Connect with Us

Merrnin rryshfet nga shkelësit e ligjit/ Ndëshkohen 5 efektivë policie 

Aktualitet

Merrnin rryshfet nga shkelësit e ligjit/ Ndëshkohen 5 efektivë policie 

Publikuar

-

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë jep masat e sigurisë për 5 punonjës policie dhe një qytetar.

Sipas Report TV, punonjësit e policisë akuzohen se u merrnin shoferëve që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor për të mos u hequr patentën.

Tre prej tyre prej tyre janë lënë në arrest shtëpie ndërsa dy të tjerë u pezulluan nga detyra. Ndërkohë që qytetari akuzuar si i përfshirë në këtë skemë korrupsioni u la në ‘detyrim paraqitje.

Masa e vendosura:

“Arrest me burg” për punonjësin e policisë Fiqiri Xhani, 58 vjeç, nga Tirana;

Duke u nisur nga rrethanat familjare referuar të dhënave të gjendjes civile (fëmijë nën moshën 3 vjeç) caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest shtëpiak” për punonjësen e policisë Afinisa Metani, 25 vjeçe, nga Tirana;

“Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë Bujar Allko, 48 vjeç, nga Tirana;

LEXO EDHE:  Policia asgjeson 4600 rrënjë kanabis

“Pezullim i ushtrimit të detyrës”, për punonjësin e policisë Emiljano Kaceli, 28 vjeç, nga Tirana;

“Pezullim i ushtrimit të detyrës” për punonjësin e policisë Florjan Dimraj, 38 vjeç, nga Tirana;

– “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Fatjon Luga , 35 vjeç, nga Tirana, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

E marrin me numër privat dhe tallen/ Revoltohet Ema Andrea: Bravo prindërve që kanë rritur një kafshë…

Publikuar

-

Nga

E marrin me numër privat dhe tallen/ Revoltohet Ema Andrea: Bravo prindërve që kanë rritur nje kafshë pa ndërgjegje

Aktorja Ema Andrea ka treguar një situatë që i ka ndodhur kohët e fundit, ku një vajzë e ka marr në telefon, me qëllimin për tu talluar duke i thënë që është me Covid-19.

Përmes një statusi në rrjetet sociale aktorja shprehet e revoltuar pasi sipas saj nuk mund të tallesh kur mjekët rrezikojnë jetën te Shefqet Ndroqi.

“Sapo me mora nje telefon nga nje nr privat,ne te cilin nje soj bibe ne dialekt,me thoshtë që kam dalë pozitive në koronavirus se paskam qenë në një shfaqje! Vogelushja u prezantua si personi qe paguhet per kete pune dhe punon ne spitalin “Shefqet Ndroqi” duke lëshuar shprehjen,ndoshta më të mencur në jetën e saj.
“Bën mirë të jesh në shtëpi se po të sjellim ambulancen”
Oj ti goc,qe paske numrin tim e bërë shoqnine me qesh,a ta kap truri që prej ketij humori dikush mund të shqetesohet? Po sikur të isha semure vertet”, shkruan aktorja.



Gjithashtu aktorja kritikon vajzën dhe falenderon me ironi prindërit e vajzes që sipas saj kanë rritur një kafshë pa ndërgjegje.

LEXO EDHE:  Aksidenti në Velipojë/ARRSH përplaset me policinë

LEXO EDHE:  Tiranë/ Gjendet një pako e dyshimtë pranë “Tajvanit”

“A e kap lënda jote gri që shume mjek në atë spital po rrezikojnë jeten? A e kap droga jote që shumë njerez kanë humbur familjaret e tyre? A ta pret mendja që të ka mbush mami që unë mund të ta kem ngënë?
Dhe e fundit…Vërtet mendon se me nr privat nuk gjehesh? Qe unë nuk te gjej?!
Bravo mamit dhe babit tend që kanë rritur nje kafshë pa ndërgjegje e sigurisht injorante në çdo fushë! Uroj mos ti ndodhë dikujt tjeter ky takim i dhunshem telefonik”, përfundoi Ema Andrea.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë/ Mbytet një grua në Surrel

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Mbytet një grua në Surrel

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një grua është gjetur e mbytur ne rezervuar.

Mësohet se gruaja është gjetur e pajetë në rezervuarin e Surrelit.



“Më datë 17.09.2020, rreth orës 09:00, në Surrel, në një rezervuar, është gjetur e mbytur një shtetase e seksit femër, ende e paidentifikuar. Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për identifkimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Marrëveshje Shqipëri- Greqi/ Fuga: Në gjykatë të shkojë ai që kërkon divorcin

Publikuar

-

Nga

Marrëveshje Shqipëri- Greqi/ Fuga: Në gjykatë të shkojë ai që kërkon divorcin

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur deklaratën e Ramës në Athinë, për të zgjidhur çështjen e detit me Greqinë nëpërmjet marrëveshjes.  Sipas Ramës mënyra më e mirë e zgjidhjes së kësaj cështjete është me anë të nje pale të tretë, sic është Gjykata.

Ai shkruan se kjo nuk është faza e parë e një marrëveshjeje, pasi në Gjykatë shkojnë ata që ‘divorcohen’.

Akademiku thekson se Shqipëria nuk është Azerbajxhani që ka toka pa fund dhe nuk i duhen 12 milje më shumë apo më pak, pasi bregu shqiptar shto dhe 12 miljet e Greqisë duket si ngushticë e ngushtë në det të hapur.

STATUSI NGA ARTAN FUGA

Peshq grekë dhe peshq shqiptarë!

Cështja e detit të Vlorë – Sarandës, Jonit, pra, ka tërhequr edhe vëmendjen e krijuesve të rinj. Klevis Mehaj në kuadrin e projektit TikTok corruption Albania, që kryhet nga MediaLook Albania me mbështetjen e Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, na tregon me një gjetje të bukur peshën e madhe të kësaj çështjeje.

Greqia mund të ketë të drejtën të zgjerojë hapësirën detare në 12 milje, sigurisht, hallall i qoftë, por ne duhet të këndojmë të drejtën e saj apo të thurrim hymne që këtë të drejtë prej 12 miljesh e kemi edhe ne?

Edhe sikur mos kemi të drejtë si peshq që jemi! Nuk kam parë deri më sot që një shtet t’i thotë tjetrit : Ke të drejtë të marrësh llokmën që deritani nuk ishte as jotja as timja. Ne sikur jemi Azerbajzhani me toka pa fund dhe nuk na ha qederi për 12 milje më shumë a më pak!

Se në hartë pasi Greqia merr 12 miljet e veta, bregu shqiptar duket si “rrugicat që kërkonin diell”, një ngushticë e shtrembër në det të hapur, kështu ne në histori, ne trimat, në tokë na kanë zbythur deri në breg të detit, na kanë hedhur në det, në det na kanë nxjerrë në breg si peshq të ngordhur nga zbatica, ngelur në të thatë.

Se poqe ashtu në bashkëpunim me Turqinë hajde hedhim beton diku andej nga mesi i detit, krijojmë një copë tokë atje, dhe që andej hajde kërkojmë 12 milje për të vajtur më tutje. Pastaj në cepin e atyre 12 miljeve derdhim beton me hekur Kurum përsëri dhe dalim në Palermo, që andej me këtë metodë shkojmë deri në Algjeri dhe i themi mbretit të Marokut : Mirëmëngjes Lartmadhëri!

Në tokë na thonë se Serbia ka të drejtë të shkëmbejë toka dhe ne na hedhin në det, në det na thonë se Greqia ka të drejtë të marri ujra dhe na shtyjne në tokë. Nuk dimë ku të fusim kokën!

LEXO EDHE:  Aksidenti në Velipojë/ARRSH përplaset me policinë



Greqia me nene formale ka të drejtë të zgjerohet 12 milje mbase nuk e kundërshtoj, por tjetër e drejta eformale dhe tjetër e drejta e faktit. Sepse edhe Qenan K. më thoshte një ditë ka të drejtën e punës sipas diplomës, por faktikisht është thjesht berber. Nga e drejta formale te aplikimi i së drejtës, ka një det të tërë që ndan!

LEXO EDHE:  Policia publikon pistoletën dhe biletat, që i gjeti Ballist Morinës (FOTO)

Ne kemi hallin e detit, këta thonë ligji i luftës!!! Te vjen t’ja plasësh gazit nga zhvendosja semantike e axhendës të debatit dhe shqetësimit popullor. Kush do të bëjë luftë me ligjin e Luftës të kohës të Termopileve!!! Mos na trembni me ndëshkimin e Zotit kur halli është se kush po merr kumbullat e komshiut.

E thotë mirë Klevisi në videon e tij. Nuk është thjesht çështje lufte, është çështje paqeje. Peshqit shqiptarë në det po bëhen gati të ndahen nga gratë e tyre peshq greke, po ndahen familje peshqish, po ndahet gazi në det, molusqet, midhjet, gjithë ajo pasuri që pas njëqind vjetësh stërnipipërit e Skënderbeut do të thonë për ne : As sa peshqit nuk ishin të zotët ata trupeshqit e asaj kohe!

Se në Gjykatë arbitrazhi shkohet, por a e ka Kushtetuta shqiptare që për sovranitetin e territorit bëhet sikur ndahet e divorcohet një çift e pasuria ndahet ke noteri? Kush ja jep të drejtën që çështjet sovrane të zgjidhen kështu kaq kollaj me arbitrazh?

Menjëherë te gjyqi nuk duhet shkuar. Të paktën të bëjmë si te filmat surrogato kur burri që ka të dashur i thotë gruas hajde shkojmë në gjykatë që të divorcohemi. Por, gruaja, kopile, i thotë : ik ore nuk ta jap divorcin! Dhe rrinë ashtu!

Gjykata është një fazë tjetër, jo e para, në gjykatë të shkojë ai që kërkon divorcin, ai që do të ndajë, jo ti, jo ne, mor burrë, ne nuk kemi as përse themi se do shkojmë as nuk deklarojmë ne që hajde shkojmë në Gjykatë. Ne themi që nuk ka nevojë, gjërat janë në rregull. Cfarë kuptimi ka që deklarojmë se shkojmë në gjykatë ne kur po ashtu deklarojmë se peshqit grekë kanë të drejtë 12 milje kundërdrejt peshqëve shqiptarë!!!

Edeh paret e gjyqit t’i paguajë ai që do të nisi gjyqin!

Gjykata na kap për fjale si kapen peshqit me grep dhe na thotë: O peshq çfarë vini këtu, ju e keni njohur të drejtën për peshqit grekë të vijnë t’ju hanë midhjet tuaja!

Jo për gjë por jemi edhe peshq miq! Prishemi ne si peshq për pak ujë me kripë?

Ne shohim thjesht ligjin e Luftës!

 

LEXO TE PLOTE