LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mblidhet Asambleja e PS/ Rama tregon pse nuk ra qeveria

23 Korrik 2019, 15:13, Aktualitet CNA
Mblidhet Asambleja e PS/ Rama tregon pse nuk ra qeveria

Ka nisur mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.  Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama, foli për zgjedhjet e 30 qershorit, ku theksoi se Shqipëria u kërcënua, u godit, u lëkund, por nuk u rrëzua falë mbështetjes së SHBA dhe Bashkimit Europian.

?Sot jemi mbledhur në një moment që mbyll vitin politik, dhe në të njëjtën kohë është i nevojshëm në funksion të një viti të ri politik pas pushimeve.

Do ta nis nga 30 qershori, si fundi i një akti të radhës në historinë e politikës së përcarjes, një akti frymëzuar dhe organizuar për të marrë peng shqipërinë në kuptimin e plotë të fjalës, duke marrë peng zgjedhjet e reformën në drejtësi.

Ndaj zgjedhjet u kthyen në një kulm të një përplasjeje që herë pas herë në zhvillimet demokratike, është shfaqur mes antishtetit dhe shtetit, por këtë herë më një dimension më shumë, të përpjekjes për të mbrojtur pandëshkueshmërinë në raport me një Shqipëri të drejtë me të cilën ne luftojmë me plot pengesa dështime dhe arritje. Në rrugën e së cilës jemi sic i takon PS, në përputhje me interesin kombëtar, dhe në përputhje të plotë edhe me miqtë tanë strategjikë. Në 30 qershor fitoi shteti , qytetaria shpresa, dhe humbi rrëmuja, e balta.

30 qershori që deri para pak dukej sikur nuk do vinte kurrë, iku paqësisht, por plaga është ende e hapur, dhe më e hapur është edhe sfida jonë.

30 qershorin e fituan qytetarët edhe për ne. Ndërsa c?vjen pas duhet ta fitojmë ne për qytetarët. Është me vend ta përsëri se Shqipëria u shfaq në të gjithë brishtësinë e saj dhe u kërcënua u godit u lëkund por nëse nuk u rrëzua kjo patjetër që erdhi edhe falë qëndrimit të SHBA e BE, në krah të shqiptarëve. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga