LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Socialistët mbledhin Asamblenë Kombëtare/ Zbulohet rendi i ditës

22 Korrik 2019, 16:54, Aktualitet CNA
Socialistët mbledhin Asamblenë Kombëtare/ Zbulohet rendi i

Partisë Socialiste do të mbajë ditën e nesërme, dt. 23 korrik 2019 Asamblenë Kombëtare, ndërsa në axhendën e miratuar rezulton se ajo do hapet me fjalën e kryetarit të partisë, njëherësh dhe kryeministër i vendit, Edi Rama.

Më pas do raportohen rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit si dhe analiza rreth tyre e, akoma më tej, do të vijohet me shqyrtimin dhe miratimin e projekt-vendimit për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti, e përcaktuar kjo në pikën katër të rendit të ditës.

Si pikë përmbyllëse është shqyrtimi dhe miratimi i projekt-udhëzimit për kriteret përzgjedhëse të delegatëve të Kongresit dhe kryetarët e partisë të bashkive. Nga burime të brendëshme të PS-së CNA.al mësoi se Asambleja do nis punimet pasditen e së martën, në orën 16:00.m.

Lajmet e fundit nga