Connect with Us

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Voltana Ademi bën një tjetër lëvizje

Aktualitet

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Voltana Ademi bën një tjetër lëvizje

Publikuar

-

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka publikuar sot kërkesën e plotë që ajo në emër të shoqatës ka depozituar më 17 korrik 2019 në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndër të tjera në kërkesë, theksohet se dihet që Gjykata Kushtetuese nuk funksionon, por shtohet se duke besuar te drejtësia dhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, kërkohet mosnjohje e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke i cilësuar ato të paligjshme.

Postimi i Voltana Ademit:

Si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, me 17 korrik 2019, kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me procesin e 30 qershorit.

Konkretisht, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka kërkuar:

Konstatimin antikueshtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe antarëve të këshillave bashkiakë dhe si rrjedhojë, konstatimin antikueshtetues të zgjedhjes së antarëve të këtyre organeve;

LEXO EDHE:  Gjiknuri në zyrën e Llallës për vjedhjet e votave në Dibër!?

Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me gërmën d të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ne e dimë se sot Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, por duke besuar tek drejtësia dhe duke marrë parasysh edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, ne jemi të vendosur të vazhdojmë reagimin tonë institucional përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E masakruan me thikë në zemër/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot në Durrës

Publikuar

-

Nga

E masakruan me thikë në zemër/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, ku një person ka mbetur i vdekur pas një goditje me thikë në zemër.

Viktima është Idajet Dulla, 34 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Ai është nga Kukësi, por banonte në Durrës dhe punonte në një karburant.

Sipas të dhënave të para, mësohet se viktima fillimisht ka debatuar me një person i identifikuar si Arbër Koti, shofer autobuzi, për motive banale.

LEXO EDHE:  Vasili plas “bombën”/ Zbulon kush e mban peng Ramën



Më pas, viktima e ka qëlluar me grusht këtë të fundit, ndërsa Koti ka nxjerrë thikën duke e lënë të vdekur.

LEXO EDHE:  Vasili plas “bombën”/ Zbulon kush e mban peng Ramën

Mësohet se ka qenë e ëma dhe bashkëshortja që e kanë çuar në spital atë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Durrës/ Zbardhen detajet e para, viktima u konfliktua me shoferin e furgonit

Publikuar

-

Nga

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, ku një burrë është qëlluar me thikë në zemër.

Bëhet fjalë për Idajet Dullën 34 vjeç i cili është gjetur i vdekur te shinat e trenit.

Edhe pse ambulanca e ka marrë menjëherë trupin dhe e ka dërguar në spital, ka qenë shumë vonë që ai të mbijetonte.



Sipas të dhënave të para, mësohet se viktima është konfliktuar me shoferin e një furgoni për shkaqe banale.

LEXO EDHE:  Intervista e plote e ambasadorit te SHBA ne Tirane, Donald Lu: Ndalim vizave për zyrtarët e korruptuar. Ka ende te inkriminuar ne lista. E ardhmja e demokracisë në Shqipëri nuk janë as politikanët kriminelë dhe as blerja e votimeve

LEXO EDHE:  Deputeti i Bashës zbulon “revolucionin” e 25 qershorit/Po ha bijtë e vet!

Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Durrës/ Gjendet i vrarë një person

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në aksin Morinë-Milot/ Humb jetën një person

Një person është gjetur i vrarë pak minuta më parë në Durrës.

Mësohet se viktima është indetifikuar si shtetasi Idajet Dulla.



Raportohet se ai është vrarë me thikë pranë shinave të trenit, në zonën e Plepave.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije shkaku i vrasjes, ndërsa policia po heton për rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e  autorit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE