartë se institucionet përgjegjëse, civile apo me uniformë kanë dështuar totalisht në detyrën e tyre.

Nga ana tjetër pushteti politik rilindist e vetmja “masë” që ka marrë është ashpërsimi i ndëshkimit ligjor, i cili qartazi duket që nuk jep rezultate. Përkundrazi, efektet kanë qenë më së shumti negative, pasi i kanë hapur rrugë pa fund praktikave korruptive aktive apo pasive ose thjesht mbushin arkën e shpuar nga korrupsioni të shtetit shqiptar.

      Leonard Olli

Ka shumë arsye për këtë situatë ku ndodhet vendi ynë sot, i pari ndoshta në Europë për humbje jetësh në asfalt, por personalisht do të veçoja tre faktorë kryesorë.

Infrastruktura rrugore jashtë çdo parametri, shteti selektiv dhe përdoruesit e mjeteve.

Sa për infrastrukturën rrugore nuk po zgjatem shumë pasi është e dukshme për këdo përdorues mjeti që është jashtë çdo standardi në konceptin në terren e sinjalistikë. Mungesa e sinjalistikës horizontale, vertikale apo ajo për ndriçim gjatë natës është më ditë të hallit. Pa folur për kalime, nënkalime, mbikalime, daljen e rrugëve dytësore në rrugë kryesore apo në autostradë, të cilat janë nën nivelet e rrugëve të Perandorisë Romake.

Nëse dikush beson se është ekzagjerim do të gjejë një foto ilustruese nga mënyra si është lënë qarkullimi në rrugën që të fut nga aeroporti Nënë Tereza në autostradë drejt Tiranës dhe nga rruga dytësore, me orientim drejt Durrësit.

Shumëkush ka kaluar dhe e ka mëse të qartë për katrahurën vrasëse të atij segmenti. Dhe kur kjo ndodh në kryeqendrën nga ku kalojnë edhe vetë shtetarët dhe kryeshtetari, imagjinoni se çfarë ndodh në gjithë pjesën tjetër të territorit.

Mund të sjellim shembuj pa fund, por nuk ka nevojë sepse të gjithë i dinë, thjesht askush nuk është i interesuar që të paktën për këtë rast të bëhemi si fqinjët tanë se për vende të tjera do të duhen mijëvjeçarë!

Përdoruesit e mjetit me apo dashjen e tyre janë përgjegjës dhe fajtorë për aksidentet që shkaktojnë pasi kur ato ndodhen në ato pak segmente që plotësojnë kriteret, kjo është provë për këtë fakt. Edhe këtu mund të ketë argumenta pro dhe kundër, por përgjegjësia nuk shmanget. Ka me dhjetëra përdorues mjetesh e sidomos nga rinjtë drejtojnë shumë rrezikshëm dhe në shkelje flagrante të Kodit Rrugor.

Por, jo në pak raste kjo lidhet me atë që e kam cilësuar ‘shtet selektiv’.

Shteti sipas statistikave që i gjeni bashkangjitur edhe pse ka ashpërsuar masat ndëshkuese dhe vetë ndëshkimet në terren, prapë nuk ka mundur të përmirësojë situatën. Kjo është prova kokëfortë që ndëshkimi nuk vlen një grosh, nëse nuk shoqërohet me ndërgjegjësimin dhe parandalimin. Por këto dy elementë do të ulnin ndjeshëm praktikat korruptive dhe ‘përzgjedhjen’ e të ndëshkuarve. Dhe ky është problem!

“Të fortët” që shkelin Kodin Rrugor, nuk kanë problem të darovisin policët rrugorë dhe pse janë miq me shefat e tyre. E ky fakt bën jo vetëm ata por edhe të tjerë të ndjehen të pacenueshëm, ndërkohë që të vdekshmit e tjerë janë dëshmi e “zbatimit” super rigoroz të ligjit, madje deri në ekstreme. Është për të qeshur e për të qarë kur shikon se ndërsa patrulla e fshehur pas ferrave ka ndalur dikë për tejkalim shpejtësie e po i merr shpirtin, kur aty pari kalon makina superluksoze, me xhama të errët me shpejtësi skëterrë dhe të gjithë bëjnë sikur nuk panë gjë. Nga statistikat rezulton se shumë aksidente shkaktohen nga parakalimet e paligjshme dhe është e saktë.

LEXO EDHE:  Austria mban raundin e dytë të zgjedhjeve për president

LEXO EDHE:  Taksa për Rrugën e Kombit/ Rama: E ka zanafillën në vitin 2010  

Por çfarë ndodh realisht në rrugë. Po të referosh segmentin Librazhd-Përrenjas konstaton që është një aks nacional, I vetmi që lidh pjesën tjetër të vendit me doganën e Qafë Thanës apo pikat e tjera doganore të Korçës dhe zonave kufitare të këtij qarku. Mjetet e rënda transportuese, por edhe shumë të gjata janë në lëvizje të vazhdueshme në këtë aks, që sigurisht jo vetëm që nuk përmbush asnjë kriter që duhet të ketë një rrugë nacionale me këtë fluks lëvizjeje, por ku mungojnë edhe gjithë elementët e përmendur më lart.

Kushdo që udhëton në atë aks e di mirë se një apo dy automjete të tilla krijojnë një radhë autoveturash qindra metra të gjatë. Dhe nëse një drejtues mjeti tenton të parakalojë pas minutash të tëra pritjeje, në ato pjesë të rrugës që kanë fushëpamje, por që përdreq, nuk lejohet të parakalosh, aty të fshehur rrinë rrugorë dhe e ndalojnë, formalisht me të drejtë.

Pse e them formalisht. Sepse prezenca e tyre në vende të tilla dëshmon për faktin se ata e dinë shumë mirë se ku do të ndodhë shkelja, ndryshe nuk shpjegohet fakti që rrinë gjithmonë në në atë pjesë të rrugës dhe jo në pjesë të tjera. Pra, normalisht në raste të ngjashme do të duhej të krijoheshin masa parandaluese jo pritëse për shkelje. Së dyti, nëse realisht do të donin të gjithë që të normalizimin qarkullimin, pse mos ketë praktika ndihmëse në ato pjesë ku rruga e lejon që të ndalen automjetet e tonazhit të lartë deri sa të kalojnë autoveturat, të cilat janë bllokuar për kilometra të tëra pas tyre dhe kur jo rrallë mund të kenë edhe urgjenca. Si ky segment ka me dhjetëra gjithë territorin, si në rrugën Mat-Dibër, atë të Kolonjës, Përmet-Teplenë, gjithandej.

Për asnjë moment nuk dua të justifikojnë asnjë shkelje të Kodit, qoftë edhe në këto rrethana, por që të shpëtojmë jetë njerëzish duhet kuptuar natyra njerëzore dhe stresi i çdo drejtuesi mjeti, se për kët janë ekspertët.

Shteti është organ rregullator e normues së pari, pastaj si mekanizëm ndëshkues. Shumë mirë në këtë periudhë të vitit, mund të normohej lëvizja në akse të tilla e lëvizjeve të mjeteve të rënda në orë që nuk pengojnë trafikun ose edhe ndalimin e qarkullimit në fundjavë të paktën në një periudhë të caktuar të verës kur fluksi i lëvizjes është maksimal.

Ka shumë elementë për të diskutuar e që duhen të bëhen nga ekspertë të mirëfilltë, e ne kemi shumë të tillë, por çështja është që duhet të dëgjohen e jo të shpërfillen si edhe në fusha të tjera. Edukim dhe ndërgjegjësim, parametra rrugorë e pastaj ndëshkim. Kjo duhet të jetë radha e punës. Përndryshe, “Lufta e asfaltit” do të vijojë me viktima e dhimbje pa fund.

LEXO TE PLOTE