LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet parlamentare në Ukrainë/ Kryeson partia e presidentit Selenskyj

22 Korrik 2019, 07:12, Aktualitet CNA
Zgjedhjet parlamentare në Ukrainë/ Kryeson partia e presidentit

Në fund të votimeve në Ukrainë partia e presidentit Selenskyj duket se kryeson nga numri i votave, por asaj do t?i duhet një partner koalicioni.

Rezultatet preliminare pas mbylljes së qendrave të votimit nxjerrin kryesuese partinë e sapothemeluar Sluha Narodu (Shërbëtorë të Popullit) të presidentit Volodymyr Selenskyj me gati 44 përqind. Në bazë të sondazheve paraelektorale partia pro-perëndimore, në varësi nga instituti hulumetues, parashikohej të arrinte nga 41 deri në 52 përqind.

Katër parti të tjera, sipas këtyre rezultateve do tia kanëdalë ta kalojnë pragun e përfaqësimit parlamentar duke siguruar pjesëmarrjen në parlament në Kiev. Sipas këtyre rezultateve partia më e fortë opozitare me rreth njëmbëdhjetë përqind do të jetë partia pro-ruse platforma “Për jetën”. Partia Solidariteti Europian me në krye pararadhësin e Selenskyi, Petro Poroschenko ka arritur të marrë rreth shtatë përqind. Partia konsevatore Atdheu, pro BE-së e drejtuar nga ish-kryeministrja Julia Timschenko, mund të arrijë të marrë gjashtë përqind të votave. Pragun e pesë përqindëshit duket se e ka kaluar fare ngushtë edhe partia Golos e sapothemeluar nga ylli i rock-ut Svjatoslav Vakartshuk.

Presidenti në mbrëmjen e së dielës (21.07) nuk e fshehu entuziazmin: “Sot ekipi ynë mund të ?lodhet, por vetëm pak, sepse nesër duhet të punojmë.”

Selenskyj qysh përpara zgjedhjeve presidenciale pati bërë të qartë, se ai është kundër një koaliconi të partisë së tij “Sluha Narodu” me përfaqësuesit e qeveisë paraardhëse. Ai thotë, se do të dëshironte ?fytyra të reja”. Postin e kryeministrit Selenskyj do ta mbulojë me një ekspert ekonomie. ?Unë mendoj, që ai duhet të jetë një ekonomist absolutisht profesionist, një njeri absolutisht i pavarur, që asnjëherë nuk ka qenë kryeministërt, zëdhënës parlamenti apo ndonjë kryetar grupi parlamentar”, tha 41 vje?ari, duke dhënë votën në Kiev. Partia e tij Sluha Narodu hyri në zgjedhje me premtimin, se do t’i japë fund luftës në lindje të vendit dhe do të luftojë korrupsionin e përhapur në vend.

Gjithsej në zgjedhjet parlamentare në Ukrainë konkurruan 22 parti. Rreth 30 milionë zgjedhësve u ishte bërë thirrje të votojnë për 424 deputetët e parlamentit, prej të cilëve 199 janë zgjedhur direkt në zonat elektorale. Banorët në rajonet separatiste Donjeck dhe Lugansk në lindje nuk u lejuan të votojnë./ DW

Lajmet e fundit nga