LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emergjencat në Gjykatën e Lartë/ KLGJ shqyrton mundësitë për zgjidhjen e ngërçit

23 Korrik 2019, 14:02, Aktualitet CNA
Emergjencat në Gjykatën e Lartë/ KLGJ shqyrton

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar sot një mbledhje për të shqyrtuar ngërçin e krijuar në Gjykatën e Lartë, ku mijëra dosje presin të shqyrtohen.

Për nxjerrjen nga ngërçi, KLGJ ka shqyrtuar tre mundësi duke vecuar tre shtyllat kryesore:

Mundësia e parë ishte delegimi i gjyqtarëve, mundësia e dytë është transferimi i përkohshëm i gjyqtarëve dhe mundësia e tretë është caktimi i gjyqtarëve për çështje të caktuara.

Në dakordësi të plotë ky Këshill ka vendosur për opsionin e tretë, çka do të thotë se për shyrtimin e disa dosjeve te veçanta do të caktohen gjyqtarë të përkohshëm të cilët duhet të kenë kaluar Vetingun./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga