LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të ngujuar nga hakmarrja”/ Kujtim Gjuzi publikon fotot në shtëpinë e “Tat Licit”

22 Korrik 2019, 10:53, Aktualitet CNA
“Të ngujuar nga hakmarrja”/ Kujtim Gjuzi publikon fotot në

Deputeti i opozitës së re parlamentare, Kujtim Gjuzi ka publikuar sot një foto në Shkodër, ku ka takuar Mustafa Licin si dhe tjetër mik, identiteti i së cilit nuk dihet.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet në krah të Mustafa Licit, ish-këshilltar Bashkiak në Shkodër, një emër i njohur për mediat e jo vetëm, ndërsa shkruan se gjendet në shtëpinë mikpritëse të ?Tat Licit?.

Kujtojmë këtu se familja Lici, tashmë prej një viti është e ngujuar pas përplasjes me armë me bandën e Bajrave, ku u ekzekutua në mes të Shkodrës Fatbardh Lici.

Ndërkaq, djali i Mustafait, Ibrahim Lici 26 vjeç, rezulton i shpallur në kërkim nga policia i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali, të ndodhur në mars të këtij viti në Shkodër.

Lajmet e fundit nga