Aktualitet
Paketa anti shpifje premisa për censurë dhe auto-censurë

Dy projektligje kundër Fake News në portalet dhe median on line u miratuan ditët e fundit nga qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama.
Në shtator, me rifillimin e punimeve të Parlamentit pas pushimeve të gushtit, pritet që ato të votohen apo të rrëzohen nga deputetët. Sipas qeverisë dy projektligjet në fjalë, të njohura si “Paketa anti shpifje” janë një përpjekje për të luftuar ” epideminë e Fake News – lajmeve të rreme-, për të mbrojtur fëmijët nga abuzimet on line, për të forcuar Autoritetin e Mediave Audio- Vizuale, (AMA).”
Paketa ligjore në fjalë është kritikuar ashpër nga gazetarë, shoqata të tyre dhe ato të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në një deklaratë publike të hartuar prej 10 syresh kjo paketë cilësohet si “Paketa ligjore e censurimit, e vendosjes së kontrollit administrativ mbi median on line”. 10 shoqatat kanë ngritur alarm publik alarm për cënimin serioz të lirisë së shprehjes nëse Parlamenti e miraton dhe i bëjnë thirrje deputetëve që në shtator të votojnë kundër.
Për opozitën jashtë parlamentit, të kryesuatr nga PD, me Paketën anti-shpifje qeveria Rama synon “të kontrollojë, gjobisë , mbyllë portalet kritike ndaj qeverisë”.
Aleksandër Çipa, analist e pavarur në Tiranë dhe kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, që ka firmosur deklaratën kundër paketës antishpifje paraqet për radion DW arsyet e kundërshtimit.
” Dy projektligjet, që ndryshojnë ligjet aktuale për AMA dhe AKEP, nuk janë hartuar pas një konsultimi / diskutiumi me grupet e interest. AMA dhe AKEP janë dy institucione publike, administrative që zgjidhen nga pushteti politik dhe nuk mund të bëhen garante të lirisë së mediave on line. Gjobat janë të papërballueshme nga gazetarët dhe redaktorët e mediave on line- gjë që krijon të gjitha premisat për censurë dhe auto censurë,” thotë Aleksandër Çipa .
Nga ana tjetër ekipet e AMA dhe AKEP, që do të gjykojnë publikimin ose jo të Fake News apo shpifjeve në median on line janë pjesë e këtyre institucioneve, “të zgjedhura dhe mbajtura nën ndikim nga politika ose grupet e mëdha financiare që flirtojnë me politikën e qeverisë” thekson ai.
Kristina Voko , kryeredaktorja e BIRN – Albania, organizatës mediatike, pjesëmarrëse në deklaratën publike kundër paketës anti-shpifje” thotë për DW, se „ më tepër se të luftojë Fake News dhe shpifjen qeveria synon të ngrejë një mekanizëm censure dhe kontrolli mbi mediat on line”.
“Në Europë, me përjashtimn të Rusisë asnjë vend nuk përdor institucione administrative si AMA për të rregulluar përmbajtjen e mediave on line. Gjobat janë dragoniane dhe shtyjnë gazetarët drejt auto-censurës dhe anashkalojnë ose i mbivendosen rolit të gjykatave. BIRN mendon se dy projektligjet janë një atentat ndaj lirisë së shprehjes dhe medias” thekson Kristina Voko.
Drejtuesja e ” Komitetit të Helsinkit” Erida Skëndaj në blogun e saj vë në dukje, se ” AMA nuk ka garanci për të qenë një institucion i pavarur politikisht pasi formula aktuale e përbërjes së saj është në favor të maxhoranxës socialiste”.
Paketa ligjore anti-shpifje është hartuar në konsultim me OSBE dhe BE. Përfaqësuesi për lirinë e medias në OSBE, Harlem Desir, në analizën ligjore të dy projektligjeve të bërë publike prej tij vë në dukje, se ” paketa ligjore anti shpifje ka nevojë për përmirësime të mëtejshme”
” AMA, si rregullatori medias audio- vizuale në Shqipëri nuk duhet të zëvendësojë gjykatat e pavarura ose mekanizmat vetë rregulluese për lirinë e shprehjes, të bllokojë përmbajtjen e publikimeve on line, të vendosë gjobat apo të përcaktojë modalitetet e së drejtës për përgjigje” vë në dukje analiza ligjore e OSBE.
Dy projektligjet po shqyrtohen edhe nga BE. Ambasadori i Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, deklaroi se ” BE po i shqyrton së bashku me partnerë të tjerë ndërkombëtarë” .
Dhjetë organizatat e gazetarëve dhe të të drejtave të njeriut i janë adresuar BE dhe OSBE për të kërkuar që të marrin parasysh objeksionet dhe komentet e tyre ndaj dy projektligjeve. Ato kërkojnë që kopetencat në luftën kundër Fake News dhe shpifjeve t’i marrin institucionet vetërregulluese që duhet të ngrihen nga komuniteti i gazetarëve dhe ekspertëve profesionistë për lirine e medias, raporton radioja gjermane.
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Lala bën deklaratën e fortë/ Behar Sofia i përfshirë në fushatë elektorale, do hapte thesin për…
Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme për vrasjen e Behar Sofisë në mes të Tiranës, i njohur ndryshe si...