Connect with Us

Reforma në Drejtësi/ Kryemadhi: Domosdoshmëri çlirimi i saj nga kapja politiko-klienteliste

Aktualitet

Reforma në Drejtësi/ Kryemadhi: Domosdoshmëri çlirimi i saj nga kapja politiko-klienteliste

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me 3-vjetorin e miratimit të ndryshimeve Kushtetuese për Reformën në Drejtësi.

Kryemadhi shkruan se implmentimi i Reformës në Drejtësi është deformuar nga “rilindasit”, gjë që, sipas saj, ka sjellë situatën kaotike në vend, me mungesën e institucioneve.

Postimi i plotë

Sot, 3 vite pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, nuk është realizuar ende ajo që miratuam me 140 vota dhe konsensus kombëtar në 21-22 korrikun e vitit 2016. Sistem drejtësie i pavarur, me integritet, me standarde perëndimore për të dhënë drejtësi për qytetarët, luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin qeveritar. Një sistem ku nuk do të kishte më ndikim qeveria, por me pavarësinë e tij sistemi do të jepte drejtësi dhe çdokush do të ishte i barabartë para tij.
Ky ishte momenti kyç që i dha mundësi Shqipërisë të merrte rekomandimin e parë pozitiv, po atë vit nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave. Ishte vullneti për konsensus, dialog politik por edhe vendosmëria jonë për të miratuar këtë reformë. Deformimi i bërë, me koshiencë të plotë nga rilindasit, në implementimin e paketës së reformës në drejtësi që hartuam me ndihmën e partnerëve ka çuar në situatën aktuale kaotike dhe pa pasur ende institucionet kyçe të drejtësisë dhe tërësinë e funksionimit të shtetit të së drejtës.
Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, ka çuar në miratimin me forcën e kartonit të verbër të ligjeve antikushtetuese në Parlament, të propozuara nga maxhoranca rilindase. Ligje që janë qartësisht në dëm të interesit publik, por pa asnjë mundësi reale ku mund të mbrohet qytetari përballë arrogancës, paligjshmërisë dhe arbitraritetit të qeverisë.

Mungesa e Gjykatës së Lartë ka çuar në mbi 30.000 çështje të bllokuara për gjykim, ku qytetarët nuk fitojnë dot të drejtën e tyre. Në vend të barazisë para ligjit, sistemi i kapur i drejtësisë prej organizatës së Rilindjes është kthyer në promotorin më të madh të pabarazisë ndaj qytetarit dhe interesit publik përballë qeverisë dhe interesave korruptive të pushtetit.
Ligji për Teatrin; ku prona publike rrëmbehet për t’ia dhuruar një oligarku, i cili tashme na është kthyer si një bashkëpronar 50% me 50% në Bashkinë e Tiranës.
Ligji për Dividendin është i vetmi në jurisprudencën botërore që ka fuqi prapavepruese. Ata që nuk përfitojnë nga ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët, që jetesën e tyre e sigurojnë nga puna e ndershme, të cilëve çdo muaj u mbahet tatimi mbi të ardhurat direkt nga paga ose të ardhurat e tyre. Ky pazarligj i jep të drejtën kompanive që kanë miliona euro fitime të grumbulluara në vite, pa derdhur detyrimet fiskale, të paguajnë tatimin mbi fitimet më pak se 99% e qytetarëve shqiptarë.
Koncesionet dhe PPP e tej fryra në kosto për të zhvatur sa më shumë para drejt llogarive offshore të qeveritarëve, duke sjellë vrasjen e konkurrencës së ndershme dhe përqendrimin në 3-4 duar oligarkësh të të gjithë të ardhurave nga taksat e shqiptarëve, janë vetëm disa prej rasteve ku dëshmohet qartë se çfarë sjell mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë.
Gjithashtu një deformim i jashtëzakonshëm i konsensusit të reformës në drejtësi dhe rekomandimeve të Komisionit të Venecias është zgjedhja e Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme me 69 vota. Pikërisht prishja e rregullave të lojës demokratike nga verbëria e kartonëve solli edhe atë që pritej nga ky votim, heshtjen e organit të akuzës përballë skandaleve të korrupsionit qeveritar dhe akteve kriminale të pushtetarëve në deformimin e votës së lirë në bashkëpunim me bandat e krimit të organizuar.
Tashmë sot çdo qytetar shqiptar e ka të qartë se çdo të thotë deformimi i qëllimtë i reformës në drejtësi. Nga njëra anë kemi qytetarët, që ndiqen penalisht se protestojnë të mbrojnë të drejtën e votës së lirë, të pronës, kundër taksave kriminale dhe heshtjen e plotë me skandalet e pushtetit.
Pas më shumë se një viti ende nuk kemi një të pandehur për skandalin e tenderit të ndërtimit të Unazës së Re dhe të OST në vlerën e 33 milion eurove, ku falsifikuan dokumentet ditën për diell edhe në sy të gjithë shqiptarëve. Po ashtu dosjet e rënda, 184 dhe 339 me blerje votash, intimidim votuesish me bukën e gojës dhe vendin e punës, me presione të bandave kriminale ndaj votuesve ku shihet qartë si shpërdorohet posti zyrtar, si nëpërkëmbet shteti, si nuk pyetet as për ligj dhe as për të drejta të votuesve, flenë të qeta derisa t’i vijë koha që të mbyllen procedurialisht. Këto janë “rezultatet” e prekshme të deformimit të ndryshimeve kushtetuese dhe konsensusit të arritur të 21-22 korrikut të tre viteve më parë.
Tre vite më parë, ne si LSI, votuam me bindje, se ky ndryshim që prisnim do të forconte Shqipërinë. Do të rriste besimin e brezit të ri për të qëndruar në Shqipëri. Do të krijonte kushtet e konkurrencës së ndershme dhe do joshte investitorët e huaj për ta parë Shqipërinë si një vend ku mund të investohej. Për t’i dhënë mundësinë investimeve të huaja, për të hapur vende pune të mirëpaguara, aq të domosdoshme sot, që shqiptarët të mos braktisin vendin. Për të zhvilluar ekonominë dhe për më shume progres në jetesën e shqiptarëve.
Pavarësisht, të gjitha defekteve të deritanishme të reformës, të cilat nuk vijnë si pasojë e ndryshimeve kushtetuese të bëra për t’i hapur rrugë reformës në drejtësi, por janë si devijime që i janë bërë kësaj reforme nga mazhoranca për të mbrojtur veten, ortakët e tyre në ekonomi dhe bashkëpunëtoret e tyre në krimin e organizuar, unë dhe LSI sot jemi edhe më të vendosur se 3 vite më parë në nevojën imediate për reformën në drejtësi, për çlirimin e saj nga kapja politiko-klienteliste, të pavarësimit dhe rritjes së integritetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE