Connect with Us

Zhvatësit e gjyqësorit/ Evjeni Sinojmeri me pesë apartamente, por me kredi të pastrehë

Aktualitet

Zhvatësit e gjyqësorit/ Evjeni Sinojmeri me pesë apartamente, por me kredi të pastrehë

Publikuar

-

Gjyqtarët e Gjykatave të Apelit rezultojnë njerëzit më të pasur të drejtësisë.

Pasuri marramendëse e patundshme, shumëfishim i pasurisë në kohë rekord, që nuk dihet se në çfarë rrethanash është krijuar.

Deri më tani askush nuk u ka kërkuar llogari se si e kanë krijuar këtë pasuri. As nga ILDKPKI, nuk dihet të ketë ndonjë rast të dërguar në prokurori.

Evjeni Sinojmeri është në dhjetëshen e gjyqtarëve të Apelit më të pasur.

Ka pasur vendime të kushtueshme apo arrin ta justifikojë pasurinë me të ardhurat që ka marrë ndër vite, për këtë fjalën e fundit do ta thotë procesi i Vettingut, nëse do të jetë i drejtë.

Sipas të dhënave të pasurisë së CNA.al ka marrë pranë ILDKPKI, gjyqtarja Sinojmeri nga deklarimi fillestare dhe deri në vitin 2011, rezulton se e ka dhjetëfishuar pasurinë.

Ndërsa në fund të vitit 2014, pasuria e saj kap shifrëne 41 milionë lekëve.

CNA.al po zbardh pasurinë e patundshme dhe tundshme që ajo ka blerë ndër vite, pa u marrë fare me të ardhurat.

Gjyqtarja Sinojmeri , në vitin 2004 ka marrë kredi sociale, me të cilat ka blerë një apartament me sipërfaqe 103.4 m2. Në të njëjtin vit ka blerë dhe një garazh me sipërfaqe 19.1 m2, në vlerën 700 000 lekë.

Në vitin 2006 ka blerë një apartament me sipërfaqe 144 m2 në Tiranë, me vlerë 57 600 euro si dhe një tjetër apartament me sipërfaqe rreth 80 m2 me vlerë 30 000 euro.

Në vitin 2009 ka blerë një apartament me sipërfaqe 73.5 m2, me vlerë 28 000 euro, si dhe djali ka blerë një apartament 33 000 euro dhe një makinë 5 000 euro.

Katër apartamente i deklaron në vitin 2011, ndërsa në vitin 2012, ka blerë sërish një tjetër apartament në Tiranë me sipërfaqe 59.8 m2, me vlerë 26 855 dollarë.

Në vitin 2014, djali, Silvi Sinojmeri, deklaron se ka të ardhura si dhuratë nga gjyshërit në shumën 15 000 dollarë.

Në vitin 2016, deklaron se i ka dërguar djalit në Boston 40 000 dollarë, i cili ia ka kthyer më pas.

Edhe në vitin 2018, gjyqtarja deklaron se i ka dërguar djalit në Boston, 40 mijë dollarë, ndërkohë që vetë djali dhe bashkëshortja deklarojnë një sërë të ardhurash që nga puna në shtet deri tek puna në privat, si parukiere.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja e Apelit Evjeni Sinojmeri.

Viti 2003

Truall me sip 164 m2 mbi të cilin është ndërtuar një kat përdhese dhe janë ngritur kolonat e katit të parë. Objekti është ende i paregjistruar për shkak se nuk ka përfunduar.

Gjendja cash, 30 000 dollarë.

Autoveture tip ‘Rover’, prodhim i vitit 1991, blerë nga bashkëshorti në Gjermani në vitin 1999, vlera 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga në Gjykatën e Lartë, 1 800 000 lekë bruto.

Bashkëshorti, Edmond Sinojmeri, të ardhura nga puna në kompaninë “Gjergji Center”, Tiranë, 420 000 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga në Gjykatën e Lartë, 1 603 613 lekë.

Bashkëshorti Edmond Sinojmeri, të ardhura nga paga në kompaninë “Gjergji Center”, Tiranë, 288 000 lekë.

Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Përgjithshme, 74 600 lekë.

Gjendja cash, 500 000 lekë.

Kredi bankare në shumën 5 000 000 lekë për një afat 25 vjet me normë interesi 3 % për blerje ap. Marrë më 07.07.2004. Detyrimi i shlyer 118 555 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 4 943 666 lekë.

Shpenzime për blerjen e një apartamenti me sip. 103.4 m2 në Tiranë, blerë më 01.07.2004 në vlerën 5 000 000 lekë.

Shpenzime për blerjen e një garazhi me sip. 19.1 m2, blerë më 23.09.2004 në vlerën 700 000 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet në Gjykatën e Lartë, 1 650 947 lekë.

Bashkëshorti, Edmond Sinojmeri, të ardhura nga paga dhe shpërblimet në Prokurorinë e Përgjithshme si specialist informatike, 510 815 lekë.

Të ardhura nga shitja e një trualli me sip. 165 m2 dhe punimeve të kryera mbi të, i regjistruar në hipotekë më 26.11.1998 dhe shitur më 26.01.2005, vlera 3 900 000 lekë.

Gjendja cash, 1 300 000 lekë.

Kredi bankare në shumën 5 000 000 lekë për një afat 25 vjet me normë interesi 3 % dhe këst mujor 23 711 lekë, për blerje apartamenti, marrë më 07.07.2004. Detyrimi i shlyer 285 600 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 4 805 560.73 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet në Gjykatën e Lartë, 1 588 825 lekë.

Bashkëshorti, Edmond Sinojmeri, të ardhura nga paga dhe shpërblimet në Prokurorinë e Përgjithshme si specialist informatike, 681 303 lekë.

Kontratë sipërmarrjeje për një apartament me sip. 144 më në Tiranë, vlera 57 600 euro.

Kontratë sipërmarrjeje për një apartament me sip. rreth 80 m2, vlera 30 000 euro.

Kredi bankare (kredi e butë) në shumën 5 000 000 lekë për një afat 25 vjet me normë interesi 3 % dhe këst mujor 23 711 lekë, për blerje apartamentit marrë më 07.07.2004. Detyrimi i shlyer 284 532 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 4 663 255 lekë.

Detyrim financiar ndaj babait, Harito Kaso, marrë për të paguar apartamentin e blerë, huaja 6 000 euro.

Viti 2007

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet në Gjykatën e Lartë, 1 648 600 lekë.

Të ardhura nga veprimtaria e mësimdhënies pranë Universitetit Europian të Tiranës, 70 000 lekë.

Bashkëshorti, Z. Edmond Sinojmeri, të ardhura nga paga dhe shpërblimet në Prokurorinë e Përgjithshme si specilist informatike, 613 593 lekë

Pakësim i pasurisë për shkak të shlyerjes së detyrimit ndaj babait, Harito Kaso, marrë për pagesën e ap, vlera 6 000 euro.

Gjendja cash, shtesë 400 000 lekë.

Kredi bankare në shumën 5 000 000 lekë për një afat 25 vjet me normë interesi 3 % dhe këst mujor 23 711 lekë, për blerje apartamenti marrë më 07.07.2004. Detyrimi i shlyer 284 532 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 4 516 620 lekë.

Shpenzime për studimet e djalit, Z. Silvi Sinojmeri në Universitetit ‘ Luarasi’, 2 000 euro.

Viti 2008

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën e Lartë, 1 692 834 lekë.

Bashkëshorti, Z. Edmond Sinojmeri, të ardhura nga paga si specilist informatike në Prokurorinë e Përgjithshme, 630 109 lekë.

Shtim i pasurisë në shumën 3 500 000 lekë dhënë nga vjehrri pas kompensimit si ish-pronar më 03.01.2008, pjesa takuese 50 %.

Gjendja cash, shtesë 1 000 000 lekë nga kursimet vjetore, pjesa takuese 50 %.

Kredi bankare (kredi e butë) në shumën 5 000 000 lekë për një afat 25 vjet me normë interesi 3 % dhe këst mujor 23 711 lekë, për blerje ap. marrë më 07.07.2004. Detyrimi i shlyer 284 532 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 4 365 525 lekë.

Shpenzime për studimet e djalit, Z. Silvi Sinojmeri në Universitetit ‘ Luarasi’, kësti i dytë për vitin shkollor 2007 – 2008, shuma 1 500 euro.

Viti 2009

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën e Lartë, 1 702 964 lekë.

Bashkëshorti, Z. Edmond Sinojmeri, të ardhura nga puna, 669 202 lekë.

Kontratë sipërmarrjeje (të titulluar shitblerje me kusht) për blerjen e një apartamenti me sip. 73.5 m2, i paregjistruar, vlera 28 000 euro, pjesa takuese 50 %.

Gjendja cash, shtesë 1 000 000 lekë nga kursimet vjetore.

Kredi bankare (kredi e butë) në shumën 5 000 000 lekë për një afat 25 vjet me normë interesi 3 % dhe këst mujor 23 711 lekë, për blerje ap. marrë më 07.07.2004. Detyrimi i shlyer 284 532 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 4 209 835 lekë.

Djali, Eris Sinojmeri, pronar me 100 % i një autoveture tip ‘ Volsëagen Passat’ blerë më 18.05.2009, vlera 5 000 euro.

Shpenzime në vlerën 33 000 euro për blerjen e një apartamenti 28 000 euro dhe një autoveture në emër të djalit, Z. Eris Sinojmeri në vlerën 5 000 euro.

Viti 2011 (Deklarata fillestare)

Pronare me 50 % e një apartamenti në Tiranë me sip. 103.4 m2 (blerë sipas kontratës së shitblerjes dt. 01.07.2004.), vlera 5 000 000 lekë.

Pronare me 50 % e një apartamenti me sip. 144 m2 në Tiranë (marrë me kontratë sipërmarrjeje), vlera 57 600 euro.

Pronare me 50 % e një garazhi me sip. 19.1 m2 në Tiranë (marrë me kontratë sipërmarrjeje), vlera 700 000 lekë.

Pronare me 50 % e një apartamenti me sip. 80 m2 (marrë me kontratë sipërmarrjeje), vlera 30 000 euro.

Pronare me 50 % e një apartamenti me sip. 73.5 m2 në Tiranë (marrë me kontratë sipërmarrjeje më 13.11.2004.), vlera 28 000 euro.

Gjendja cash, 2 700 000 lekë, kursime të mbetura nga viti 2009 dhe të shtuara gjatë viteve në vijim nga të ardhurat e deklarueses, bashkëshortit dhe djalit.

Kredi bankare në shumën 5 000 000 lekë, me normë interesi 3 %, këst mujor 23 711 lekë, marrë për 25 vjet sipas kontratës dt. 07.07.2004. Detyrimi i mbetur pashlyer, 3 925 896 lekë.

Pronare me 50 % e një automjeti tip ‘Rover’ prodhim i vitit 1990, blerë në vitin 1999, vlera 500 000 lekë.

Djali, Z. Eris Sinojmeri, pronar i një autovëture tip ‘ Volsëagen Passat’ blerë më 18.05.2009, vlera 5 000 euro.

Djali, Z. Eris Sinojmeri, pronar me 50 % (në bashkëpronësi me vëllain), i një autoveture tip ‘Ford Focus’ blerë më 22.05.2010 me të ardhura nga puna e përbashkët ‘part time’, gjatë viteve të shkollës dhe dhurata nga vitet e fëmijërisë, vlera 9 000 euro.

Bono thesari, vlera 1 000 000 lekë, të ardhura këto nga kursime të mbetura nga viti 2009 dhe të shtuara gjatë viteve në vijim nga të ardhurat e deklarueses, bashkëshortit dhe djalit.

Të ardhura nga pagesa kalimtare për shkak të mbarimit të funksionit si gjyqtare e Gjykatës së Lartë, 763 500 lekë.

Të ardhura nga puna si pedagoge në Universitetin Amerikan të Tiranës, 329 300 lekë.

Bashkëshorti, Z. Edmond Sinojmeri, të ardhura nga puna si specialist IT në Prokurorinë e Përgjithshme, 504 900 lekë.

Djali, Z. Eris Sinojmeri, të ardhura si specialist IT pranë Bankës së Shqipërisë, 582 400 lekë.

Viti 2011 (Deklarata vjetore)

Të ardhura nga puna si këshilltare e ministrit të Drejtësisë për periudhën nga deklarimi para fillimit të punës deri më 31.12.2011, vlera 322 746 lekë.

Të ardhura nga pagesa kalimtare nga Sigurimet Shoqërore për shkak të mbarimit të funksionit si gjyqtare e Gjykatës së Lartë, 282 000 lekë.

Djali, Z. Eris Sinojmeri, të ardhura si specialist IT pranë Bankës së Shqipërisë, 586 895 lekë.

Djali, Z. Silvi Sinojmeri, të ardhura nga puna si sekretar i Bordit te Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, 185 079 lekë.

Bashkëshorti, Z. Edmond Sinojmeri, të ardhura nga puna si specialist IT në Prokurorinë e Përgjithshme, 238 600 lekë.

Gjendja cash, kursime nga të ardhurat familjare, 1 200 000 lekë.

Të ardhura nga shitja më 13.12.2011 i autoveturës tip ‘Rover’, vlera 50 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Kredi bankare në shumën 5 000 000 lekë me kohëzgjatje 25 vjet, normë interesi 3 %, këst mujor 23 711 lekë, marrë më 07.07.2004. Detyrimi i shlyer, 94 800 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 3 884 104 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga puna si këshilltare e ministrit të Drejtësisë, 1 034 273 lekë.

Të ardhura nga pagesa kalimtare nga Sigurimet Shoqërore për shkak të mbarimit të funksionit si gjyqtare e Gjykatës së Lartë, 846 000 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja si anëtare në mbledhjet e Këshillit të Prokurorisë, 72 000 lekë.

Bashkëshorti, Z. Edmond Sinojmeri, të ardhura nga puna si specialist IT në Prokurorinë e Përgjithshme, 707 959 lekë.

Djali, Z. Eris Sinojmeri, të ardhura si specialist në Bankës së Shqipërisë, 1 328 874 lekë.

Djali, Z. Silvi Sinojmeri, të ardhura nga puna si sekretar i Bordit te Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, 596 619 lekë.

Gjendja cash, kursime nga të ardhurat familjare, shtesë 3 000 000 lekë, pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin.

Kredi bankare në shumën 5 000 000 lekë me kohëzgjatje 25 vjet, normë interesi 3 %, këst mujor 23 711 lekë, marrë më 07.07.2004. Detyrimi i shlyer, 284 532 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 3 713 772 lekë.

Shpenzime për blerje më 07.01.2012 i një apartamenti në Tiranë me sip. 59.8 m2, vlera 26 855 dollarë, pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin.

Viti 2013

Të ardhura nga puna si gjyqtare e Gjykatës së Apelit (disa ditë janë paguar nga Ministria e Drejtësisë si edhe pagesa kalimtare nga Sigurimet Shoqërore deri në muajin qershor), 1 434 916 lekë.

Bashkëshorti, Z. Edmond Sinojmeri, të ardhura nga puna si specialist IT në Prokurorinë e Përgjithshme, 713 512 lekë.

Djali, Z. Eris Sinojmeri, të ardhura si specialist në sektorin e sigurisë së informacionit pranë Bankës së Shqipërisë, 1 410 951 lekë.

Djali, Z. Silvi Sinojmeri, të ardhura nga puna si sekretar i Bordit e më pas specialist në Drejtorinë e Licencimit pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, 321 115 lekë.

Gjendja cash, kursime nga të ardhurat familjare, shtesë 2 000 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Kredi bankare në shumën 5 000 000 lekë me kohëzgjatje 25 vjet, normë interesi 3 %, këst mujor 23 711 lekë, marrë më 07.07.2004. Detyrimi i shlyer, 175 513.9 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 3 538 257.76 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga, 1 382 221 lekë.

Të ardhura nga interesat e obligacioneve, 209 340 lekë, pjesa takuese 50 %.

Bashkëshorti, të ardhura si specialist IT pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 740 877 lekë.

Djali, Eris Sinojmeri, të ardhura nga puna si specialist në sektorin e sigurisë së informacionit në Bankën e Shqipërisë, 1 355 186 lekë.

Djali, Silvi Sinojmeri, të ardhura si dhuratë nga gjyshërit, 15 000 dollarë.

Djali Silvi Sinojmeri, të ardhura nga puna e tij dhe e bashkëshortes në Florida, 8 000 dollarë.

Djali, Silvi Sinojmeri, të ardhura nga puna si jurist pranë AMF-së, (janar-Korrik 2014.), 344 843 lekë.

Bashkëshortja, e djalit Silvi, të ardhura nga leja e barrëlindjes, 512 000 lekë.

Gjendja cash, 2 300 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Kontratë shitje të një ap. në Durrës.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 000 000 lekë, me afat 25 vjet dhe normë interesi 3 %, detyrimi financiar i pashlyer 3 357 405 lekë.

Djali, Silvi Sinojmeri pronar me 50 % e një automjeti, vlera 5 400 dollarë.

Viti 2015

Të ardhura nga puna si gjyqtare e Gjykatës së Apelit, 1 376 880 lekë.

Të ardhura nga interesat e marra nga investimi në obligacione, 446 144 lekë.

Bashkëshorti, Z. Edmond Sinojmeri, të ardhura nga puna si specialist IT në Prokurorinë e Përgjithshme, 138 357 lekë.

Djali, Z. Eris Sinojmeri, të ardhura si specialist në sektorin e sigurisë së informacionit pranë Bankës së Shqipërisë, 1 326 947 lekë.

Djali, Z. Silvi Sinojmeri, të ardhura nga puna në kompaninë “Pinnacle Automotive Hospitality” në Jacksonville – Florida, SHBA dhe puna part-time në piceri, 12 000 dollarë.

Djali, Z. Silvi Sinojmeri, të ardhura nga puna në bankën “Citizens Financial Group” në Boston – SHBA dhe puna part time në piceri, 7 400 dollarë.

Bashkëshortja e djalit, Z. Silvi Sinojmeri, Blerina Sinojmeri, të ardhura nga puna në kompaninë “Dillard’s” më Jacksonville – Florida, SHBA dhe puna në “People United Bank” në Boston, SHBA, 11 500 dollarë.

) Gjendja cash, kursime nga të ardhurat familjare, shtesë 1 950 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Obligacione me maturim 10-vjeçar, vlera 9 600 000 lekë, (nga kursimet e deklaruara ndër vite).

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 700 000 lekë.

Për apartamentin e banimit ndodhur në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë, deklaruar më parë me kontratë sipërmarrjeje, është lidhur kontrata e shitjes më 18.12.2015 dhe ka përfunduar regjistrimi në ZRPP më 06.01.2016.

Për apartamenti e banimit që ndodhet në rrugën “Komuna e Parisit” në Tiranë, deklaruar më parë me kontratë sipërmarrjeje, është lidhur kontrata e shitjes më 31.12.2015 dhe ka përfunduar regjistrimi në ZRPP më 13.01.2016.

Kredi bankare në shumën 5 000 000 lekë me kohëzgjatje 25 vjet, normë interesi 3 %, këst mujor 23 711 lekë, marrë më 07.07.2004. Detyrimi i shlyer, 186 353 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 3 171 052 lekë.

7 të ardhurave nga puna në vitin e deklarimit, 18 000 dollarë, pjesa takuese 50 %.

Viti 2016

Të ardhura nga puna si gjyqtare e Gjykatës së Apelit, 1 415 732 lekë.

Të ardhura nga interesat e marra nga investimi në obligacione, 730 618 lekë.

Bashkëshorti, Z. Edmond Sinojmeri, të ardhura nga puna si specialist IT në Prokurorinë e Përgjithshme, 728 208 lekë.

Bashkëshorti, Z. Edmond Sinojmeri, të ardhura nga puna si specialist IT në Prokurorinë e Përgjithshme për vitin 2015, të paguara në vitin 2016 në ekzekutim të vendimit gjyqësor për kthimin në punë, 546 156 lekë.

Djali, Z. Eris Sinojmeri, të ardhura si specialist në sektorin e sigurisë së informacionit pranë Bankës së Shqipërisë, 1 386 129 lekë.

Bashkëshorti, Z. Edmond Sinojmeri, të ardhura nga vendimi i ATPP-së nr. 173 dt. 01.12.2016 si trashëgimtar i babait, Fehmi Sinojmeri, 2 511 789lekë.

Djali, Z. Silvi Sinojmeri, të ardhura nga puna si universal bankare, në “Citizens Bank”, (janar – dhjetor 2016.), vlera 33 200 dollarë.

Bashkëshortja e djalit, Z. Silvi Sinojmeri, Blerina Sinojmeri, të ardhura si sales & service associate tek East Boston Savings (mars – dhjetor 2016.), vlera 24 740 dollarë.

Pakësuar pasuria me 40 000 dollarë, kjo shumë i është dërguar djalit, Silvi Sinojmeri që jeton në Boston, për t’i përdorur për nevoja familjare.

Gjendja cash, kursime nga të ardhurat familjare, shtesë 1 000 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Kredi bankare në shumën 5 000 000 lekë me kohëzgjatje 25 vjet, normë interesi 3 %, këst mujor 23 711 lekë, marrë më 07.07.2004. Detyrimi i shlyer, 192 021 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 2 979 031 lekë.

Djali, Z. Silvi Sinojmeri, gjendja e llogarisë bankare në “East Boston Savings Bank”, nga kursimet e tij dhe bashkëshortes, 10 111 dollarë, pjesa takuese 50 %.

Djali, Z. Silvi Sinojmeri, gjendja e llogarisë bankare në “Citizens Bank”, kursimet e tij dhe të bashkëshorte, 3 000 dollarë, pjesa takuese 50 %.

Djali, Z. Silvi Sinojmeri, shpenzime për mbylljen e kontratës së kredisë më 12.08.2016, për blerje ap., vlera 46 052 dollarë, pjesa takuese 50 %.

Djali, Z. Silvi Sinojmeri, pasuria pakësuar me 40 000 dollarë, dërguar prindërve.

Djali, Z. Silvi Sinojmeri, kredi bankare për blerjen e një ap. banimi në Revere – Boston. Kredia është marrë në “Eastern Bank” më 12.08.2016 në shumën 284 750 dollarë për 30 vjet me këst mujor 1 676.22 dollarë. Detyrimi i shlyer, 6 705 dollarë, detyrimi i mbetur pashlyer, 281 416 dollarë.

Djali, Z. Silvi Sinojmeri, kontratë me “Auto Lease Honda Finance” për të marrë me leasing një automjet tip “Honda” e lidhur më 11.02.2016 me afat 39 muaj dhe këst mujor 149.73 dollarë. Detyrimi i shlyer, 1 497.3 dollarë, detyrimi i mbetur pashlyer, 4 200 dollarë.

Viti 2017

Shtuar pasuria me kursime të mbetura nga të ardhurat familjare në shumën, 1 730 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare, 1 442 490 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si IT pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 750 958 lekë.

Të ardhura nga puna e djalit Eris Sinojmeri si specialist në sektorin e sigurisë në Bankën e Shqipërisë,1 403 414 lekë.

Të ardhura nga interesat e marra  nga investimi në obligacione,720 018 lekë.

Shtuar pasuria nga kursimet e Silvi Sinojmerit dhe të bashkëshortes në Ilogarinë bankare “East Boston Savings Bank”, në shumën  25 269  USD.

Shtuar pasuria nga kursimet e Silvi Sinojmerit dhe të bashkëshortes në llogarinë bankare “Citizens Bank”, në shumën  2000 USD.

Të ardhurat nga puna ime si Licensed  Banker pranë Citizens Bank Janar 2017-Dhjetor 2017, në shumën  42 528 USD.

Të ardhurat nga puna e bashkëshortes Blerina Sinojmeri si Teller Manager pranë East Boston Savings Bank Janar 2017- Shtator 2017, në shumën  32000  USD.

Të ardhurat nga puna e bashkëshortes Blerina Sinojmeri si Associate Licensed Banker pranë Citizens Bank për periudhën tetor —dhjetor 2017, në shumën  9 369 USD.

Të ardhurat nga dëmshpërblimi shkaktuar nga një aksident automobilistik, në shumën  4 078  USD.

Të ardhurat nga kthimi i taksave (tax return IRS), në shumën 1 682 USD

Të ardhura nga puna private e bashkëshortes Blerina Sinojmeri si parukiere (e pa dokumentuar). në shumën 4 500 dollarë.

Kredi bankare me qëllim blerje të një apanamenti banimi në Revere —Boston. Kredia është marrë nga “Eastem Bank” me kontratën dt 12.08.2016 në shumën 284,750 dollarë Amerikane. Kohezgjatja e kredisë 30 vjet. Kësti mujor është $1684.00. Shlyer  20208 USD, ndërsa kanë mbetur  277249  USD.

Auto Lease Honda Financë. Kontrata për marrje me leasing te automjetit tip “Honda” ,marka “Accord” e lidhut me 11 Shkurt 2016 me kohëzgiatje 39 muaj. Kësti mujor është $149.73. Shlyer 1796  USD, ndërsa kanë mbetur 2096 USD.

Viti 2018

Shtuar pasuria me kursime, 1 800 000 lekë.

I ka dërguar djalit në Boston, 40 mijë dollarë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare, 482 200 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si IT pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 254 000 lekë.

Të ardhura nga puna e djalir Eris Sinojmeri si psecialist në sektorin e sigurisë në Bankën e Shqipërisë, 1 618 635 lekë.

Të ardhura nga interesat e marra  nga investimi në obligacione, 724 618 lekë.

Kredi në shumë 5 000 000 lekë me kohëzgjatje 25 vjet. Janë shlyer, 203 880 lekë. Ndërsa pa shlyer, 2 577 290 lekë.

Silvi Sinojmeri, shtuar pasuria me 24 620 dollarë.

Të  ardhurat nga puna si Licensed Banker prane Citizens Bank nga

1 lanar 2018 – 22 Prill 2018, në shumën  17 435  USD.

Të  ardhurat nga puma ime si Licensed Banker prane Santander Bank

nga 23 Prill 2018 – 31 Dhjetor 2018, në shumën  33 319

USD.

Të ardhurat nga puna e bashkëshortes Blerina Sinojmeri si Licensed  Banker prane Citizens Bank Janar 2018- Dhjetor 2018, në shumën 45359  USD.

Të  ardhurat nga kthimi i taksave (tax return IRS) në shumën  3616 USD.

Të  ardhura nga CC Reëards në shumën 299 USD

Të   ardhura nga interesat e llogarive bankare në shumën 1563 USD.

Paguar këstet e kredisë bankare për blerjen e nje apartamenti banimi ne Revere —Boston. Kredia është marrë nga “Eastem Bank” me kontratën dt 12.08.2016 në shumën 284,750 dollarë Amerikane. Kohëzgjatja e kredisë 30 vjet. Kësti mujor është $1684.00

Shlyer 20208  USD, ndërsa kanë mbetur edhe  272000 USD

Auto Lease Honda Financë Kontrata për marrje me leasing të automjetit tip “Honda”, marka “Accord” e lidhur me 11 Shkurt 2016 me kohëzgjatje 39 muaj. Kësti mujor eshte $149.73.

Shlyer, 1796  USD, ndërsa kanë mbetur 600 USD.

Auto Lease Honda Financë. Kontrata për marrje me leasing të automjetit tip “Honda” ,marka “Accord” e lidhur me 31 Dhjetor 2018 me kohëzgjatje 36 muaj. Kësti mujor është $250

Paguar 2500 USD për lidhjen e kontratës. Ndërsa kanë mbetur pa shlyer, 8750 USD./CNA.al

 

 

 

 

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: