Connect with Us

Partia e presidentit Selenskyj kryeson zgjedhjet parlamentare në Ukrainë

Bota

Partia e presidentit Selenskyj kryeson zgjedhjet parlamentare në Ukrainë

Publikuar

-

Nё fund tё votimeve nё Ukrainё partia e presidentit Selenskyj duket se kryeson nga numri i votave, por asaj do t’i duhet njё partner koalicioni.

Rezultatet preliminare pas mbylljes sё qendrave tё votimit nxjerrin kryesuese partinё e sapothemeluar Sluha Narodu (Shёrbёtorё tё Popullit) tё presidentit Volodymyr Selenskyj me gati 44 pёrqind. Nё bazё tё sondazheve paraelektorale partia pro-perёndimore, nё varёsi nga instituti hulumetues, parashikohej tё arrinte nga 41 deri nё 52 pёrqind.

Katёr parti tё tjera, sipas kёtyre rezultateve do tia kanёdalё ta kalojnё pragun e pёrfaqёsimit parlamentar duke siguruar pjesёmarrjen nё parlament nё Kiev. Sipas kёtyre rezultateve partia mё e fortё opozitare me rreth njёmbёdhjetё pёrqind do tё jetё partia pro-ruse platforma “Pёr jetёn”. Partia Solidariteti Europian me nё krye pararadhёsin e Selenskyi, Petro Poroschenko ka arritur tё marrё rreth shtatё pёrqind. Partia konsevatore Atdheu, pro BE-sё e drejtuar nga ish-kryeministrja Julia Timschenko, mund tё arrijё tё marrё gjashtё pёrqind tё votave. Pragun e pesё pёrqindёshit duket se e ka kaluar fare ngushtё edhe partia Golos e sapothemeluar nga ylli i rock-ut Svjatoslav Vakartshuk.

Presidenti nё mbrёmjen e sё dielёs (21.07) nuk e fshehu entuziazmin: “Sot ekipi ynё mund tё ҁlodhet, por vetёm pak, sepse nesёr duhet tё punojmё.”

Selenskyj qysh pёrpara zgjedhjeve presidenciale pati bёrё tё qartё, se ai ёshtё kundёr njё koaliconi tё partisё sё tij “Sluha Narodu” me pёrfaqёsuesit e qeveisё paraardhёse. Ai thotё, se do tё dёshironte „fytyra tё reja”. Postin e kryeministrit Selenskyj do ta mbulojё me njё ekspert ekonomie. „Unё mendoj, qё ai duhet tё jetё njё ekonomist absolutisht profesionist, njё njeri absolutisht i pavarur, qё asnjёherё nuk ka qenё kryeministёrt, zёdhёnёs parlamenti apo ndonjё kryetar grupi parlamentar”, tha 41 vjeҁari, duke dhёnё votёn nё Kiev. Partia e tij Sluha Narodu hyri nё zgjedhje me premtimin, se do t’i japё fund luftёs nё lindje tё vendit dhe do tё luftojё korrupsionin e pёrhapur nё vend.

Gjithsej nё zgjedhjet parlamentare nё Ukrainё konkurruan 22 parti. Rreth 30 milionё zgjedhёsve u ishte bёrё thirrje tё votojnё pёr 424 deputetёt e parlamentit, prej tё cilёve 199 janё zgjedhur direkt nё zonat elektorale. Banorёt nё rajonet separatiste Donjeck dhe Lugansk nё lindje nuk u lejuan tё votojnё./ dw/qu/uh (dpa, afp, rtr)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Franca dëshiron të jetë mikpritëse e konferencës së donatorëve për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të mërkurën, pas takimit të NATO-s në Londër: “Ne kemi nevojë për një konferencë solidariteti për Shqipërinë”, dhe shtoi se “konferenca mund të zhvillohej në Francë”. Macron tha gjithashtu se ajo mund të bashkojë partnerë publikë dhe privatë për të organizuar rindërtimin e vendit.

Qeveria shqiptare ende nuk i është përgjigjur këtij propozimi. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti konferencën e madhe të donatorëve, të propozuar dje nga kryetarja e komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, “sukses të madh” dhe se ajo krijon mundësinë “për qasje shtet me shtet”:  “Konferenca e madhe e donatorëve është një sukses, po të doni vendoseni edhe në thonjëza, sepse krijon premisën për një qasje shtet me shtet në raport me Shqipërinë dhe është një instrument ekstra mbi gjithë instrumentet e tjerë të financimit, me një potencial financimi të konsiderueshëm”, tha Rama.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës para tërmetit ishin të tensionuara për shkak të vetos së Francës në Këshillin e BE-së kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por, pas tërmetit, dy vendet u afruan sidomos pasi presidenti francez dërgoi një skuadër shpëtimi në Shqipëri. Në Watford, Macron përsëriti arsyetimin për vendimin e tij se nuk ishin përmbushur kushtet për negociatat e pranimit. Por kritikoi gjithashtu edhe procedurën e zgjerimit të BE-së, e cila, sipas Macron është shumë konfuze dhe burokratike.

Të mërkurën, Komisioni i BE-së njoftoi se ka vënë në dispozicion 15 milionë euro për Shqipërinë, në mënyrë që ajo të përballojë nevojat emergjente të shkaktuara nga tërmeti.  Von der Leyen  paralajmëroi gjithashtu se do të organizojë edhe një konferencë donatorësh.

Siç i konfirmoi sot qeveria shqiptare Deutsche Welles, aktualisht janë rreth 12 mijë  njerëz të strehuar në çadra dhe hotele. Tërmeti 6.4 ballësh ishte më shkatërruesi në Shqipëri  prej disa dekadash. Dëmi i shkaktuar mendohet të krkojë deri në një miliardë Euro për rikuperim. Lidhur me këtë iniciativë të Makron, burime nga qeveria shqiptare i thanë sot “Deutsche Welles” se ende nuk është caktuar se ku do të zhvillohet konferenca.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vjosa Osmani optimiste për marrëveshje/  Vetëvendosja duhet të thërrasë takim

Publikuar

-

Nga

Nënkryetarja e LDK-së dhe kandidatja e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani është shprehur optimiste për një marrëveshje me Vetëvendosjen.

Pas mbledhjes së thirrur nga kryetari i LDK-së Isa Mustafa me nënkryetarët e partisë, Osmani deklaroi se takimin e radhës duhet ta caktojë Vetëvendosja.

“Takimi duhet thirrur nga Vetëvendosja si fituese e zgjedhjeve. Ne jemi të interesuar për bashkëpunim afatgjatë. Jam se optimistemarrëveshja që do të bëhet do të jetë balancuese”, tha nënkryetarja e LDK-së, ndërsa theksoi se i gjithë populli i Kosovës e dëshiron një koalicion.

“Është moment historik sepse qytetarët e duan koalicionin VV-LDK. Takimet duhet të zhvillohen me respekt të ndërsjellë dhe fushatat linçuese duhet të ndalen”, u shpreh ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Drejt Anglisë në mënyrë të paligjshme/ Arrestohen 14 shqiptarë

Publikuar

-

Nga

14 shqiptarë janë arrestur në tentativë për të hyrë në Angli në më mënyrë të paligjshme.

Shqiptarët janë ndaluar pranë fshatit të vogël anglez Blythburgh.

Ndërsa, dy të tjerë janë arrestuar nën dyshimin se kanë ndihmuar në emigracionin klandestinë, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas mediave vendase, policia ka bllokuar gjithashtu dhe 2 automjete, të cilat përdoreshin për transportin e emigrantëve.

Emigracioni i paligjshëm në Britani vazhdon të mbetet problematikë e mprehtë, ndërsa rastet me shqiptarë janë po ashtu të shumta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE