LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shkelje flagrante e Kushtetutës”/ Ish-ministri “masakron” Ramën

22 Korrik 2019, 09:46, Aktualitet CNA
“Shkelje flagrante e Kushtetutës”/ Ish-ministri

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani akuzon kryeministrin Edi Rama, se sipas tij po kërcënon bizneset e vogla që mezi u bënë mbarë të punojnë këtë verë.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ?Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, njëkohësisht Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërcënon bizneset e vogla që mezi u bënë mbarë të punojnë këtë verë.

Ndërkohë e filloi këtë vit financiar me falje taksash për të mëdhenjtë.

E bëri me fuqi prapavepruese, pra në kundërshtim flagrant me Kushtetutën!!!

Dhe në kundërshtim edhe më flagrant me drejtësinë dhe barazinë para ligjit!?.

Sipas Manjanit, me llogjikën e kryeministrit, ai që ka shumë paguan pak, ndërsa ai që ka pak paguan shumë.

?E mbani mend se si na hapi trutë kur reklamonte taksën progresive?!

Me në fund, ju kujtoj se shumë prej këtyre bisneseve të vogla kontribuan edhe me 30 qershor për këtë sjellje të Edi Ramës.

Ta gëzojnë!?-përfundon postimin Ylli Manjani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga